Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i lejojë të jenë pjesë e një force të planifikuar ndërkombëtare në Gazë, që synon të sigurojë përfundimin e luftës sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ende nuk është e qartë nëse shtetet arabe apo vende të tjera do të jenë të gatshme të dërgojnë trupa, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime për përbërjen e forcës. Ndërkohë që administrata Trump e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve amerikanë në Gazë, forca mund të përbëhet nga trupa nga Egjipti, Indonezia dhe disa vende arabe të Gjirit.
“Ne kemi kontrollin e sigurisë sonë dhe kemi bërë të qartë se, sa u përket forcave ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij.
“Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç kanë shprehur përfaqësuesit më të lartë të saj gjatë ditëve të fundit”, shtoi ai.
Izraeli, që ka mbajtur Gazën nën bllokadë për dy vjet për të mbështetur fushatën ajrore dhe tokësore kundër Hamasit pas sulmit të grupit militant palestinez përtej kufirit më 7 tetor 2023, vazhdon të kontrollojë të gjitha hyrjet dhe daljet nga territori.
Javën e kaluar, Netanyahu la të kuptohej se do të ishte kundër çdo roli të forcave turke të sigurisë në Rripin e Gazës. Marrëdhëniet dikur të ngrohta turko-izraelite kanë arritur në nivele të reja tensioni gjatë luftës në Gazë, me presidentin turk Recep Tayip Erdogan që ka dënuar ashpër fushatën shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael që kishte për qëllim forcimin e armëpushimit të brishtë, tha të premten se forca ndërkombëtare do të duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli ndihet rehat”, por nuk pranoi të komentonte posaçërisht mbi përfshirjen e Turqisë.
Rubio shtoi se e ardhmja e qeverisjes së Gazës ende duhet të përcaktohet mes Izraelit dhe vendeve partnere, por nuk mund të përfshijë Hamasin - të shpallur organizatë terroristë nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Më vonë, Rubio tha se zyrtarët amerikanë po mbledhin mendime për një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare për të autorizuar vendosjen e forcës shumëkombëshe në Gaza dhe se çështja do të diskutohet të dielën në Katar.
Administrata Trump dëshiron që shtetet arabe të kontribuojnë me fonde dhe trupa.
Një sfidë e madhe mbetet fakti që Hamasi nuk është zotuar të çarmatoset dhe, që kur armëpushimi hyri në fuqi dy javë më parë si faza e parë e planit 20-pikësh të Trumpit, ka nisur një goditje të dhunshme ndaj grupeve që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin.
Netanyahu gjithashtu tha të dielën se Izraeli është një vend i pavarur dhe hodhi poshtë idenë se “administrata amerikane më kontrollon dhe më dikton politikën e sigurisë së Izraelit”. Ai shtoi se Izraeli dhe SHBA-ja janë “një partneritet”.
Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur qytetin e Messolonghi dhe Aitolikos në Greqi, duke shkaktuar përmbytje të m&eum...
Pas një fluturimi 23-orësh nga Uashingtoni, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbërriti plot gjallëri në kryeqytetin e Malajzis&eum...
Forcat izraelite kryen një "sulm të synuar" ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelit...
Donald Trump e përshkallëzoi mosmarrëveshjen e tij me Kanadanë të shtunën pasi një reklamë televizive përdori nj&eu...
Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) tha të dielën (26 tetor) se po tërhiqej nga Turqia si pjes&e...
Dy të dyshuar janë arrestuar në lidhje me grabitjen e së dielës së kaluar në muzeun e Luvrit në Paris, në të c...
Të paktën dy punëtorë u vranë në një zjarr në një tubacion nafte në fushën naftëmbajtëse Zubair...
Të paktën 7 persona u plagosën dhe një tjetër humbi jetën pas të shtënave me armë që ndodhën të sh...
Një sulm i ri me dron rus ndaj Kievit gjatë natës ka lënë tre të vdekur dhe të paktën 29 të plagosur, përfshir...
Rusia ka testuar më 21 tetor një raketë të re lundrimi me shtytje bërthamore dhe me kapacitet bërthamor, të quajtur Burevestn...