Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Riorganizimi i kabinetit të Donald Trump është një lajm i keq për Evropën dhe për këdo që shpreson se SHBA-të do të mbeten të angazhuara në skenën ndërkombëtare. Kjo për shkak se ngritja në detyrë dhe shkarkimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare Mike Waltz nuk është rezultat i “chatgate”, e përdorur si justifikim për ta larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten, por vjen si pasojë e një beteje të brendshme mes izolacionistëve dhe tradicionalistëve dhe fitorja duket se ka qenë në anën e izolacionistëve.
Edhe pse është e vërtetë që Sekretari i Shtetit Marco Rubio, të cilit Trump i ka besuar përkohësisht edhe rolin e Waltz, është historikisht më i afërt me krahun tradicionalist, ai tani është i përqendruar krejtësisht në kandidaturën e tij për president në vitin 2028, duke vënë interesat personale mbi çdo gjë tjetër dhe duke u përafruar me pozicionet e bazës MAGA.
Waltz u shkarkua të enjten nga pozita si arkitekt i politikës ndërkombëtare të Shtëpisë së Bardhë, krahu i djathtë i presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare dhe pika kyçe e komunikimit me Departamentin e Shtetit, të Mbrojtjes dhe Inteligjencës. Për të mos dhënë përshtypjen se ishte hequr qafe, Trump e emëroi ambasador në OKB pozicion që fillimisht ia kishte rezervuar deputetes Elise Stefanik, por u tërhoq nga emërimi i saj për të mos lënë bosh vendin në Kongres, që rrezikonte shumicën e brishtë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në teori, është një ngritje në detyrë, pasi kërkon konfirmimin e Senatit, por në realitet është edhe një rrezik për Waltz, i cili tani do të përballet me seanca dëgjimore ku do të pyetet për “chatgate” skandalin e shpërthyer nga një grup bisedimi në rrjete sociale që ai kishte krijuar, ku për gabim kishte përfshirë edhe drejtuesin e “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg.
Si këshilltar për sigurinë kombëtare, ai kishte përgjegjësinë më të madhe në këtë krizë, sepse ai kishte bërë gabimin fillestar. Megjithatë, skandali shpërtheu për shkak se kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, publikoi në atë chat të pasigurt planet për sulm kundër houthive në Jemen një veprim i papërgjegjshëm.
Prandaj, nëse Waltz është sakrifikuar dhe Sekretari i Mbrojtjes për momentin është kursyer, arsyeja nuk qëndron vetëm te “chatgate”. Kjo përforcohet edhe nga fakti se “pastrimi” përfshiu gjithashtu edhe Alex Wong, zëvendës këshilltar dhe ish-asistent i Mitt Romney dhe senatorit Tom Cotton, i akuzuar për qëndrim shumë të butë ndaj Kinës.
E vërteta është se Waltz ish-deputet i Floridës dhe veteran i Afganistanit ku ka shërbyer me Forcat Speciale të Beretave të Gjelbra është perceptuar prej kohësh si trup i huaj nga izolacionistët e lëvizjes MAGA. Laura Loomer, blogere ekstremiste që ka pasur ndikim të madh te Trump, ishte ndër të parat që hodhi dyshime mbi besnikërinë e tij ndaj presidentit, sepse ai shfaqej si përkrahës i ndërhyrjeve amerikane dhe skeptik ndaj Putinit. Pothuajse një “neokon” i maskuar, në të vërtetë shumë pranë Zelenskyt.
Rubio, për hir të së vërtetës, ka një histori personale më pranë tradicionalistëve të politikës së jashtme, duke nisur që nga trashëgimia e tij kubane. Por ai është përshtatur shpejt me Trump dhe e di që, nëse dëshiron një shans për të qenë pasardhësi i tij në 2028, duhet të mbajë fort bazën MAGA./La Repubblica/
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet nj...
GJERMANI- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypit ka r&e...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e tjera t&e...
SHBA- Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë...
GJERMANI- Një grua 46-vjeçare ka ndërrua jetë pas aksidentit të regjistrua ditën e djeshme në Stuttgart. Një makin&e...
BOLIVI- Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për "trafikim të të miturve" kundër ish-presidentit ...
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr dhe plagosi dy gra të premten në kampusin e një institucioni arsimor privat am...
FRANCË- Një i burgosur 25-vjeçar, i cili u dënua nëntorin e kaluar për grabitje dhe plagosje fatale, u lirua gabimisht të...
GJERMANI- Tre persona u plagosën kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Stuttgart të Gjerma...
IZRAEL- Forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar shtëpi në dy kampe refugjatësh në veri të Bre...