Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
KOSOVA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të mërkurën se tashmë janë shterruar të gjitha mundësitë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, që do t’i hapte rrugë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend.
“Partia Demokratike doli me qëndrimin e saj duke propozuar madje dy data konkrete për zgjedje të parakohshme, 30 qershorin dhe 7 korrikun. Sot me 29 maj, ashtu siç e kam deklaruar si afat në letrën e dërguar tre udhëheqësve politik të partive parlamentare, duke ndjerë keqardhje për shtetin dhe qytetarët ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës tashmë është ezauruar”, tha ai në një konferencë shtypi.
Kjo nismë e Partisë Demokratike pasoi një takim dy javë më parë ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.
Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka shprehur gatishmërinë të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.
Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë këmbëngulin në dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e parlamentit.
Lidhja Demokratike tha të mërkurën në një njoftim se në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm është miratuar “unanimisht qëndrimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe i Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend…Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”.
Zoti Krasniqi kritikoi sot të dy këto parti për mosmbështetjen e nismës duke theksuar se në këtë rast më i rëndësishëm ishte qëllimi sesa mënyra.
“Refuzimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për ne mbetet befasues. Nuk dëshiroj të spekuloj se a janë të papërgatitura partitë tjera opozitare, a kanë nevojë për më shumë kohë, por një gjë e di – nuk më kujtohet ndonjë rast tjetër në historinë e demokracisë parlamentare ku qeveria thotë ‘ejani të shkojmë në zgjedhje jam e gatshme’ e opozita thotë ‘jo vazhdoje mandatin deri në fund’. Këtë e kam të vështirë ta kuptoj por edhe ta arsyetoj”, tha kyetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.
Kryetari i parlamentit të Kosovës që vjen nga radhët e partisë në pushtet, Glauk Konjufca, tha sot se shpërndarja e parlamentit kërkon konsensus të gjerë dhe jo vetëm ndërmjet dy partive.
“Nëse nuk arrihet konsensus i të gjitha subjekteve që të shkohet më tej duke qenë të sigurtë që kemi numrin mbi 80 deputetë dhe jo që të jemi në kufi sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e parlamentit, sic e dini kërkon dy të tretat e votave dhe vetëm shumica me Partinë Demokratike të Kosovës do të ishin në kufi të këtij numri. Kjo është arsyeja përse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë, në kampin opozitar nuk ka pasur pajtueshmëri kështu që unë mendoj se goxha shumë këto ditët e fundit janë ulur shanset që parlamenti të shpërndahet”, tha ai.
Mandati i qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025. Përgjatë tij partitë opozitare kanë kritikuar qasjen e qeverisë kundruall proceseve politike dhe aleatëve të saj perëndimorë duke e akuzuar atë për dështim në përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës./VOA
foto ilustruese ISLANDË- Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, duke detyruar evakuimin e banorëve a...
Robert Fico SLLOVAKI- Shërimi i kryeministrit sllovak Robert Fico mësohet se do të jetë "shumë i gjatë". Në li...
SHBA- Me përfundimin e gjyqit për paratë e heshtura, Sky News i ka hedhur një vështrim se çfarë mund të nd...
foto ilustruese AUSTRALI- Drejtuesit e një emisioni radiofonik australian mbetën të tmerruar dhe të shtangur pasi një grua te...
MILANO- Një 31-vjeçar italian goditi me thikë 37 herë të fejuarën e tij shtatzën. Barmeni Alessandro Impagnetiello q...
joe biden SHBA- Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump, po bëjnë fushatë për t&eum...
Foto ilustruese POLONI- Polonia do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në fillim të...
pamje nga avioni SIGNAPOR- Hetimet mbi turbulencat e rënda që goditën një aeroplan të aviokompanisë Singapore Airlines t&eum...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sulmoi të mërkurën Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje botës islame të reagojë...
foto ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtue...