BOTA

Përshkallëzohet konflikti midis Trump-it dhe BBC, “tërhiqeni kërkesën ose paguani 1 miliardë dollarë”

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2025, 17:59

Përshkallëzohet konflikti midis Trump-it dhe BBC,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po vijon konfliktin me BBC. Ngjarja ka nisur pas publikimit të një dokumenti të brendshëm të BBC-së nga gazeta Daily Telegraph të dielën e kaluar. Kjo memo nënvizon «paragjykimin sistematik» dhe shkeljen e etikës për disa tema. Kjo përmend gjithashtu një episod të emisionit ikonik Panorama, ku një fjalim i Trump-it u montua në mënyrë që të duket sikur ai, në janar 2021, nxitën sulmin e mbështetësve të tij në Kapitol. Dokumentari u transmetua në tetor 2024, vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Të nesërmen, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha ekzekutive e lajmeve, Deborah Turness, japin dorëheqjet. Presidenti Trump, me një letër katërfaqe dërguar grupit mediatik pretendon se ky emision ka ndikuar në imazhin e tij para zgjedhjeve amerikane, duke ndërhyrë, siç nënvizon, në procesin zgjedhor. Për këtë, ai kërkon nga BBC-ja: të tërheqë emisionin, të kërkojë falje dhe të kompensojë. Ndryshe, paralajmëron se do të drejtohet në gjyq duke kërkuar dëmshpërblim mbi 1 miliard dollarë.

Drejtori i BBC-së, Samir Shah, i shkruan Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport të parlamentit britanik, duke dhënë shpjegime dhe duke kërkuar falje për gabimin, duke e quajtur atë “gabim gjykimi”. Më në fund, të enjten BBC-ja i dërgon një letër faljeje presidentit Trump, ku, përveç faljes, angazhohet se nuk do ta

Por kjo letër nuk e kënaq Presidentin Trump. Dje, ndërsa udhëtonte me Air Force One, ai u tha gazetarëve që e shoqëronin se do të nisë procedurën gjyqësore. “Mendoj se duhet ta bëj. Më gënjyen. Ndryshuan fjalët që dilnin nga goja ime”, theksoi ai. Madje, sipas tij, dëmshpërblimi që do të kërkojë do të jetë midis 1 dhe 5 miliardë dollarësh.

Sot, sipas informacioneve gazetareske, pritet me interes të madh një bisedë telefonike mes kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit amerikan. Dy liderët, me siguri, do të diskutojnë edhe këtë çështje. Sidoqoftë, rrethe ligjore në Britani thonë se do të jetë e vështirë për presidentin amerikan të provojë qëllimin e keq në montazhin e dokumentarit. Gjithashtu, ata vërejnë se do të jetë pothuajse e pamundur të dëshmohet se ky episod ndikoi në vendimin e votuesve amerikanë, siç pretendon Trump-i.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: komunikuesisht, kjo ka forcuar narrativën e presidentit amerikan për “media të paragjykua” kundër tij. Javën e ardhshme do të dihet më shumë se si do të zhvillohet situata.

Kronologjia e konfliktit Trump – BBC

5 janar 2021: Anëtarë të lëvizjes «Save America» fillojnë të mblidhen në Uashington për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Bëhet fjalë për mbështetës të presidentit Trump, të cilët besojnë se Joe Biden fitoi me «mashtrim» zgjedhjet.

6 janar 2021: Protestat vazhdojnë për ditën e dytë me edhe më shumë mbështetës të presidentit amerikan. Trump-i, në mëngjes, mbante fjalimin që do të bëhej «mollë sherri». Pak më vonë, mbështetësit e tij sulmojnë Kapitol-in, duke ndërprerë seancat e të dy dhomat e kongresit me synim të pengojnë certifikimin e fitores së Biden-it. Situata del jashtë kontrollit. Pesë demonstrues dhe një polic humbasin jetën. Dhjetëra të tjerë lëndohen, midis tyre 140 policë. Imazhet e paprecedentë të dhunës njollosin demokracinë amerikane dhe bëjnë xhiron e botës.

 

28 tetor 2024: Emisioni Panorama i BBC-së prodhon dokumentarin «Trump: Një Shans i Dytë?» (Trump: A Second Chance?). Programi transmetohet rreth një javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Siç doli më vonë, fragmente të fjalimit të Trump-it, me diferencë rreth 50 minutash mes tyre, u bashkuan, duke krijuar përshtypjen se presidenti Trump thërriste mbështetësit e tij në veprim të menjëhershëm të dhunshëm.

16 janar 2025: Emisioni diskutrohet në një mbledhje të Komitetit të Etikës (EGSC) të BBC-së.

Maj 2025: Michael Prescott, këshilltar i etikës i BBC-së, dërgon një memo të brendshme në organizatë, duke sinjalizuar «paragjykim sistematik» dhe «lëngësi» ndaj problemeve të përsëritura. Në memo përmendet edhe përpunimi i fjalimit të diskutueshëm të Donald Trump-it.

17 tetor 2025: Nota e Prescott-it shqyrtohet nga Bordi Drejtues i BBC-së.

3 nëntor 2025: Gazeta Daily Telegraph publikon detaje të memos së Prescott-it, duke hapur kutiun e Pandorës.

4 nëntor 2025: Komiteti parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport kërkon nga BBC-ja shpjegime për menaxhimin e memos dhe akuzave.

9 nëntor 2025: Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha ekzekutive e lajmeve, Deborah Turness, dorëhiqen.

10 nëntor 2025: BBC-ja merr një letër katërfaqe nga ekipi ligjor i presidentit amerikan, e cila kërkon nga organizata: të tërheqë emisionin, të kërkojë falje dhe të kompensojë presidentin Trump. Ndryshe, theksohet se do të drejtohen në gjyq duke kërkuar dëmshpërblim mbi 1 miliard dollarë.

Në të njëjtën ditë, kryetari i BBC-së, Samir Shah, i përgjigjet Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport të parlamentit britanik. Kërkon falje për gabimin në dokumentarin e diskutueshëm, duke e quajtur atë “gabim gjykimi” në përpunimin e fjalimit të presidentit amerikan.

Ekipi ligjor i BBC-së i dërgon një letër presidentit Trump, ku i kërkon falje për dokumentarin e diskutueshëm, angazhohet se nuk do ta transmetojë më në asnjë platformë, por refuzon të paguajë kompensim.

15 nëntor 2025:  Presidenti Trump nuk kënaqet me letrën e faljes së BBC-së. Deklaron se «ka detyrim» të veprojë ligjërisht kundër organizatës dhe tani presin zhvillime në mes të javës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan