Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

BOSNJE-HERCEGOVINA- Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ka miratuar një rezolutë që kërkon që Millorad Dodik, presidenti prorus i këtij entiteti serb, të mos i përgjigjet thirrjes për paraqitje të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës derisa të jetë mirë me shëndet.
Kjo paraqet zbutje të qëndrimit, pasi në tekstin paraprak të rezolutës propozohej që Dodikut t’i kërkohej që të mos i përgjigjej asnjë thirrjeje të gjykatave të Bosnje e Hercegovinës, nga të cilat ai po gjykohet për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në këtë shtet.
Kjo ishte një nga 12 konkluzionet që u miratuan nga Parlamenti i Republikës Sërpska pas shqyrtimit të “informacionit mbi kolapsimin e rendit juridik në Bosnje e Hercegovinë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit”. Dodik, i cili së fundi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Beograd, ishte paraparë të paraqitej para gjykatës më 24 dhjetor, por seanca sipas avokatit të tij është shtyrë për 30 dhjetor.
Përderisa ekipi mbrojtës i Dodikut ka argumentuar se ai nuk mund të marrë pjesë në gjykim për disa muaj, kohë që sipas tyre do t’i duhet për t’u rikuperuar, eksperti ligjor Haris Vraniq që është emëruar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, ka përcaktuar se Dodik është i aftë që të marrë pjesë në seanca gjyqësore.
Aktualisht, Dodik po përballet me gjykim pasi ka nënshkruar një dekret presidencial duke i shpallur të vlefshme dy ligje në entitetin serb që paraprakisht ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt. Përveç Dodikut, Prokuroria po ashtu ka akuzuar Millosh Lukiq, si ushtrues i detyrës së drejtorit të Gazës Zyrtare në Republikën Sërpska, se ka mundësuar publikimin e dekretit të Dodikut.
Dekreti ka të bëjë me amendamente në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregullativave të tjerë në Republikën Sërpska dhe për Ligjin për vendimet e paaplikueshme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Në mesin e konkluzioneve të miratuara nga Parlamenti i Republikës Sërspka ishte edhe kërkesa që përfaqësuesit e emëruar të Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës të pezullojnë marrjen e vendimeve derisa Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit të pezullojnë “procesin e motivuar politikisht” kundër Dodikut dhe Lukiç.
Megjithatë, nuk do të ketë bllokada “nëse vendimet merren lidhur me transferimin e jurdikisionit nga niveli i Republikës Sërpska në nivelin e Bosnje e Hercegovinës”.
Përfaqësuesve të Republikës Sërpska në institucione po ashtu u është kërkuar që të pezullojnë marrjen e vendimeve sa i përket integrimit evropian derisa të plotësohen kushtet që ky proces të vazhdojë “në përputhje me parimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
Shumica parlamentare po ashtu dënoi “ndërhyrjen” e Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Bosnjës në punën e Parlamentit të Republikës Sërpska, duke thënë se vendimet e Parlamentit të këtij entiteti mund të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës. Para nisjes së seancës së posaçme plenare, Zyra e Prokurorit kërkoi informacione bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Bosnje e Hercegovinës, lidhur me të dhënat që kanë të bëjnë me dyshimet se janë kryer disa vepra penale, përfshirë “marrëveshja për të kryer një vepër penale”, “përgatitja për të kryer një vepër penale” dhe “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Në fjalën e tij para Parlamentit, kreu i këtij institucioni, Nenad Stevandiç tha se ky reagim i Prokurorisë bazohet “në gënjeshtra”.
Në konkluzionet e tjera të miratuara u tha se Parlamenti i Republikës Sërpska “mbetet i përkushtuar në respektimin e integritetit territorial dhe ndarjes së sovranitetit mes entiteteve sipas Dejtonit”, por Përfaqësuesi i Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria u akuzuan se po e shkelin Marrëveshjen e Dejtonit.
Përfaqësuesit e partisë në pushtet thanë se shkelja e Dejtonit “kulmoi me gjykimin e motivuar politikisht kundër presidentit të Republikës Sërpska”. Ky gjykim, sipas tyre, “është rezultat i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Dodikut”. Që nga viti 2017, Dodik është nën sanksione amerikane për pengim apo kërcënim për të penguar Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Më 2022, ndaj tij u vendosën sanksione të tjera të cilat e akuzojnë Dodikun për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në shkeljen, pengimin apo kërcënimin e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit si dhe për aktivitete korruptive./ REL
SUDAN- Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën nga kolera javën e kaluar në veri të Sudanit Jugor. Sipas të dh&e...
KAZAKISTAN- Një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, që u nis nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në...
MEKSIKA- Nuk mund të mohohet që poinsettias (lulet e Krishtlindjes) bëjnë dekorime të ndritshme dhe festive gjatë muajve të...
Zelensky UKRAINË- Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe qytetet në rajonin e saj lindor me raketa lundrimi dhe balistike t&e...
EUROPA- Krishtlindja festohet më 25 dhjetor dhe është një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen kulturor mbarëbot&eum...
rrezimi i avionit KAZAKISTAN- Një aeroplan pasagjerësh me 67 persona në bord u rrëzua në Kazakistan, ku dyshohet se dhjet&eum...
PARIS- Katedralja Notre-Dame në Paris kremtoi meshën e saj të parë të Krishtlindjes që kur një zjarr shkatërrues ...
Betlehem PALESTINA- Qyteti i vogël i Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar feston Krishtlindjen në një periudhë lu...
Kroaci KROACI- Qeveria kroate njoftoi planet të martën për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të ri...
haiti HAITI- Shoqata e mediave online të Haitit tha se dy reporterë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sul...