Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
SHBA- Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtueshme”, por nuk ndërmorri asnjë masë për të kufizuar ndihmën ushtarake për Izraelin apo për të ndryshuar politikat e saj, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të kryer operacione në Gazë. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Presidenti Biden është shprehur vazhdimisht kundër operacioneve tokësore në Rafah, ku është grumbulluar një numër i lartë i të zhvendosurve palestinezë, por Shtëpia e Bardhë nuk beson sulmi i së dielës kapërceu vijën e kuqe të administratës amerikane.
Këto pamje, që Shtëpia e Bardhë i cilësoi si “trishtuese”, janë pasojat e një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 persona në një kamp për të zhvendosurit në Rafah.
“Edhe ato zona që armiku thotë se janë të sigurta, në fakt nuk janë ashtu. As në Rafah nuk ka siguri. Dihet se ky është një kamp për banorët e zhvendosur. Të them të drejtën, është një skenë që nuk mund të perceptohet dot. Nata e kaluar ishte shumë e vështirë”, shprehet Mohammed Abuassa, dëshmitar i sulmit në kampin e Rafahut.
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër ndërmarrjes së një operacioni tokësor në qytetin në jug të Gazës, ku janë grumbulluar banorët e zhvendosur, por Shtëpia e Bardhë, nënvizoi të martën, se nuk beson se sulmet ajrore gjatë fundjavës, shkelën vijën e kuqe të administratës amerikane dhe se nuk përbënin arsye për të ndryshuar politikat ndaj Izraelit.
“Kemi dënuar ashpër vdekjen e civilëve të pafajshëm. Por ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi atje. Do të kryhet një hetim. Izraelitët kanë deklaruar se ishte një gabim tragjik. Dhe se po hetojnë. Në të shkuarën, ata kanë qenë në gjendje të bëjnë hetime vetë dhe t’i vënë njerëzit para përgjegjësisë. Do të shohim se çfarë do të bëjnë në këtë rast”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ushtria e Izraelit tha se po hetonte ngjarjen.
“Në luftra me shtrirje dhe intensitet të tillë, për fat të keq mund të ndodhin incidente. Disa, si ai në Rafah, janë shumë të vështirë. Detajet e ngjarjes të së dielës janë ende duke u parë me kujdes dhe jemi të angazhuar ta mbikqyrim deri në përfundim. Ushtria izraelite shpreh keqardhje për çdo formë lëndimi të civilëve gjatë luftës”, tha Yifat Tomer-Yerushalmi, nga ushtria izraelite.
Por grupi militant Hamas, i cili shkaktoi nisjen e konfliktit pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, u shpreh me shpejtësi, se kë konsideron përgjegjës.
“Për ne, administrata amerikane dhe Presidenti Joe Biden personalisht, janë përgjegjësit e plotë për këtë masakër të shëmtuar kundër të zhvendosurve në Rafah dhe për të gjithë krimet në Rripin e pushtuar të Gazës. Amerika vazhdon të përkrahë politikisht dhe ushtarakisht pushtimin dhe vazhdon furnizimin me pajisje ushtarake, bomba dhe armatime, duke shkaktuar vrasjen e dhjetra, në mos qindra fëmijëve, grave dhe civilëve çdo ditë”, tha zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan.
Operacioni i Izraelit në Gazë, që ka çuar në vdekjen e 35 mijë njerëzve, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, është dënuar nga shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara. Organizatat humanitare përfshirë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët kanë bërë thirrje për armëpushim.
Ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi në Rafah, analistët thonë se administrata e zotit Biden është nën trysni të madhe.
“Ndërsa po përballen me shumë pasoja nga krahu i majtë, ata nuk duan të humbasin votuesit e qendrës dhe demokratët pro-izraelitë. Ndaj adminstrata e zotit Biden, gjendet në këtë situatë të vështirë për të ruajtur ekulibrat”, shprehet Raphael Cohen nga Organizata kërkimore RAND.
Derisa fuqitë të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe ndërsa konflikti vazhdon, janë njerëzit ata që po paguajnë çmimin./VOA
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti sot në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau. Kjo është ndalesa e p...
Diane Abbott ANGLI- Deputetja e parë britanike me ngjyrë, Diane Abbott tha sot se asaj i është ndaluar të kandidojë si ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë duke thënë thënë se do të kisht...
pamje nga aksidenti BEOGRAD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ku si pasojë ...
Ahmeti MAQEDONI- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tha të mërkurën në Tetovë se Fronti Evropian...
Foto nga sulmi IZRAEL - Municionet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara u përdorën në sulmin vdekjeprurës izraelit në nj&e...
Një makinë e policisë para ndërtesës së Parlamentit Evropian më 29 maj, ku u kryen kontrolle për ndërhyrjen e dys...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi nga arkivi. TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Kombet...
Foto ilustruese KOSOVË - Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë të ...
pamje nga balonat KOREJA E VERIUT- Në një lëvizje të paprecedentë, Koreja e Veriut i dërgoi Koresë s...