BOTA

Përgjysmohet numri i aplikimeve për azil në Gjermani! Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë dhe mashtrimet me certifikatat e gjuhës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2025, 08:34

Përgjysmohet numri i aplikimeve për azil në Gjermani!

Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024.

Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”. 

Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.

Suksesi i deritashëm e ka burimin në ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet shtatë muaj më parë, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrollet kufitare, me sprapësimet në kufi dhe me ruajtjen e një toni të ashpër ndaj migrimit ilegal në diskursin publik.

Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale dhe këmbënguli që ato të qendrojnë atje, megjithë kritikat. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Veçanërisht fakti që ata përpiqeshin të hynin në Gjermani duke ardhur nga shtete të sigurta, pra që të aplikonin kështu edhe ilegalisht për azil në Gjermani, e bëri të lehtë sprapësimin e tyre nga policia.

100.000 kërkesa për azil: për Gjermaninë pak, për të tjerët shumë

Në Gjermani sot, 100.000 kërkesa për azil duken një shifër e ulët aplikimesh. Natyrisht deri në vitin 2012, shifrat e aplikimeve për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Por që atëherë lëvizjet migratore kudo në botë janë intensifikuar.

E qartë është se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. p.sh. për Britaninë e Madhe. Kaq sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë një shifër e tillë e lartë në historinë e vendit. Në vitin 2025 atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, një qeveri laburiste nën presionin e rritjes së partisë Reformiste UK të Nigel Farage, të angazhohet për një ashpërsim të ndjeshëm të sistemit të azilit.

Hapa në rrugën e kufizimit të migrimit

Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal.

Kryesisht forcat konservatore tani dëshirojnë që koalicioni të vazhdojë të shkojë më tej: të reflektojë për ata që ndodhen ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësine gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet e qëndrimit të ligjshëm në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Kjo është një fushë delikate, e preferuar edhe nga partia ultra e djathtë AfD, ku avancimi mund të mos jetë i lehtë.

Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet

Derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.

Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.

Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.

Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.

Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin  e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.

Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit.  Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.

Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë

Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane.

Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.

Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e  çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.

Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./DW

Artikuj te sugjeruar

BOTA 5 Dhjetor20:44

VIDEO/ Qyteti i rrafshuar ukrainas

Pamjet e filmuara me dron treguan shkatërrime të gjera në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, ku luftimet kanë vazhduar prej mua...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan