BOTA

Pas shtatë zgjedhjeve, Bullgaria ka një qeveri të re/ Analiza: A do të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e vendit, të luftojë korrupsionin dhe të rivendosë shtetin ligjor?

r.ll Përditësimi i fundit 19 Janar 2025, 09:26
Pas shtatë zgjedhjeve, Bullgaria ka një qeveri të re/ Analiza: A
qeveria

BULLGARI- Më në fund tym i bardhë! Qytetarët bullgarë kanë votuar shtatë herë që nga viti 2020. Vetëm dy herë është formuar një qeveri e rregullt, e cila ka dështuar shpejt dhe në mënyrë spektakulare.

Pas zgjedhjeve të fundit në tetor 2024, të cilat edhe një herë nuk dhanë rezultate të qarta, tre parti po përpiqen të krijojnë më në fund një udhëheqje të qëndrueshme politike për shtetin anëtar të NATO-s dhe BE: GERB-ja konservatore (Lëvizja për një Bullgari Evropiane - Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë), e udhëhequr nga ish-kryeministri Boiko Borisov, Partia Socialiste Bullgare (PSB) dhe partia populiste "Ka një popull të tillë" (ITN). Ata mbështeten nga një pjesë e partisë së minoritetit turk "Lëvizja për të Drejta dhe Liri" (DSP).

Më 16 janar 2024, 125 deputetë të Parlamentit bullgar votuan për qeverinë e re të koalicionit dhe 114 kundër. Aleanca u formua pasi kreu i GERB, Borisov, 65 vjeç, tërhoqi kandidaturën e tij për kreun e qeverisë. Në vend të tij kryeministër u bë aleati i tij i ngushtë, avokati Rossen Sheljaskov, 56 vjeç.

A do të mbajë qeveria e re më shumë se paraardhëset e saj? Dhe a mund t'i kapërcejë ajo sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi më i varfër në BE? Vëzhguesit politikë dyshojnë për këtë, sepse partnerët aktualë të koalicionit kanë qenë rivalë të ashpër deri vonë.

Paqëndrueshmëria politike në Bullgari filloi në vitin 2020, kur qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe klikave në gjyqësor dhe shtet. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Borisov, i cili në atë kohë sundonte vendin ballkanik për herë të tretë, dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev.

Protestuesit i akuzuan të dy politikanët se janë varur nga strukturat kriminale, veçanërisht oligarku dhe politikani Deljan Peevski. Manjati i medias u sanksionua nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar në vitin 2021 për korrupsion.

Në përgjigje të protestave, u themeluan disa parti dhe aleanca partiake me një qëllim të përbashkët: eleminimin e modelit Peevski-Borisov-Geshev. Një nga këto parti të sapothemeluara ishte partia e prezantuesit, muzikantit dhe producentit televiziv Slavi Trifonov "Ka një popull të tillë" (ITN), i cili çuditërisht fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Të diplomuarit në Harvard Kiril Petkov dhe Assen Vassilev themeluan një parti tjetër të re: "Ne vazhdojmë kthesën", e cila premtoi fund të korrupsionit dhe një të ardhme të qartë pro-evropiane për Bullgarinë, që fitoi shpejt popullaritet dhe që formoi një të ashtuquajtur qeveri reformuese në vitin 2021, së bashku me "Ka një popull të tillë”, me socialistët dhe aleancën liberale demokratike e Bullgarisë.

Megjithatë, ajo u shemb vitin që pasoi. Në atë kohë, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe propaganda e fortë pro-ruse në Bullgari, e përhapur edhe nga partia nacionaliste-populiste "Rilindja", shtruan sfida të reja për vendin e BE. Pas zgjedhjeve të reja, "Ne vazhdojmë kthesën" formoi një koalicion me GERB-in e Borisovit, gjë që për shumë votues përfaqësonte një tradhti ndaj idealeve dhe premtimeve të reformistëve.

"Gjëja më e keqe që kanë bërë partitë reformiste është se kanë bërë aleancë me pjesën më të dyshimtë të spektrit politik: me njerëzit e Borisovit”, tha për DW Velislav Veliçkov, kreu i nismës qytetare "Drejtësia për të gjithë”. Koalicioni përsëri pati mbështetjen e oligarkut Peevski dhe partisë nominalisht liberale të cilës i përket ai - "Lëvizja për të drejta dhe liri" (DPS), e cila përfaqëson kryesisht interesat e pakicës turke në Bullgari.

Turqit përbëjnë rreth 9% të popullsisë bullgare. Vetë Deljan Peevski nuk është minoritar. Ai është i krishterë ortodoks. Duke përdorur metoda të dyshimta, ai arriti të fitonte kontrollin e emrit të partisë dhe financimit të saj nga shteti në vjeshtën e vitit 2023. Pasi u zgjodh kryetar partie në dhjetor 2024, Partia Liberale Evropiane ALDE kërkoi përjashtimin e DPS-së. Partia e Peevskit e parashikoi këtë dhe i doli përpara duke dalë nga aleanca e partive liberale.

Kultura e nderimit të të fuqishmëve

Përveç peizazhit të fragmentuar partiak, klikat në sistemin gjyqësor bullgar mbeten një problem serioz, që vazhdon të vërë në pikëpyetje aftësinë e Bullgarisë për reforma. Në vitin 2023, Ivan Geshevin vërtet e larguan nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm. Megjithatë, edhe zëvendësi i tij Borislav Sarafov, i cili gjithashtu tashmë është shkarkuar, dyshohet se ka lidhje me grupe kriminale që ndikojnë në gjyqësor.

Rasti i Martin Boyanovit, një krimineli me nofkën "Noteri", i vrarë në janar 2024, ishte spektakolar. Gjyqtarja Vladislava Tsarigradska tha në intervista dhe gjithashtu në Parlament se Bojanovi kishte ndikuar gjyqësorin me vite, e kishte kërcënuar atë dhe kolegët e saj duke iu referuar kontakteve të tij të mira me oligarkun Peevski.

"Natyrisht, kultura e nderimit për të fuqishmit në drejtësinë bullgare, e cila daton që nga koha e diktaturës komuniste, nuk është zhdukur. Kjo frikë, së bashku me një pasuri të pashpjegueshme të gjyqtarëve dhe mungesës së përgjigjeve institucionale, minon autoritetin e gjyqësorit”, tha Tsarigradska për DW.

Reforma të mëdha pa gjasa

"Është logjike të pritet që qeveria e re të kërkojë me kujdes një ekuilibër mes interesave të sponsorëve dhe legjitimimit publik përmes reformave sipërfaqësore institucionale”, thotë gazetari politik Veselin Stoynev. Qeveria e re ka detyra të rëndësishme përpara: Bullgaria mund të humbasë miliarda euro në fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian për shkak të mungesës së ndryshimeve legjislative.

Në marrëveshjen e koalicionit, lidershipi i ri politik përmend si prioritet vazhdimin e përpjekjeve për të siguruar hyrjen e Bullgarisë në eurozonë, përshpejtimin e zbatimit të planit të rindërtimit dhe qëndrueshmërisë së BE-së dhe modernizimin e ushtrisë bullgare. Në marrëveshjen mes partive në pushtet përmendet edhe lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se nuk mund të priten reforma të mëdha në këtë koalicion heterogjen, i cili dyshohet seriozisht se është zhytur në varësi të thella. "Rreziku më i madh është që varësitë e kësaj qeverie të bëhen aq të pakapërcyeshme sa të komprometohen të gjitha lëvizjet e saj”, thotë Veselin Stoynev./DW

qeveria e re ne bullgari

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan