Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UASHINGTON - Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, me një votim të ngushtë në Senat. Konfirmimi i tij është një fitore e rëndësishme për Presidentin Donald Trump, pas kundërshtimit të ashpër nga demokratët dhe disa republikanë.
Pete Hegseth u miratua pas një votimi 50-50 në Senat, falë votës së Nënpresidentit JD Vance, e cila hidhet për të thyer një barazim në votim. Tre senatorë republikanë votuan kundër kandidaturës së zotit Hegseth për postin e sekretarit të Mbrotjes.
Kjo ishte hera e dytë në histori që një kandidat për anëtar kabineti, kishte nevojë për ndërhyrjen e nënpresidentit për t’u konfirmuar.
"Pete Hegseth është gati të zbatojë programin e Presidentit Donald Trump dhe unë besoj se ai do të jetë një agjent ndryshimi në Departamentin e Mbrojtjes dhe se ai është personi që na duhet”, tha senatori republikan Roger Wicker.
"Z. Hegseth e njeh dobësitë që ka Departamenti i Mbrojtjes. Ai është angazhuar gjithashtu të garantojë mbrojtjen e sinjalizuesve, atyre që do të tregojnë për rastet shpërdorimit dhe abuzimit, që kanë qenë të panumërta brenda departamenti", tha senatori republikan Chuck Grassley.
Tre senatorët republikanë që bashkuar votat me demokratët duke votuar kundër zoti Hegseth ishin senatorët Lisa Murkowski, Susan Collins dhe Mitch McConnell, i cili ishte udhëheqësi i republikanëve në Senat deri në fillim të këtij muaji.
Zoti McConnell tha se zoti Hegseth nuk kishte demonstruar se kishte aftësi për të menaxhuar në mënyrë efektive një organizatë kaq të madhe dhe komplekse sa ushtria. "Thjesht dëshira për të qenë një "agjent ndryshimi" nuk mjafton për ta marrë këtë rol", tha senatori McConnell në një deklaratë.
Zoti Hegseth, një ish-gazetar i kanalin televiziv Fox News dhe ish-ushtarak i vlerësuar me medalje, është zotuar të bëjë ndryshime të mëdha në Pentagon. Demokratët në Senat ngritën një sërë pikëpyetjesh lidhur me kualifikimin, temperamentin dhe pikëpamjet e tij mbi rolin e grave ushtarake në fushëbetejë.
“Ekzistojnë qindra të tjerë pa bagazhin personal të akuzave për abuzim seksual, për abuzim bashkëshortor, që nuk janë akuzuar se kanë ardhur të dehur në punë apo abuzim që janë objekt i një raporti shumë të gjerë të shkruar nga bashkëpunëtorë anonimë", tha senatori demokrat Tim Kaine.
Zoti Hegseth është një kandidat që ka shkaktuar më shumë debat për të arritur detyrën më të lartë në krye të forcave të armatosura amerikane.
"Z. Hegseth nuk ka treguar gjykimin e duhur për të qenë sekretar i mbrojtjes. Zoti Hegseth nuk ka treguar karakterin për të qenë sekretar i mbrojtjes, sepse kjo punë është një përgjegjësi e madhe dhe ai nuk është personi i duhur për këtë detyrë”, tha senatori demokrat Adam Schiff.
Sekretari Hegseth do të drejtojë tashmë 1.3 milionë ushtarakë aktivë dhe rreth 1 milionë civilë, që punojnë për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, me një buxhet vjetor prej rreth 1 trilion dollarësh./VOA
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe ai...
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës,...
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në të pakt...
SHBA- Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në orët e fundit ng...
Health Alexis Goosdeel SHBA - Të dhënat e fundit tregojnë se në BE, heroina dhe opioidet e tjera zbulohen në rreth tre në kat...
Pamje nga sulmi RUSI - Rusia lëshoi të paktën 61 dronë mbi Ukrainë natën e 24-25 janarit, ndërsa forcat ukrainase konf...
Australi AUSTRALI- Një stuhi e papritur "mbërtheu" Queensland-in në Australi. Nga pamjet e publikuara duken qytetarët të...
ANGLI- Muzikanti, Paul McCartney në një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se ndryshimet e propozuara n&...
LINDJE E MESME- Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë,...
Foto ilustruese SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump ka rivendosur një ndalim financimi që synon shërbimet ndërkombëtare të ...