BOTA

VOA: Dy armiqtë e betuar që mbajnë çelësin për përfundimin e luftës në Gazë

S.B Përditësimi i fundit 28 Gusht 2024, 16:59
VOA: Dy armiqtë e betuar që mbajnë çelësin për
Netanyahu dhe Sinwar

GAZA- Vala më e fundit e përpjekjeve për bisedime për armëpushim në Gazë, me qëndrime dhe thirrje tashmë të njohura në mbarë botën, lë në hije një të vërtetë të hidhur për përpjekjet disamujore për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të liruar pengjet.

Për marrëveshjen do të duhen firmat e dy personave: të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ata janë armiq të betuar, negociatorë të ashpër dhe e dinë se rezultati i bisedimeve do të përcaktojë trashëgiminë e tyre. Në rastin e Yahya Sinwarit, mund të bëhet fjalë për jetën ose vdekjen.

Të dy kanë stimuj të fortë për t'i dhënë fund luftës. Por ata gjithashtu mund të mendojnë se do të fitojnë duke pritur pak më gjatë dhe se lufta është më e preferueshme se një marrëveshje që nuk përmbush kërkesat e tyre.

Në vazhdim le t’i hedhim një vështrim qëndrimeve të dy udhëheqësve dhe kufizimeve me të cilat ata përballen.

Kryeministri Netanyahu ka premtuar “fitore totale” ndaj Hamasit dhe rikthimin e të gjithë pengjeve që mbahen në Gazë – objektiva që shumë besojnë se janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Ai ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm nga familjet e pengjeve dhe pjesa më e madhe e publikut izraelit për të arritur një marrëveshje për t'i sjellë ata në atdhe, edhe nëse kjo lejon një vazhdimësi të ekzistencës së Hamasit, tashmë të dëmtuar rëndë. Edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë dhënë ndihma të rëndësishme ushtarake dhe mbështetje diplomatike për Izraelin, po ushtrojnë trysni për arritjen e një marrëveshjeje të tillë.

Por koalicioni qeverisës i zotit Netanyahu mbështetet tek ministra të ekstremit të djathtë që duan rimarrjen përgjithmonë të Gazës dhe kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë nëse ai bën lëshime më shumë se ç’duhet. Kjo do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që mund ta largonin atë nga pushteti, ndërsa ndaj tij vazhdon një proces gjyqësor për korrupsion.

Kjo do të përshpejtonte gjithashtu një vlerësim më të gjerë mbi dështimet e sigurisë për sulmin e 7 tetorit, gjatë të cilit militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona në jug të Izraelit, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë – ndërsa vendi qeverisej nga zoti Netanyahu. Ai ka hedhur poshtë thirrjet për një hetim të qeverisë deri në përfundimin e luftës.

Sa më shumë të zgjatet lufta, aq më shumë ka gjasa që Izraeli të arrijë diçka që duket si fitore – si p.sh. vrasjen e Yahya Sinwarit, apo shpëtimin e më shumë pengjeve – dhe aq më shumë kohë i jepet Kryeministrit Netanyahu të riparojë pozitat e tij politike dhe t’i japë formë trashëgimisë së tij. Por ajo gjithashtu shoqërohet me rreziqe, pasi numri i ushtarëve të vrarë në luftime rritet pothuajse çdo ditë dhe Izraeli po bëhet gjithnjë e më i izoluar, për shkak të vuajtjeve që u ka shkaktuar palestinezëve.

Kryeministri Netanyahu pati mosmarrëveshje me ministrin e tij të mbrojtjes për dhënien fund të operacioneve ushtarake. Në mediat izraelite shfaqen artikuj të shumtë ku citohen zyrtarë të lartë të sigurisë, të paidentifikuar me emër, që shprehin zhgënjimin me Kryeministrin Netanyahu, në veçanti me kërkesën e tij për kontroll të vazhdueshëm mbi dy korridoret strategjike në Gazë. Disa kanë shkuar aq larg sa e akuzojnë atë për sabotim të bisedimeve.

Izraeli dhe Hamasi thonë se kanë pranuar në parim versione të ndryshme të një propozimi për armëpushim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar ndryshime dhe duke akuzuar tjetrin për kërkesa të papranueshme.

Yohanan Plesner, kreu i Institutit të Demokracisë në Izrael, pranoi ekzistencën e zemërimit ndaj Kryeministrit Netanyahut në shtypin lokal dhe në segmente të shoqërisë izraelite, por tha se Yahya Sinwari mban pjesën më të madhe të fajit për ngërçin, pasi ai ka treguar pak interes për të arritur një kompromis.

“Nëse do të shihnim se Sinwari do të ishte serioz për arritjen e një marrëveshjeje, kjo do ta detyronte Izraelin dhe Netanyahun të vepronin me transparencë”, tha zoti Plesner. Situata aktuale është "pothuajse si të negociosh me veten".

Yahya Sinwari dëshiron t'i japë fund luftës - por vetëm sipas kushteve të tij.

Nga operacionet ushtarake të Izraelit janë vrarë mbi 40 mijë persona, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi; është zhvendosur 90% e popullsisë së Gazës dhe janë shkatërruar qytetet kryesore të saj. Hamasi ka humbur mijëra luftëtarë dhe një pjesë të madhe të infrastrukturës militante.

Yahya Sinwarit i kanë mbetur për t’i përdorur në negociata rreth 110 pengjet që mbahen ende në Gazë, rreth një e treta e të cilëve besohet të kenë vdekur. Dhe ai ka nevojë për shumë më tepër sesa një pauzë të përkohshme në luftime, nëse shpreson të arrijë diçka që mund t’i shëmbëllejë fitores nga sulmi i 7 tetorit, për të cilin ai ndihmoi si organizator.

Atij i nevojiten garancitë se Izraeli nuk do ta rifillojë luftën pasi të lirohen disa, ose të gjithë pengjet. Ai gjithashtu ka nevojë që Izraeli të tërhiqet nga e gjithë Gaza, për të siguruar që pasoja afatgjatë e sulmit të 7 tetorit të mos jetë një ripushtim i përhershëm i territorit. Lirimi i të burgosurve palestinezë të profilit të lartë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme, është një kauzë e shenjtë për Yahya Sinwarin, i cili ishte vetë i burgosur dhe u lirua gjatë një shkëmbimi. Dhe ai ka nevojë për garanci se palestinezët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre dhe t'i rindërtojnë ato.

"Sinwari është shumë i interesuar për t’i përfunduar negociatat, qoftë në lidhje me një armëpushim, apo një shkëmbim të burgosurish, sepse në të dyja rastet, Sinwari do të dalë si fitues", tha Nabih Awada, analist politik libanez dhe ish-militant që kaloi vite në një burg izraelit së bashku me Yahya Sinwarin.

Zgjatja e bisedimeve mbart edhe rreziqe: Më shumë pengje ka të ngjarë të vdesin ose të shpëtohen ndërsa lufta vazhdon. Vdekja, shkatërrimi dhe vështirësitë në Gazë do të vazhdojnë dhe mund të ngjallin pakënaqësi me Hamasin në radhët e palestinezëve, me pasoja të mëtejshme politike.

Vetë Yahya Sinwari, i cili është në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit, mund të vritet në çdo kohë. Por duke pasur parasysh rëndësinë e martirizimit në historinë dhe ideologjinë e Hamasit, ai mund të ndiejë se rezultati është i pashmangshëm – dhe më i preferueshëm se një marrëveshje që mund të duket si disfatë.

A mund të ndihmojë një trysni ndërkombëtare?

Egjipti dhe Katari kanë shërbyer si ndërmjetës kryesorë me Hamasin, por ndikimi i tyre është i kufizuar.

Një trysni e ushtruar mbi drejtuesit në mërgim të Hamasit nuk ka gjasa të ketë shumë ndikim tek Yahya Sinwari, i cili u emërua drejtuesi i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniyehit në Iran. Sinwari besohet se e ka kaluar pjesën më të madhe të 10 muajve të fundit në tunelet nën Gazë dhe është e paqartë se sa është në kontakt me botën e jashtme.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje thelbësore ushtarake për Izraelin gjatë gjithë konfliktit dhe e kanë mbrojtur atë përballë thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim. Në fillim të këtij viti, Presidenti Joe Biden ndali një dërgesë me qindra predha 900 kilogramshe, për t'i bërë trysni Izraelit që të mos sulmonte qytetin jugor Rafah – diçka që Izraeli e bëri gjithsesi.

Politikat e sezonit elektoral në Shtetet e Bashkuara mund ta zbusin gjithashtu trysninë amerikane. Presidenti Biden ka treguar pak prirje për t’i bërë trysni Kryeministrit Netanyahu dhe Nënpresidentja Kamala Harris nuk ka paraqitur ndryshime konkrete të kësaj politike. Ish-Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve ushtarake, por ka të ngjarë të bëjë më pak presion ndaj Kryeministrit Netanyahu, ashtu si veproi edhe gjatë presidencës së tij.

Një embargo e armëve amerikane është edhe më pak e mundshme ndërsa Izraeli përballet me rrezikun e një sulmi nga Irani, si kundërpërgjigje për vrasjen e Ismail Haniyehut. Përkundrazi, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në rajon, duke ia lehtësuar kështu Izraelit një pjesë të trysnisë ndaj tij.

Yahya Sinwari mund të kishte shpresuar që vrasjet e Ismail Haniyehut dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut muajin e kaluar do ta zgjeronin luftën. Por kjo duket më pak e mundshme, ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu po tërhiqen pas një shkëmbimi intensiv zjarri gjatë fundjavës.

Bisedimet e armëpushimit kanë vazhduar gjatë gjithë kësaj periudhe, të shoqëruara nga momente optimizmi.

Ndërmjetësuesit i kanë kaluar javët e fundit duke u përpjekur të hartojnë një propozim të ndërmjetëm me zotin Netanyahu, por kjo është ende një punë e papërfunduar. Gjithashtu, propozimi nuk i është paraqitur ende Yahya Sinwarit./ VOA

netanyahu dhe sinwar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan