Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
UKRAINË - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka ndryshuar planet e tij për një vizitë në Arabinë Saudite, që ishte parashikuar të zhvillohej të mërkurën.
Këtë njoftim ai e bëri më 18 shkurt gjatë një konference për media me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Turqi.
Ai tha se përfaqësuesit ukrainas nuk u ftuan në takimin e mbajtur midis delegacioneve amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite, duke theksuar se kjo “ishte befasi për ne”.
"Nuk duam që askush të vendosë prapa shpinës sonë... Asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë", tha Zelensky.
Kur u pyet nëse planifikonte të takohej me përfaqësuesit amerikanë që do të qëndrojnë në Riad, Zelensky tha se nuk e di se kush saktësisht do të qëndrojë në Arabinë Saudite.
“Sinqerisht, nuk më intereson. Nuk më intereson nëse partnerët tanë mendojnë shumë për ne. Ne jemi të sinqert dhe të hapur. Kjo është arsyeja pse nuk do të shkoj në Arabinë Saudite. Kam një raport të mirë me Princin e Kurorës, Muhammad bin Salman. I kemi kontaktuar dhe jemi pajtuar që do të zhvilloj një vizitë zyrtare më 10 mars”, tha ai.
Presidenti ukrainas tha se do të presë për vizitë në Kiev përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 14 shkurt, Zelensky kishte njoftuar se do të vizitonte Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë. Megjithatë, pas vizitës në Emirate, presidenti ukrainas shkoi në Turqi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takuan në Riad më 18 shkurt. Ata u pajtuan që “sa më shpejt që të jetë e mundur” të krijojnë grupe që të nisin punën për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se palët do të angazhojnë ekipe që t’i jepet fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur “në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”.
Zelensky deklaroi në Turqi se as Kievi e as Moska nuk mund të fitojnë në fushëbetejë.
Luftime të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit të gjatë mbi 1.000 kilometra, teksa forcat ruse po avancojnë ngadalë në rajonin lindor të Donjeckut. Ukraina, ndërkaq, ka marrë nën kontroll një pjesë të vogël të rajonit rus të Kurskut, pasi nisi një sulm të befasishëm atje në gusht të vitit të kaluar.
Zelensky tha se për të siguruar paqe të drejtë, SHBA-ja, Ukraina dhe Evropa duhet të marrin pjesë në bisedime lidhur me garancitë e sigurisë për Kievin. Ai tha se për këto garanci ka biseduar edhe me Erdoganin.
Ndërkaq, gjatë konferencës për media Erdogan deklaroi se Turqia është “mikpritëse ideale” për çdo bisedim për t’i dhënë fund luftës, duke kujtuar se palët ishin takuar në Stamboll më 2022, disa javë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
“Turqia është një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës në një të ardhme të afërt”, tha ai, duke shtuar se bisedimet në Stamboll kanë qenë një “pikë e rëndësishme reference dhe platformë ku palët iu afruan arritjes së një marrëveshjeje”.
Erdogan tha po ashtu se në sytë e Ankarasë, sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm.
Kjo ishte vizita e tretë e Zelenskyt në Turqi që nga nisja e luftës. Turqia, anëtare e NATO-s, ka synuar të mbajë raporte të mira me të dyja palët dhe Erdogan e ka paraqitur veten si një politikan që mund të ndihmojë në arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës./REL
IZRAEL- Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit...
EVROPË- Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i kërkoi BE-së të përpiqet të rregullojë situatën...
ITALI- Mijëra turistë janë dyndur në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit. Por kjo ka shk...
SHBA- Ligjvënësit në shtetin e Oklahomës po shqyrtojnë një plan për të filluar mbledhjen e të dhënave pë...
KORE- Koreja e Jugut ka akuzuar AI DeepSeek se ka ndarë të dhënat e përdoruesve me pronarin e TikTok në Kinë. Koreja e Jugu...
AUSTRI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur pas përdhunimit të një pensionisteje austriake e cila u sulmua në nënt...
Foto ilustruese SHBA - Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në P...
Foto ilustruese AFRIKË - Rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda kanë vrarë fëmijë në qytetin e dytë më...
KOSOVË- KFOR përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinë p&eum...
SIRI- Autoritetet siriane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me masakrën e Tadamonit. Burrat akuzohen për për...