Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët më 5 nëntor votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.
Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.
“Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.
Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.
Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtohen kutive të votimeve pas një fushate të ashpër.
Duke përmendur një shembull të taktikave të dezinformimit që po përdoren, agjencitë amerikane thanë përmes njoftimit se aktorët e ndikimit rus së fundi kanë postuar një artikull të rremë që pretendon se zyrtarët amerikanë në mesin e shteteve kryesore – që pritet të përcaktojnë rezultatin zgjedhor – po planifikojnë të orkestrojnë mashtrime zgjedhore duke përdorur një sërë taktikash, përfshirë mbushjen e kutive të votimit dhe sulmeve kibernetike.
Ata thanë po ashtu se aktorët e ndikimit rus kanë krijuar dhe kanë shpërndarë videon e rremë që paraqet deklaratën e një personi i cili pretendon për mashtrim zgjedhor në Arizonë, që përfshin krijimin e fletëvotimeve të rreme nga jashtë shtetit dhe ndryshimin e listave të votuesve për të favorizuar Harrisin.
Sekretari i Shtetit në Arizona veçse ka thënë se këto pretendime janë të rreme.
Përderisa “Rusia është kërcënimi më aktiv”, u tha në njoftim, Irani po ashtu mbetet “një kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj” për zgjedhjet amerikane.
“Ne kemi vlerësuar se Irani ka kryer aktivitete dashakeqe kibernetike për të kompromentuar fushatën e ish-presidentit Trump”, thanë agjencitë e inteligjencës.
“Aktorët e ndikimit iranian po ashtu synojnë të krijojnë përmbajtje të rreme mediale, për të penguar votimet apo për të nxitur dhunë, siç kanë bërë edhe në ciklet e kaluara zgjedhore”.
Agjencitë u bënë thirrje votuesve “që të informohen nga burime të besueshme, zyrtare, veçmas nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë zgjedhorë” në dritë të “përpjekjeve të vazhdueshme të ndikimit nga armiqtë huaj dhe rritjes së përmbajtjes joautentike në internet”.
Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane./REL
foto ilustruese SHBA- Evropa po mban frymën teksa shehvotuesit amerikanë që shkojnë drejt qendrave të votimit për të...
foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e pasagjerëve, mënyrat sesi mblidhen ato, afatet për transmetimin që duhet të res...
Kim Jong Un KORE- Koreja e Veriut lëshoi një seri raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi herët kët&...
Gaza GAZA- Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit akuzoi forcat e armatosura të Izraelit të hënën se k...
Foto ilustruese SHBA- Pas një periudhe të gjatë parazgjedhore, sot rreth 150 milionë amerikanë pritet të votojnë&nb...
Foto ilustruese SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shu...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë...
SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump, ka nisur takimin e tij të dytë elektoral në ditën e fundit para zgjedhjeve presidenciale në...
SHBA- Një ditë para hapjes së qendrave të votimit në SHBA, Joe Biden u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të votoj...
Flamujt e BE-së dhe Rusisë RUSI- Komisioni Evropian nuk ka gjasa të paraqesë ndonjë propozim për një paketë të...