Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Kryeministri i Kosovë Albin Kurti ka folur në lidhje për krisjen e roportit me Presidenten Vjosa Osmani. Kurti është shprehur në emisionin “Debat” në A2 CNN se nuk ka asnjë problem me Presidenten. I vendosur përballë faktit se Osmani reagoi e acaruar pas konsultimit të munguar me qeverinë për letrën për Asocacionin e komunave me shumicë serbe që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dërgoi në limitet e kohës në KiE, Kurti tha se përplasje të tilla ka pasur gjatë 3 viteve të qeverisjes, por janë tejkaluar me bashkëbisedime.
Kurti tha gjithashtu se shefi i legjislativit në Prishtinë refuzoi të bëjë analistin e studiove televizive për të komentuar marrëdhënien e tij me Presidenten.
Pjesë nga intervista:
Në rastin e Këshillit të Europës dhe dështimit për të kaluar atë prag, duket se kishte edhe një moskoordinim ndërinstitucional dhe këtu kamë një stimul nga letra që Gërvalla e dërgoi dhe bëhej fjalë për një punë të nisur drejt GJK për në draft të Asociacionit që ndoshta do të ishte një iniciativë për zhbllokim në minutë të fundit.
A e patë të arsyeshme dhe a kishte koordinimin e plotë të institucioneve të Kosovës?
Nuk mendoj se është më aktuale kjo temë, pasi 17 maji ishte dita kur do të mund të ndryshonte diçka me një ofertë të fundit që ne të shkruajmë statutin siç e ka bërë zonja Gërvalla dhe kjo nuk u bë sepse ideja ishte që të ketë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që Kosova të anëtarësohej. Meqenëse kjo nuk u bë atëherë tashmë do të presim mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.
A keni shpresë për një seancë të mundshme të jashtëzakonshme, meqenëse do të ndryshojnë edhe balancat për shkak të zgjedhjeve?
Gjithmonë kemi shpresa, gjithmonë jemi optimist dhe punojmë me krejt çka dimë dhe mundemi, mirëpo në të njëjtën kohë për anëtarësimet dhe integrimet ndërkombëtare e kemi si udhërrëfyes kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.
Kjo mungesë koordinimi pavarësisht tejkalimit të aktualiteti ka shqetësuar Presidenten tuaj të Republikës që ju akuzoi se nuk ishte një letër e konsultuar me të.
Ka shumë raste të këtilla edhe në të kaluarën kur nuk e kemi arriture që të përfshihet krejt çfarë kemi dashur dhe është nevojitur, por mua më duhet të shoh përpara tash.
Po flasim për konsultimin obligativ me Presidenten e Kosovës, e cila tha se këto janë justifikime qesharake dhe kishte një komunikim të pakoordinuar dhe jo në harmoni me kryeparlamentarin Konjufca.
Aty le të diskutohet ajo punë. Nuk është se nuk ka ndonjëherë dallime, por nuk ka dallime të cilat janë kundërthënie të pazgjidhshme, përkundrazi, përgjatë këtyre 3 viteve të gjitha dallimet, diferencat që kemi pasur, qofshin në aspektin e vlerësimeve apo operacioneve gjithmonë me bashkëbisedim i kemi tejkaluar. Ndonjëherë situata ka qenë më e vështirë, ndonjëherë më e lehtë por në bindjen time nuk është një situata alarmante dhe aktuale siç është përpjekur ta paraqesin.
Asnjë problem me Presidenten? Mos ndoshta këto përqasje të ndryshme e ka sjellur një lloj bekimi që ndërkombëtarët sa herë që kanë irritime ose pakënaqësi të vogla me ju duket se e gjejnë të kompensuar të Presidentja e Republikës?!
Nuk kam probleme. Nuk mund ta bëj unë analistin politik të studiove televizive në orët e mbrëmjes. Unë mund t’iu tregoj bindjen time njëherë dhe nuk kam diçka të re t’ju them në pyetje të vjetra.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se palët kanë avancuar shumë në dialog dhe nuk është...
IZRAEL- Izraeli ka transferuar qindra të burgosur palestinezë nga objekti i fshehtë i paraburgimit të Sde Teiman në shkretëtir&e...
GJENEVË –Çdo vit shumë nga qindra mijëra refugjatët dhe migrantët nga kontinenti afrikan, që kërkojnë azi...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armë...
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 26-vjeçar me shtetësi të dyfishtë ukrainase dhe ruse pasi i janë gjetur eksploz...
ANGLI- Shtatë burra janë shpallur fajtorë për një sërë shkeljesh të abuzimit seksual ndaj dy vajzave adoleshente n&eum...
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që kur u plagos r&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar këtë të mërkurë...
John Kirby UKRAINA- Ukraina është lejuar të rrëzojë aeroplanët e Moskës mbi territorin rus me armë amerikane që...
Pamje e fshatit Mekinicë në Leposavic. KOSOVË - Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpro...