Krah për krah për humanizëm/ Aktivistët shpëtojnë jetë dhe mjekojnë uniformat blu
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...

Rreshter i shtabit në pension, Wilmer Trujillo, shërbeu rreth 20 vjet në Ushtrinë e SHBA-së dhe në Gardën Kombëtare të Teksasit, duke marrë pjesë në misione dhe detyra në Afganistan, Irak dhe Korenë e Jugut.
Por Trujillo thotë se tani po përballet me betejën më të vështirë të jetës së tij, ndërsa i lutet qeverisë që i shërbeu me uniformë që nga pas shkollës së mesme të mos e deportojë gruan e tij.
“Po më thyen zemrën, sepse vendi për të cilin kam punuar gjithë jetën po e copëton familjen time dhe po ma merr gruan,” tha Trujillo për CBS News nga shtëpia e tij në periferinë e Dallasit, në Princeton. “Më bën të ndihem keq deri në stomak.”
“Nuk e kam menduar kurrë se do të gjendesha në një situatë ku po i lutem vendit tim që ta lërë gruan time të lirë, që ne të mund t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur,” shtoi veterani.
Gruaja e Trujillos prej gjashtë vitesh, Arelys Barahona-Martinez, me origjinë nga Hondurasi, u arrestua javën e kaluar nga Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë një takimi rutinë në Dallas. Sipas Trujillos, ajo ishte paraqitur rregullisht pranë ICE-së gjatë viteve të fundit pa asnjë problem, deri në ndalimin e papritur më 10 qershor.
Megjithëse nuk ka precedentë penalë, zyrtarët e emigracionit thanë se Barahona-Martinez kishte hyrë ilegalisht në SHBA dy herë: fillimisht në vitin 2005 dhe më pas në vitin 2018. Në një deklaratë që konfirmonte arrestimin e saj, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), i cili mbikëqyr ICE-n, përmendi një urdhër deportimi të lëshuar kundër saj më shumë se dy dekada më parë, në vitin 2005.
Ajo është personi më i fundit nga familjarët e afërt të një ushtaraku ose veterani amerikan që arrestohet nga ICE si pjesë e fushatës së deportimeve masive të administratës Trump.
Të hënën, Barahona-Martinez telefonoi Trujillon me video nga qendra e ndalimit të ICE-së në Alvarado, Teksas, ku po mbahet.
“Është vërtet ferr të gjykohesh si një kriminele,” tha Barahona-Martinez në spanjisht gjatë telefonatës me video.
“E vetmja gjë që po u kërkoj është të më lejojnë të jem me familjen time dhe ta përfundoj procesin së bashku me ta,” tha ajo mes lotësh.
Barahona-Martinez mund të ketë një mundësi për të fituar qëndrim të përhershëm në SHBA, ose të ashtuquajturën “green card”, bazuar në martesën e saj me një shtetas amerikan. Megjithatë, asaj do t’i duhet të bindë një gjykatës të emigracionit që të rihapë çështjen e deportimit dhe të bindë qeverinë që t’i falë hyrjet e saj të paligjshme përmes një programi të njohur si “parole-in-place”, i cili është krijuar për të mbrojtur familjet e ushtarakëve nga deportimi./Përktheu Piranjat News
Në varret parahistorike në Siberi, shkencëtarët kanë gjetur dëshminë më të vjetër në botë të ...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar at&e...
Në shekullin e 20-të, Shtetet e Bashkuara sponsorizuan dy marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe shteteve arabe, dhe ishin afër sigurimit t...
Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar vëllain e trafikantit famëkeq ekuadoras të drogës, Adolfo “Fito” Macias, në ku...
Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e d&eu...
Mette-Marit i është nënshtruar me sukses një transplanti të mushkërive, pas përkeqësimit të gjendjes së saj ...
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje me synimin për t’i d...
Drejtori ekzekutiv milioner i një kompanie teknologjike amerikane humbi jetën gjatë uljes së një avioni privat në një autostr...
Një arkitekt nga Long Island, i cili jetonte një jetë të fshehtë si vrasësi serial i plazhit Gilgo në Nju Jork, ësht&e...
Njëri nga instruktorët e bungee-jumping, i cili dyshohet se hodhi të renë nga një lartësi prej rreth 40 metrash drejt vdekjes, kis...