BOTA

Përpjekjet për të qëndruar në garë mes thirrjeve të demokratëve për t’u tërhequr, një provë për fushatën e Presidentit Biden

n.f Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 22:57
Përpjekjet për të qëndruar në garë mes thirrjeve
Biden

SHBA- Megjithë një javë aktivitetesh elektorale, intervistash dhe këmbënguljeje se ai është kandidati më i mirë për t’u përballur me republikanin Donald Trump, presidenti Joe Biden nuk ka arritur të zbusë përpjekjet për largimin e tij nga gara për zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Biden po peshon gjatë fundjavës alternativat që mund të përcaktojnë drejtimin e vendit dhe të partisë së tij, ndërsa Amerika shkon drejt zgjedhjeve me një Parti Republikane të mobilizuar pas Kuvendit Kombëtar që i dha emërimin zyrtar si kandidat ish-presidentit Trump.

Ligjvënësi Mark Takano, përfaqësuesi më i lartë demokrat në Komisionin e Çështjeve të Veteranëve të Dhomës së Përfaqësuesve, shtoi të shtunën emrin e tij në listën e 36 demokratëve në Kongres, të cilët thonë se është koha që presidenti Biden të largohet nga gara. Ligjvënësi nga Kalifornia i bëri thirrje presidentit Bidenit që t'ia kalojë stafetën nënpresidentes Kamala Harris.

Ndërkohë, Senatorja nga Masaçusetsi, Elizabeth Warren, i tha kanalit televiziv MSNBC të shtunën se nënpresidentja është "e aftë të marrë përsipër" bashkimin e partisë dhe përballjen me ish-presidentin Trump, nëse presidenti Biden vendos të tërhiqet.

Ligjvënës të tjerë njoftohet të flasin haptazi në ditët në vijim. Donatorët kanë ngritur shqetësime. Ndërkohë një organizatë që po i bën thirrje presidentit Biden të "Kalojë Stafetën", planifikon një tubim të shtunën përpara Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Biden ka këmbëngulur se ai është plotësisht i angazhuar për të kandiduar.

"Nuk është ndjesi e mirë të pranosh se ai nuk duhet të jetë kandidati ynë zyrtar në nëntor", tha ligjvënësi demokrat Morgan McGarvey nga Kentaki, një nga demokratët e zgjedhur që kërkojnë largimin e presidentit Biden nga gara. "Por ajo që përcaktojnë këto zgjedhje është tepër e rëndësishme dhe ne nuk mund të rrezikojmë që fokusi i fushatës të jetë diçka tjetër përveç Donald Trump-it".

Situata e tensionuar është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme për partinë dhe drejtuesit e saj, një muaj para Kuvendit Kombëtar Demokrat që duhet të ishte një moment unifikues për të emëruar presidentin e tyre aktual për t'u përballur me zotin Trump. Në vend të kësaj, partia gjendet në një udhëkryq të paparë prej disa brezash.

Këto zhvillime në kampin demokrat janë në kontrast të qartë me republikanët, të cilët, pas vitesh mosmarrëveshjesh të ashpra dhe kaotike të brendshme rreth zotit Trump, kanë përqafuar në thelb mbizotërimin e krahu më konservator të djathtë të ish-presidentit mes republikanëve, pavarësisht shpalljes së tij fajtor për pagesat e bëra në Nju Jork, dhe faktit se ai është në pritje të rezultatit të aktakuzës penale federale për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përpara sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Nga shtëpia e tij në Delauer, 81 vjeçari Biden, është i izoluar fizikisht për shkak të infeksionit nga COVID-i, por edhe politikisht, mes një rrethi të vogël familjarësh dhe këshilltarësh të ngushtë. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor tha të premten se presidenti ka ende një kollë të thatë dhe fyt të acaruar, por se simptomat janë përmirësuar.

Ekipi i presidentit këmbëngul se ai është gati të rikthehet në fushatë këtë javë, për t’iu kundërvënë atij që ai e quajti një "vizion të zymtë" të paraqitur nga ish-presidenti Trump.

"Së bashku, si parti dhe si vend, ne mund dhe do ta mposhtim atë në kutinë e votimit", tha presidenti Biden në një deklaratë të premten. “Rëndësia (e këtyre zgjedhjeve) është e madhe dhe zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë”. Por përtej Rehobothit, qytetit të tij në Delauer, debati dhe pasionet po intensifikohen.

Një telefonatë me rreth 300 donatorë të premten u përshkrua si humbje kohe nga një pjesëmarrës, që foli rreth takimit me kusht ruajtjen e anonimitetit. Ndërsa personi shprehu vlerësimin për nënpresidenten Harris, e cila foli për pesë minuta, pjesa tjetër e kohës u mor nga zyrtarë të tjerë që lanë mënjanë shqetësimet e donatorëve, sipas pjesëmarrësit. Demokratët jo vetëm që janë të ndarë për atë se çfarë duhet të bëjë presidenti Biden, por atyre u mungon gjithashtu konsensusi se si të zgjedhin një pasardhës.

