BOTA

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës

n.f Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 09:18
Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e
Foto ilustruese

RUSI- Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave.

Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës. "Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave," tha Matt Wright, analist i pranë firmës Kpler.

Anije cisternë të vjetëruara


Shumica e 183 anijeve cisternë mbi të cilat janë vënë sanksione të drejtpërdrejta i përkasin të ashtuqujturës "flotë fantazëm" që shfrytëzon Rusia për eksportimin e naftës. Fjala është për anije cisternë shpesh të vjetëruara që qarkullojnë nën flamuj vendesh ekzotike. Duke përdorur anije të tilla Kremlini përpiqet të fshehë marrëdhëniet mes pronësisë dhe kontraktorëve.

Gjatë vitit 2024 me këto anije cisternë janë transportuar më shumë se 530 milionë fuçi naftë bruto, që përbën rreth 42 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës së papërpunuar të Rusisë me rrugë detare. Nga këto rreth 300 milionë fuçi janë dërguar në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi. Përveç embargos ndaj anijeve cisternë Uashingtoni ka vendosur embargo të reja edhe për dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

Niveli më i lartë prej disa muajsh


"Çmimet e naftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Brazilijanë rritur në muajt e fundit për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina dhe India”, tha një përfaqësues i industrisë indiane të përpunimit të naftës. "Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështetemi në naftën e Lindjes së Mesme. Dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu edhe mundësinë për të importuar naftë nga SHBA-ja".

Eksportet e naftës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Rusinë për të financuar luftën në Ukrainë. Disa anije cisterna kanë transportuar edhe naftë nga Irani, ndaj të cilit gjithashtu janë në fuqi sanksione.

Mungesa e ofertës ruse i ka ngritur çmimet e naftës në nivelin më të lartë prej disa muajsh. Pas shpalljes së sanksioneve të reja çmimet e naftës u rritën në mbarë botën në nivelin më të lartë prej disa muajsh, duke shkuar në mbi 81 dollarë për fuçi./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan