BOTA

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje banorëve të evakuohen

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 10:50

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Uashingtonit duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve.

Guvernatori Bob Ferguson u bëri thirrje  banorëve në zonat e rrezikuara të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Vlerësohet se deri në 100 000 banorë preken nga urdhrat e evakuimit.

“E kuptoj që shumë prej njerëzve në shtetin tonë kanë përjetuar përmbytje të mëdha edhe më parë”, tha Ferguson në një postim në X.

“Megjithatë, tani po përballemi me një situatë historike, pasi pritet që niveli i ujit të jetë deri në 61 centimetra më i lartë se rekordi i mëparshëm”, shtoi ai.

“Mbi 30 autostrada kryesore janë mbyllur për qarkullimin e mjeteve”, tha Ferguson.

Ai shpalli gjithashtu një gjendje emergjence në gjithë shtetin, për të mundësuar mobilizimin e shpejtë të fondeve dhe personelit shtesë.

Roja Kombëtare është dislokuar për të ndihmuar operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura.

Helikopterë dhe varka po përdoren për të transportuar njerëzit drejt zonave të sigurta.

Dhjetëra lumenj kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qytete dhe toka bujqësore.

Artikuj te sugjeruar

BOTA 12 Dhjetor09:56

Tërmeti 6.7 ballë godet Japoninë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë veriore. Agjencia Meteorologjike e...

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026