Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ndërsa shtoi se “shumë shpejt” mund të takohet edhe me liderin rus, Vladimir Putin.
“Nuk ka kohë të caktuar, por mund të ndodhë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit Air Force One.
“Unë mendoj se ai dëshiron t’i japë fund [luftës]. Ata duan ta përfundojnë shpejt. Të dy. Edhe Zelensky”, tha Trump më 16 shkurt.
Duke iu drejtuar gazetarëve në të njëjtën ditë, në një ngjarje sportive në Floridë, Trump tha se Zelensky “do të përfshihet” në bisedimet për paqe. Javën e kaluar kishte shqetësime se Uashingtoni do të mund të arrinte marrëveshje me Rusinë, duke anashkaluar Kievin dhe Evropën.
Bloomberg, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, raportoi më 16 shkurt se Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim deri në Festën e Pashkëve, e cila bie më 20 prill të këtij viti. Komentet vijnë në kohën kur udhëheqësit amerikanë janë duke u përgatitur për bisedime me Rusinë në Arabinë Saudite, nën udhëheqjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Negociatori i Lindjes së Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, do të marrin pjesë gjithashtu, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Shpresojmë të bëjmë një përparim vërtet të mirë”, tha Witkoff për Fox News.
Trump u tha gazetarëve se ekipi i tij ka pasur bisedime “të gjata dhe të vështira” me zyrtarët rusë dhe se Witkoff, së voni, ka biseduar për rreth tri orë me Putinin. Duke folur për CBS-in, Rubio, i cili mbërriti në Izrael më 15 shkurt, tha se ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse Putini është serioz për paqen në Ukrainë.
Zelensky mbërriti në Lindjen e Mesme më 16 shkurt, por Kievi tha se vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqi ka për qëllim shtimin e lidhjeve ekonomike dhe se nuk ka plane për t’u takuar me zyrtarë amerikanë apo rusë. Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, tha se “nuk ka negociator që do ta përfaqësojë Ukrainën në Arabinë Saudite” në bisedimet e paqes.
“Sot, nuk ka asgjë në tryezën e bisedimeve që mund të diskutohet. Rusia nuk është gati për negociata”, i tha ai Televizionit të Ukrainës.
Më herët, Zelensky tha se nuk do të angazhohej në negociata përpara se të takohej me aleatët - përfshirë liderët evropianë - për të zhvilluar një strategji. Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë theksuan se Ukraina dhe vendet e tjera evropiane do të përfshihen në çdo negociatë kuptimplotë, nëse të tillat do të zhvillohen./REL
Rubio, Netanayahu SHBA - Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mbështet plotësisht synimet e luftës që...
Foto ilustruese NEW YORK - Për shumë konsumatorë, produktet e çokollatës së shpejti mund të bëhen artikuj luksi. ...
Macron, Zelensky UKRAINË - Udhëheqësit e Evropës po grinden. Samiti i tyre i sigurisë i thirrur me nxitim në Paris të h&...
Foto ilustruese SHBA - Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian regjistruan më shumë se 120,000 raste të shtyrjes nga autorite...
jean noel barrot FRANCË- Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ka deklaruar sot se do të ishte e paimagjinueshme që Rusia t'...
foto ilustruese UKRAINË- Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmij&eu...
trump, vance SHBA- Njihuni me "Hillbilly" Vance. "Hillbilly"(term që përdorej për amerikanët që vinin nga zonat malore) ...
andin lokaj KOSOVË- Komentimi në Kosovë i ndeshjes Juventus-Inter ka nisur në një mënyrë jo të zakontë, si&cce...
osmani, steinmeier KOSOVË- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarë...
oliver jens schmitt KOSOVË- Historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt, është shprehur se teksa vëzhgon situatën gjeopo...