Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

RUSI- Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, i cili u lirua nga një burg rus muajin e kaluar në këmbimin e madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit, thotë se autoritetet në Mongoli duhet “patjetër ta arrestojnë” presidentin Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në shtetin e Azisë lindore.
Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003, për dëbimin dhe dërgimin e jashtëligjshëm të fëmijëve nga pjesë të pushtuara të Ukrainës në Rusi.
Putini mbërriti në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, mbrëmjen e 2 shtatorit, për vizitën e tij të planifikuar, e cila përfshin edhe pjesëmarrjen e tij më 3 shtator në një ceremoni për shënimin e fitoreve në betejat sovjetike dhe mongole në Luftën e Dytë Botërore.
“Sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare Penale, sa i përket Statutit të Romës, sa i përket ligjit ndërkombëtar, Vladimir Putin duhet të arrestohet”, tha Kara-Murza për Current Time më 1 shtator.
“Nëse Mongolia e vlerëson veten shtet ku sundon ligji dhe i cili shpreson të behet pjesë e botës së qytetëruar, atëherë Mongolia duhet patjetër të veprojë” në përputhje me Statutin e Romës që e themeloi GJNP-në.
Ai shtoi se ai dhe politikanët dhe aktivistët e tjerë opozitarë rusë e nënshkruan një peticion online për t’i bërë thirrje autoriteteve mongole ta arrestojnë Putinin.
“Nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar, nuk është çështje e zgjedhjes apo vullnetit – është çështje e detyrimit ligjor”, tha Kara-Murza.
Më 2 shtator, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator.
“Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRW.
Kremlini tha më 30 gusht se nuk “brengoset” për udhëtimin e Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”.
Putini ka ndër mend të marrë pjesë në ngjarje në Mongoli kushtuar 85-vjetorit të fitores së forcave të përbashkëta të armatosura sovjetike dhe mongole kundër trupave japoneze në Betejat e Khalkhin Gol.
Vizita e Putinit në Mongoli do të jetë e para nga ai në një vend i cili e ka nënshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romës prej se GJNP-ja lëshoi urdhërarrest ndaj tij në mars 2023. Në dhjetor 2023, gjykatësi nga Mongolia, Erdenebalsuren Damdin, u emërua gjykatës në GJNP.
Më 30 gusht, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin. Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJNP-së. Sipas Statutit të Romës, secili prej 124 anëtarëve të GJNP-së duhet ta zbatojë fletarrestimin, nëse Putini e viziton territorin e tyre.
Megjithatë, GJNP-ja nuk ka mjete për ta siguruar zbatimin e traktatit dhe varet nga bashkëpunimi i vendeve anëtare për zbatimin e fletarrestimeve./REL
IZRAEL- Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli duhet të qëndrojë i bashkuar si një, pasi përballet me një armik brutal dhe t&e...
MITROVICË- Dy autoblindat e fundit të karabinierëve italianë janë larguar nga Ura e Ibrit, duke mbetur vetëm prania e zakonshme ...
avioni i maduros SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar avionin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro,&...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për reformë gjithëpërfshirëse kushtetuese, duke pohuar se ka ardhu...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Mongoli të hënën vonë, duke shënuar vizitën e tij të parë n&...
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden do të bëjnë fushatë së bashku të hënën në Pensil...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore...
IZRAEL- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael, pasi një rishikimi ...
Aivo Orav KOSOVË- Aivo Orav e ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropia...
JAPONI- Një vajzë 17-vjecare është hedhur nga një lartësi në Japoni, duke lënë të vdekur dhe një kalimt...