I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta shtyjë seancën fillestare në rastin Banjska kundër 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe për vepra të rënda kundër Kushtetutës së Kosovës, përfshirë Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe.
Një seancë e re u caktua për 9 tetor, pas kërkesës së tre avokatëve të të akuzuarve që gjenden në paraburgim.Ata donin më shumë kohë për t'u përgatitur.
Në paraburgim në Kosovë ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliç, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç. Shumica dërrmuese e të akuzurave ndodhen në arrati.
Si rrodhi seanca?
Prokuroria konfirmoi se të pranishëm në seancën e së mërkurës ishin vetëm tre të pandehur dhe kërkoi që të sigurohet prania e të gjithë të akuzuarve, ose që ata të gjykohen në mungesë. Derisa prokuroria tha se ndryshimet në Kodin Penal e mundësonin gjykimin në mungesë, Lubomir Pantoviç, avokati i të arrestuarit Blagoje Spasojeviç, theksoi se nuk ekzistonte bazë ligjore për një gjë të tillë.
Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga prokuroria t'ua dorëzojë dosjet e rastit në formë fizike, pasi disa dosje të pranuara në mënyrë elektronike "nuk kanë mundur t'i hapin" dhe se nuk mund të përgatiten për mbrojtje, prandaj kërkuan që seanca të shtyhej. Prokuroria kërkoi që seanca të shtyhej vetëm nëse të pandehurit do ta pranonin fajësinë, gjë që nuk u pranua nga gjykatësi. Megjithatë, të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë në seancën e re muajin e ardhshëm.
Avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, i kërkoi gjykatës ta shqyrtojë gjykimin e të gjithëve në mungesë, duke argumentuar se veprat për të cilat akuzohen ata janë specifike dhe se të pandehurit mund ta rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se do të kërkojë mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit kur bëhet fjalë për gjykimin në mungesë.
Gjykata vlerësoi se tani dhe në të ardhmen ekzistojnë kushtet për gjykimin e atyre që ndodhen në paraburgim. Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Besohet se ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi të armatosur ndodhen në Serbi.
Kush janë të pandehurit?
Në aktakuzë përmenden 45 persona: Millan Radoiçiç, Bllagoje Spasojeviç, Vlladimir Tolliç, Dushan Maksimoviç, Vlladimir Radivojeviç, Uglesha Jarediç, Millorad Jevtiç, Vllastimir Andriç, Aleksandar Millosavleviç, Llazar Shmigiç, Velko Gjorgjeviç, Vlladimir Vuçetiç, Stefan Jovanoviç, Millovan Kërstoviç, Urosh Milliç, Trajko Vasiç, Danillo Vasiç, Vukashin Jarediç, Sasha Periç, Nemanja Stankoviç, Momçillo Vuçkoviç, Stefan Radojkoviç, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Kërsto Damjanoviç, Stefan Millosavleviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Milliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviç, Radak Axhiç, Millosh Millenkoviç, Gjorgje Balloviç, Danijell Gjukiç, Danillo Virijeviç, Aleksandar Tanaskoviç, Millosh Kragoviç, Milan Nedelkoviç, Nikolla Illiç, Vlladan Illiç, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviç.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), më 24 shtator, tha se ligjet e Kosovës lejojnë që të gjykohet në mungesë, dhe se Serbia “herët a vonë do të detyrohet të dorëzojë Radoiçiqin dhe të tjerët”.
Lubomir Pantoviç, avokati i të arrestuarit Spasojeviq, javën e kaluar i tha REL-it se gjyqi do të jetë “i vështirë, serioz dhe kompleks”, pasi veprat penale të përmendura në aktakuzë janë të tilla.
Klienti i tij, Blagoje Spasojeviç, i ka treguar policisë disa detaje pas arrestimit, por theksoi se nuk e dinte se më 24 shtator 2023 do të ndodhte një sulm i armatosur. Ndërkohë, me sugjerimin e avokatit të tij, ai më vonë vendosi të mbrohet duke heshtur.
Çfarë thuhet në aktakuzë?
Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkon të akuzuarit, ndër të tjera, me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Më herët, prokurori Naim Abazi ka thënë se të akuzuarit kishin role të ndryshme brenda grupit kriminal – nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe pastrimi i parave.
Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.
Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiç, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe aktivitetet kriminale. Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Në Kosovë, Radoiçiq gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb dhe frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor që lidhet me ndërtimet ilegale.
Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.
Hetimin e sulmit në Banjskë po e udhëheq edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e cila ngarkon Radoiçiqin me tre vepra penale – ndër të cilat janë prodhimi i paautorizuar, posedimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike. Të dyshuarit e tjerë janë persona të panjohur (NN).
Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë sulmin në Banjskë një akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij. Ministri Sveçla tha se ekzistojnë informacione të inteligjencës se të njëjtat grupe vazhdojnë të stërviten në territorin e Serbisë dhe rreth kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga ana tjetër, Serbia në disa raste ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por po hetohet.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar hetim dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./REL
foto ilustruese ITALI- Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vaj...
foto nga sulmet IZRAEL- Udhëheqësit izraelitë janë të gëzuar për përparimin e ofensivës kundër Hezbollahu...
Trump SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan të martën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për kërcënim...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka kryer bombardimet më vdekjeprurëse në Liban që nga konflikti shkatërrues pesëjavor që...
Ryan Routh SHBA- Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trumpit, pranë kl...
foto ilustruese ARIZONA- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në një zyrë fushate të koo...
SHBA- Rrejti social Telegram ndryshon rregullat. Aplikacioni i mesazheve do tu dorëzojë autoriteteve gjyqësore adresat IP të përdorue...
SHBA- Myslimanët përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Por, siç njofton korr...
KINË- Kina ka njoftuar se po heton kompaninë që zotëron markat amerikane të modës Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein për masa ...
LINDJE E MESME- Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbol...