Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
SHBA- Administrata e Presidentit Biden ka nisur një përpjekje të re për të trajtuar epideminë e mbidozës nga drogat në Shtetet e Bashkuara, e cila në vitin 2022 mori më shumë se 100,000 jetë sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Disa kritikë thonë se ka disa boshllëqe në strategjinë e qeverisë.
Rreth 100 mijë njerëz vdesin nga mbidoza e drogës çdo vit në Shtetet e Bashkuara, shumica nga përdorimi i opioideve. Për të luftuar epideminë, Shtëpia e Bardhë ka nisur zbatimin e një programi të ri në të gjithë vendin me emrin “Sfida për të Shpëtuar Jetë nga Mbidoza”.
Nisma u bën thirrje sektorëve publikë dhe privatë për të lehtësuar qasjen tek ilaçet që trajtojnë mbidozën nga opioidet. Ilaçi quhet “Nalaxone”, i njohur gjithashtu edhe me emrin “Narcan”.
“Ne do të përpiqemi ta shpërndajmë kudo ilaçin ‘Naloxone’ që kur dikush të jetë në rrezik nga mbidoza, të arrijmë ta shpëtojmë. Ne jemi krenarë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave, gjatë administratës tonë, ka mundësuar blerjen e ilaçit pa recetë. Pra, amerikanët mund ta marrin me lehtësi”, thotë Neera Tanden, këshilltare për politikat e brendshme të Presidentit Biden.
Zonja Tanden thotë gjithashtu se administrata e Presidentit Biden investoi mbi 100 miliardë dollarë për trajtimin e krizës së mbidozës dhe ka bashkëpunuar me vendet e tjera për të penguar shpërndarjen e drogave në Shtetet e Bashkuara. Meksika dhe Kina janë vendet kryesore prej nga vijnë fentanili dhe substancat e lidhura me të, sipas agjencisë amerikane për luftën kundër drogave (DEA).
“Ne kemi vendosur teknologji të reja në kufi për të ndaluar fentanilin. Ne po punojmë gjithashtu me qeverinë në Meksikë për t’u siguruar që ata po veprojnë për të zvogëluar shpërndarjen e fentanilit, opioideve dhe drogave të tjera. Ne jemi gjithashtu të angazhuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kinën. Shumë përbërës të fentanilit vijnë nga Kina në Meksikë”, thotë zonja Tanden.
Disa analistë megjithatë po bëjnë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje parandalimit të mbidozës.
“Duhet që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për rreziqet, madje edhe njerëzit që nuk e mendojnë veten si përdorues. Ata duhen njoftuar se ka shërbime të rikuperimit afatgjatë përmes strehimit, përmes ndihmës për punësim”, thotë Michele Gazda, eksperte e politikave në Qendrën e Politikave Dypartiake.
Victoria St. Arnold do të donte gjithashtu të shihte më shumë përpjekje për të luftuar paragjykimet. Zëri i Amerikës e takoi për herë të parë atë kur humbi burrin në vitin 2021 si pasojë e mbidozës nga ilaçet kundër dhimbjeve, me përbërje fentanili.
“Ndjeja sikur të gjithë po e gjykonin situatën tonë dhe po gjykonin burrin tim, duke më gjykuar edhe mua që isha me të. Është shumë e vështirë të kërkosh ndihmë, kur përballesh vazhdimisht me paragjykimet e të tjerëve”, thotë zonja Arnold, e veja e një viktime të mbidozës nga drogat.
Shtëpia e Bardhë planifikon të rrisë aktivitetet për nismën “Sfida për të shpëtuar jetë nga mbidoza” gjatë verës, kur shtohen rastet e mbidozës.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese PAPUA GUINEA- Më shumë se 670 persona mendohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve masive të dhërave...
Pikniku PARIS- Më shumë se 4,000 njerëz janë mbledhur në Champs-Élysées për një piknik gjigant falas t&eum...
Zeqiri KOSOVË- Sot është bërë një vit që katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës morën zy...
Biden dhe Trump SHBA- Gjatë administratës së Presidentit Biden, veteranët amerikanë kanë marrë përfitime të zg...
Zjarri KOSOVË- Një shtëpi është përfshirë flakët gjatë ditës së sotme në Suharekë. Lajmi &...
Foto ilustruese FRANCË- Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë në metro në qytetin francez të Lionit ...
Foto ilustruese KOSOVË- KFOR-i për mes një reagimi ka hedhur poshtë pretendimet e raportit të Grupit Ndërkombëtar të...
Foto ilustruese ARTIK- Toka private në arkipelagun norvegjez të Svalbardit po nxirret në ankand nga pronari i saj dhe ka ngjallur interes t&...
Foto ilustruese BRITANI- Shkencëtari më i mirë britanik po i bie "këmbanës së alarmit" për pandeminë ...
Foto ilustruese SPANJË- Njohja e një shteti palestinez është vetëm "e drejtë" për popullin palestinez , t...