BOTA

"Për ta, kjo është edhe më qetësuese!" VOA: Dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë

M.B. Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 22:18

"Për ta, kjo është edhe më qetësuese!" VOA:

WASHINGTON– Personat që dëshirojnë të dhurojnë veshkën e tyre përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje pas operacionit, se ç’mendohej më parë nga mjekët, njoftuan studiuesit të mërkurën. Studimi përmblodhi të dhënat e dhurimit të veshkave nga persona të gjallë përgjatë 30 viteve dhe zbuloi se deri në vitin 2022, më pak se 1 në çdo 10,000 dhurues vdiq brenda tre muajve nga bërja e operacionit. Qendrat e transplantimeve kanë përdorur deri më tani të dhëna më të vjetra – duke përmendur rrezikun e 3 vdekjeve për 10,000 dhurues të gjallë – në materialet ku informohen dhuruesit rreth komplikacioneve kirurgjikale që mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.

"Dekada e fundit është bërë shumë më e sigurt në sallën e operacionit për dhuruesit e gjallë", tha Dr. Dorry Segev, kirurg transplantesh në spitalin e Universitetit të Nju Jorkut “Langone Health” dhe bashkautor i studimit të botuar në revistën JAMA.

Teknikat më të reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, tha Dr. Segev, duke bërë thirrje që të përditësohen udhëzimet për të pasqyruar këto përmirësime të sigurisë - dhe ndoshta për të rritur interesimin për dhurimin e gjallë të organeve. Ai përmend se sa shpesh marrësit e organit janë më të shqetësuar për rreziqet e mundshme për dhuruesit e tyre, sesa vetë dhuruesit e mundshëm.

"Për ta, kjo është edhe më qetësuese, që t’i lejojnë miqtë ose familjarët të dhurojnë për ta", tha Dr. Segev.

Mijëra njerëz vdesin çdo vit ndërsa janë ende në pritje për një transplantim organesh. Është e mundur që dhuruesit e gjallë të japin një nga dy veshkat e tyre ose një pjesë të mëlçisë, që është organi i vetëm që ripërtërihet. Me gati 90 mijë persona në Shtetet e Bashkuara në listën e pritjes për njëë veshkë, gjetja e një dhuruesi të gjallë jo vetëm që shkurton pritjen shumëvjeçare - këto organe gjithashtu mbijetojnë më gjatë se ato nga dhuruesit e vdekur.

Megjithatë vitin e kaluar, vetëm 6,290 nga mbi 27,000 transplantimet e veshkave në SHBA u dhuruan nga donatorë të gjallë, niveli më i lartë që nga periudha përpara pandemisë. Siguria nuk është e vetmja pengesë për dhurimin nga personat e gjallë. I tillë është edhe ndërgjegjësimi, pasi shumë pacientë hezitojnë të pyesin. Dhe megjithëse siguracioni shëndetësor i marrësit mbulon faturat mjekësore, disa donatorë përballen me shpenzime të tilla si udhëtimi, ose pagat e humbura, ndërsa rikuperohen pas transplantimit.

Ekipi i Universitetit të Nju Jorkut analizoi të dhënat në Shtetet e Bashkuara për mbi 164,000 dhurime të veshkave nga persona të gjallë nga viti 1993 deri në vitin 2022 dhe gjeti 36 vdekje pas operacionit. Më të rrezikuarit ishin dhuruesit meshkuj dhe ata me një historik tensioni të lartë të gjakut. Vetëm pesë nga këto vdekje kanë ndodhur që nga viti 2013. Kjo periudhë përkoi me ndryshimin e procedurave në qendrat e transplantimit në SHBA, duke e bërë heqjen e veshkës me ndërhyrje më të vogël kirurgjikale dhe duke zbatuar një metodë më të mirë për të ndalur hemorragjinë, tha Dr. Segev.

"Me kalimin e kohës, është një operacion i sigurt që është bërë edhe më i sigurt" dhe është e rëndësishme që dhuruesit e mundshëm ta dinë këtë, tha Dr. Amit Tevar i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pitsburgut, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

Por ka edhe rreziqe afatgjata për t'u marrë parasysh, theksoi ai - përfshirë nëse veshka e mbetur e një dhuruesi pritet të zgjasë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tyre. Rreziku që një dhurues të pësojë më vonë dështim të veshkës është gjithashtu i vogël dhe varet nga faktorë të tillë si obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe historiku i sëmundjeve të veshkave në familje. Faktorët për përllogaritjen e rrezikut i ndihmojnë mjekët të përcaktojnë gjasat e një dhuruesi të mundshëm për komplikacione të mëvonshme në jetë dhe qendrat e transplantimit mund të kenë kritere disi të ndryshme për përshtatshmërinë.

"Nuk ekziston një gjë e tillë si një donator me rrezik të moderuar apo të lartë - ose je i përsosur ose jo", është mënyra se si Dr. Tevar e merr vendimin për ta pranuar ose për të hequr dorë nga një dhurues i mundshëm.

Mjekët dikur mendonin se të rinjtë në moshë madhore ishin dhuruesi i gjallë ideal. Por Dr. Segev tha se ka një zhvendosje drejt dhuruesve më të vjetër të gjallë, sepse është më e lehtë të parashikohet saktë nëse do t’u mjaftojë veshka që u mbetet. Nëse një dhurues i gjallë më vonë përjeton dështim të veshkave, atij i jepet përparësi për një transplantim, vuri në dukje Dr. Segev./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan