“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Kur bëhet fjalë për udhëtimin nga një vend në tjetrin pa kufizime dhe për të kaluar më shpejt në kontrollet kufitare, ekziston një grup elitar pasaportash që kanë më shumë fuqi se të tjerat.
Sipas raportit më të fundit të Henley Passport Index, tri pasaportat kryesore i përkasin vendeve aziatike: Singapori në vendin e parë, ndërsa Japonia dhe Korea e Jugut ndajnë së bashku vendin e dytë.
Qytetarët e Singaporit gëzojnë akses pa vizë në 192 nga 227 vende dhe territore të ndjekura nga indeksi, i krijuar nga firma londineze Henley & Partners, e cila përdor të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Japonia dhe Korea e Jugut janë menjëherë pas, me akses pa vizë në 188 destinacione.
Pesë vende europiane ndajnë vendin e tretë: Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, secila me akses pa vizë në 186 vende.
Tri vende nga Ballkani është në listën e 10 pasaportave më të forta në botë për vitin 2026. Bëhet fjalë për Greqinë, Kroacinë dhe Slloveninë.
Në vendin e katërt renditen dhjetë vende europiane: Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda dhe Norvegjia, me një rezultat prej 185.
Vendi i pestë mbahet nga Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me 184 destinacione.
Rritja e Emirateve të Bashkuara Arabe
EBA është vendi me performancën më të fortë në historinë 20-vjeçare të indeksit, duke shtuar 149 destinacione pa vizë që nga viti 2006 dhe duke u ngjitur me 57 vende në renditje. Raporti thotë se kjo është rezultat i “angazhimit diplomatik të qëndrueshëm dhe liberalizimit të vizave.”
Në vendin e gjashtë janë: Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re dhe Polonia.
Australia mban vendin e shtatë, së bashku me Letoninë, Lihtenshtajnin dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar ka pësuar humbjen më të madhe vjetore në indeks, duke rënë në 182 destinacione pa vizë, tetë më pak se një vit më parë.
Në vendin e tetë janë Kanadaja, Islanda dhe Lituania (me 181 destinacione), ndërsa Malajzia renditet e nënta (me 180).
Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në vendin e dhjetë me një rezultat prej 179, pas një rënieje të përkohshme në fund të vitit 2025. Megjithatë, ky nuk është rikuperim i plotë, pasi në listë ka 37 vende që i tejkalojnë SHBA-të, një më shumë se vitin e kaluar.
SHBA-të kanë humbur akses pa vizë në 7 destinacione gjatë 12 muajve të fundit dhe ka pësuar rënien e tretë më të madhe në renditje në dy dekadat e fundit, duke rënë nga vendi i katërt që ishte më parë në të dhjetin.
Në anën tjetër të listës, Shqipëria dhe Kosova mbeten pas krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria renditet në vendin e 43 me 121 destinacione, ndërsa Kosova në vendin e 59 me 81 destinacione.
“Fuqia e pasaportës reflekton stabilitetin politik, besueshmërinë diplomatike dhe aftësinë për të formësuar rregullat ndërkombëtare,” tha gazetari Misha Glenny në raportin e Henley & Partners.
Në fund të indeksit, Afganistani mbetet në vendin e 101-të, me akses pa vizë vetëm në 24 destinacione. Siria është në vendin e 100-të (26 destinacione) dhe Iraku në vendin e 99-të (29 destinacione). Diferenca mes pasaportës më të fuqishme dhe asaj më të dobët është 168 destinacione.
Christian H. Kaelin, kryetar i Henley & Partners, tha: “Privilegji i pasaportës luan një rol vendimtar në formësimin e mundësive, sigurisë dhe pjesëmarrjes ekonomike. Përfitimet e mobilitetit global janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, duke u përqendruar gjithnjë e më shumë tek vendet më të fuqishme ekonomikisht dhe politikisht më të qëndrueshme.”
Henley & Partners ndihmon individë me pasuri të lartë të marrin shtetësi të dyfishtë në mbarë botën. Në vitin 2025, kompania raportoi se kishte ndihmuar klientë nga 91 kombësi, ku amerikanët përbënin 30% të biznesit.
Megjithatë, disa vende evropiane kanë ashpërsuar kushtet për shtetësinë me prejardhje dhe për programet e “pasaportës së artë”, që japin shtetësi në këmbim të investimeve financiare ose pronësore. Në SHBA, senatori republikan Bernie Moreno ka propozuar një ligj që i ndalon amerikanët të kenë shtetësi të dyfishtë.
Renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026 (sipas Henley Passport Index)
Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)
Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)
Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)
Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)
Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)
Kanada, Islanda, Lituania (181)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një tren pasagjerësh është goditur nga një vinç nd&eu...
Një protestues iranian 26-vjeçar pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në mobilizimet antiqeveritare që kan&eu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas kthimit nga Detroiti, nxitoi për në Shtëpinë e Bardhë për të kryesuar një t...
Ky është momenti prekës kur një ditë e zakonshme shndërrohet në një garë me kohën kur një burrë zbul...
Shumë simbolikë dhe demonstrime uniteti nuk u panë: gazetarët që mbërritën me Ministrin e Jashtëm gjerman&nbs...
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo...
Bill dhe Hillary Clinton kanë thënë se do të refuzojnë të dëshmojnë në një hetim të udhëhequr nga re...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi të martën bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të par&...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua fshehurazi me princin iranian, Reza Pahlavi gjatë fundjavës për t&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se administrata e tij do t'ia heqë shtetësinë çdo emigranti të natyralizuar ...