U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje.
Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit.
“Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo.
Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.
Arsyeja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut është se ajo nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria: përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit. Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski tha në një njoftim se bisedimet mes tij dhe shefes së KE-së u përqendruan në perspektivën evropiane, përparimin e proceseve të reformave, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.
“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, tha Qeveria maqedonase.
Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë thënë se do të ndërmerren hapa në lidhje me përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE, por vetëm pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha ditë më parë se "ka vendosmëri serioze midis kryeministrit dhe Qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë menjëherë pas zgjedhjeve".
Presidentja e vendit Gordana Silanovska-Davkova tha kohë më parë se për tani për tani shteti nuk ka komunikim zyrtar me autoritetet në Sofje, për shkak të periudhës parazgjedhore, por ka njëfarë komunikimi në margjina.
Von der Leyen u takua edhe me shefin e diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.
Ajo pritet të takohet edhe me Silanovska-Davkovën. Von der Leyen udhëtoi për në Maqedoni si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një incident ajror ka ndodhur gjatë fluturimit të Sekretarit Pete Hegseth, i cili po kthehej me një aeroplan shtetëror nga Brukseli n...
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme i bëri thirrje të mërkurën Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve n&...
Gjermania do të stacionojë aeroplanë luftarakë Eurofighter në bazën ajrore ushtarake polake në Malbork për të mbroj...
Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për të shpëtuar regjimin ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën (15 tetor) se kishte diskutuar në telefon me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos ...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të ndërmarrin hap...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus u përplas në një stacion autobusi të mbushur ...
Nivelet e dyoksidit të karbonit në atmosferë kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke ...
Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite...
Karabinierët gjetën dyqind kilogramë kokainë në apartamentin e tij në Tor Vergata, Romë, një sasi që do të k...