Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak lidhur me një video ku kreu i partisë “MeRA25”, Janis Varufakis, pranon se ka përdorur lëndë narkotike, mes tyre edhe ecstasy.
Gjatë hetimit do të shqyrtohet nëse është kryer vepra penale e nxitjes ose reklamimit të përdorimit të drogave, apo ndonjë vepër tjetër penale.
Videoja është dërguar pranë organeve të prokurorisë nga Shërbimi për Luftën Kundër Drogës i Policisë Greke.
Deklaratat e Varufakis u bënë në podcastin “Phasma”, të moderuar nga Gaia Merkouri dhe Dimitris Petrichos, ku ai ka ndarë përvoja personale nga kontakti i tij me substanca narkotike.
Në video, Varufakis thotë se ka provuar ecstasy një herë në jetën e tij dhe se ka përdorur kanabis.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ka marrë pjesë ndonjëherë në festa rave dhe nëse ka provuar substanca, ai u shpreh pa hezitim: “Kam marrë substanca, si mund të mos kisha marrë”.
“Nuk jam si Bill Clinton që tha ‘I don’t inhale’.
Jam paksa i mërzitshëm, për fat të keq. Kam marrë ecstasy një herë dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme, deri pas dy ditësh. Më pas pata një migrenë të tmerrshme, nuk e di çfarë më kishin dhënë.
Ishte në Sidnei dhe e mbaj mend si një moment shumë të rëndësishëm, në vitin 1989. Kërceva për 15-16 orë pa u ndalur, por vuajta për një javë më pas dhe nuk e përdora më kurrë”, rrëfen ai.
Në të njëjtin kontekst, Varufakis thekson se substanca që i është dukur dhe vazhdon t’i duket më e këndshme është kanabisi, duke thënë:
“Për mua, ajo që ishte shumë e këndshme dhe mbetet e tillë, edhe pse tani nuk e gjej më dhe askush nuk ma jep, është bari i thjeshtë”.
“Kur je i dehur nga droga, egoja zmadhohet”
Në një pyetje tjetër, Varufakis u pyet se me kë nga Angela Merkel, Aleksis Tsipras, Adonis Georgiadis dhe Kyriakos Mitsotakis do të pinte një “cigare holandeze”, duke u përgjigjur:
“Me Angelën, çfarë pyetjeje është kjo? Do të doja ta shihja të droguar. Kur je i droguar, egoja jote zmadhohet. E imagjinoni kështu Mitsotakisin? Mendoj se ishte diçka si Android dhe do të doja ta shihja këtë Android të droguar”.
Gjithashtu, Varufakis u pyet nëse do t’i jepte këshilla vajzës së tij për përdorimin e substancave, duke u shprehur:
“Së pari, vajza ime nuk pranon këshilla nga unë. I ka bërë të gjitha dhe nuk ka nevojë për këshillat e mia. Kur prindërit u thonë fëmijëve ‘mos e bëj këtë’, ata do ta bëjnë. Nuk më shqetëson eksperimentimi, më shqetëson varësia”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Janar19:44
SHBA sekuestron anijen cisternë të lidhur me Rusinë/ Reagon ashpër Moska: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja
Rusia ka reaguar pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës, e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si s...
BOTA
7 Janar19:22
Të shtëna fatale të agjentit federal amerikan në Minneapolis pas aksionit të gjerë kundër emigrantëve
Një grua ka vdekur pasi një oficer i zbatimit të ligjit për imigracionin në SHBA qëlloi “të shtëna mbrojtëse&...
BOTA
7 Janar19:12
Ruante Maduron, udhëheqësja e përkohshme e Venezuelës shkarkon gjeneralin
Gjenerali në krye të rojes së nderit presidencial të Venezuelës, Javier Marcano Tábata, është shkarkuar disa ditë...
BOTA
7 Janar19:06
Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke në Selanik, shtyhet gjyqi ndaj shoferit shqiptar
Gjykimi ndaj një 23-vjeçari shqiptar, i përfshirë në një aksident trafiku tragjik në Selanik që përfundoi me vd...
BOTA
7 Janar18:43
Rubio zbulon strategjinë me disa faza të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën
Shtetet e Bashkuara kanë një plan me tre hapa për Venezuelën që do të fillojë me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane ...
BOTA
7 Janar18:38
Mbretëria e Bashkuar ndihmoi SHBA-të për sekuestrimin e anijes së naftës me flamur rus
Ministria britanike e Mbrojtjes (MoD) sapo ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar “mbështetje lehtësuese” për Shtetet e...
BOTA
7 Janar18:27
"Unë i dhashë fund i vetëm 8 luftërave"/ Trump: Pa përfshirjen time, Rusia do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump me anë të një postim në Twitter, përsëriti pretendimet e tij në lidhje me rolin n&e...
BOTA
7 Janar17:49
Takimi me krerët e Bllokut, Ukraina kërkesë për anëtarësim të përshpejtuar në BE
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje aleatëve për garanci të forta sigurie kundër çdo sulmi të ripër...
BOTA
7 Janar17:32
Trump: Pa përfshirjen time, Rusia do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën. Norvegjia vendim të pamend për Nobelin
Në një postim në Twitter, Donald Trump përsëriti pretendimet e tij në lidhje me rolin e tij në funksionimin e NATO-s , duke p...