Demokratët që po kërkojnë që presidenti Biden të largohet, momentalisht nuk duket se janë të bashkuar rreth një plani për atë që do të ndodhte më pas. Shumë pak nga ligjvënësit e kanë përmendur zonjën Harris në deklaratat e tyre dhe disa kanë thënë se favorizojnë një proces të hapur emërimi që do t’ia jepte mbështetjen e partisë një kandidati të ri. Senatorët demokratë Jon Tester nga Montana dhe Peter Welch nga Vermonti kanë bërë thirrje që presidenti Biden të largohet nga gara dhe thanë se do të mbështesnin një proces të hapur emërimi në kuvend.

“Një proces i hapur do të forconte cilindo që të jetë i emëruari përfundimtar”, tha senatori Welch në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Demokratë të tjerë thonë se do të ishte politikisht e paimagjinueshme të anashkalohej zonja Harris, nënpresidentja e parë grua e vendit, e cila është me origjinë afrikano-amerikane dhe nga Azia juglindore, si dhe praktikisht e pamundur nga pikëpamja logjistike ndërsa një votim virtual për emërimin pritet të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, përpara se të çelet Kuvendi Demokrat në Çikago më 19 gusht. Ligjvënësja nga Minesota, Betty McCollum, e cila i ka bërë thirrje presidentit Bidenit të largohet, dha haptazi mbështetjen për zonjën Harris si zëvendësuese e mundshme.

"Për t'u dhënë demokratëve një shans të fortë dhe të qëndrueshëm për të fituar Shtëpinë e Bardhë, unë po i bëj thirrje presidentit Biden të lërë të çlirojë delegatët e tij nga vota për të dhe të fuqizojë nënpresidenten Harris që të marrë përsipër të bëhet kandidatja demokrate për presidente", tha ligjvënësja McCollum në deklaratën e saj.

Është e paqartë se çfarë veprimi tjetër mund të ketë mbetur që presidenti mund ta ndërmerrte për të ndryshuar kurs dhe për të rifituar ligjvënësit dhe votuesit demokratë, të cilët kanë shqetësime për aftësinë e tij për ta mundur ish-presidentin Trump dhe për të shërbyer edhe për një mandat tjetër, pas paraqitjes së tij të dobët në debatin presidencial muajin e kaluar.

Gati dy të tretat e demokratëve thonë se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara dhe të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një anketimi të ri të Qendrës për Studime Publike dhe agjencisë së lajmeve Associated Press. Kjo dobëson ndjeshëm argumentin e tij pas debatit, se "demokratët e zakonshëm" janë ende me të edhe nëse disa “emra me peshë” po i kthehen kundër.

Në të njëjtën kohë, shumica e demokratëve besojnë se Kamala Harris do të bënte një punë të mirë si udhëheqëse, sipas një anketimi tjetër të Qendrës për Studime Publike dhe agjencisë së lajmeve Associated Press. Presidenti Biden, i cili u drejtoi një letër sfiduese demokratëve në Kongres duke u zotuar se do të qëndronte në garë, nuk ka shkuar ende në Kapitol për të siguruar më shumë mbështetje rreth tij, një mungesë e vënë re nga senatorët dhe ligjvënësit.

Presidenti bëri një raund bisedash virtuale me grupe të ndryshme ligjvënësish gjatë javës së kaluar – disa prej të cilave përfunduan keq. Gjatë një telefonate me Grupin Hispanik të Kongresit, ligjvënësi demokrat Mike Levin nga Kalifornia, i tha presidentit Biden se ai duhet të tërhiqej. Gjatë një takimi tjetër me Grupin Progresiv të Kongresit, presidenti Biden kaloi në pozita mbrojtëse kur ligjvënësi Jared Huffman i Kalifornisë i kërkoi të merrte në konsideratë mundësinë e një takimi me udhëheqësit kryesorë të partisë për të përcaktuar se si do të veprohet në të ardhmen.

Ligjvënësi Huffman ishte një ndër katër ligjvënësit demokratë që kërkuan të premten që presidenti Biden të tërhiqej. Por presidenti Biden ka ende mbështetës të fortë. Me gjithë zërat për tërheqjen e tij nga disa nga këto grupe, ai mori mbështetje të premten nga krahu elektoral i Grupit Hispanik të Kongresit dhe ka mbështetjen e drejtuesve në Kongres të Grupit Afrikano-Amerikan dhe Grupit Progresiv./ VOA

biden shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan