E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
IRAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për armët bërthamore me Perëndimin dhe bëri thirrje për përfundimin e luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme përmes dialogut.
“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me pjesëtarët e JCPOA-s [Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit], nëse detyrimet nga JCPOA-ja zbatohet plotësisht dhe në mirëbesim. Dialogu për çështje të tjetra mund të pasojë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë në takimin vjetor të UNGA-së, më 24 shtator.
Pezeshkiani, i cili u betua si president në korrik pasi u zgjodh pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi nga rrëzimi i helikopterit, ka thënë edhe më parë se Teherani është i hapur për të biseduar me Shtetet e Bashkuara për ta kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Presidenti Donald Trump në vitin 2018 e tërhoqi njëanshëm SHBA-në nga kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga Kina, Franca, Rusia, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Trumpi vendosi pastaj sanksione të ashpra financiare kundër Teheranit.
Presidenti Joe Biden ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes, por Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur mospajtime rreth kushteve të saj.
Pezeshkiani tha se Irani shpreson se do të ketë lehtësim të sanksioneve, të cilat ai i quajti "armë shkatërruese dhe çnjerëzore të dizajnuara për ta gjymtuar ekonominë e një kombi."
Ai bëri thirrje për një paradigmë të re globale që fokusohet në mundësitë "në vend që të jetë e fiksuar me kërcënimet e perceptuara", duke thënë se ekziston mundësia për t’i tejkaluar kufizimet dhe për të hyrë në një epokë të re.
"Kjo epokë do të fillojë me njohjen e shqetësimeve të sigurisë së Iranit dhe bashkëpunimin mbi sfidat e ndërsjella", tha ai.
Marrëdhëniet midis Iranit dhe Perëndimit janë përkeqësuar prej kur Hamas i mbështetur nga Irani – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, dhe pasi Teherani e ka rritur mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Por, Pezeshkiani theksoi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Irani dëshiron "paqe për të gjithë dhe nuk kërkon luftë apo konflikt me askënd". Ai bëri thirrje për ndaljen e armiqësitë ushtarake në Ukrainë menjëherë.
"Ne mbështesim të gjitha zgjidhjet paqësore dhe besojmë se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë", tha ai.
Pezeshkiani gjithashtu e kritikoi ashpër Izraelin për atë që ai e quajti "gjenocidi i tij në Gazë" dhe tha se ai duhet të ndalet menjëherë.
"Është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare ta sigurojë menjëherë një armëpushim të përhershëm në Gazë dhe t'i japë fund barbarizmit të Izraelit në Liban para se ta ngufatë edhe rajonin dhe botën", tha ai.
Pezeshkiani paralajmëroi më herët se fushata ajrore e Izraelit si përgjigje ndaj sulmeve nga Hezbollahu — grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara — në territorin e tij nga jugu i Libanit "mund të kthehet në një luftë rajonale”.
Pezeshkiani tha për CNN në një intervistë që u transmetua më 23 shtator se Irani po e mbështet Hezbollahun sepse ky grup "nuk mund të qëndrojë vetëm" përballë sulmeve. Irani prej kohësh ka qenë sponsori kryesor i Hezbollahut./ REL
Foto ilustruese KOSOVË- Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet ...
Foto ilustruese KOSOVË- Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Or...
pamje nga sulmet LIBAN- Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e p&eu...
seanca gjyqesore KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta shtyjë seancën fillestare në rastin Banjska kundër 45 t&eu...
foto ilustruese ITALI- Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vaj...
foto nga sulmet IZRAEL- Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofensivës kundër Hezbollahu...
Trump SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënim...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka kryer bombardimet më vdekjeprurëse në Liban që nga konflikti shkatërrues pesëjavor që...
Ryan Routh SHBA- Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trumpit, pranë kl...
foto ilustruese ARIZONA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në një zyrë fushate të koo...