BOTA

Prapaskenat/ Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 21:55
Prapaskenat/ Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën kur mësuan të hënën informacionin që vinte nga Irani teksa ultimatumi i Donald Trump ndaj Teheranit po i afrohej skadimit. Udhëheqësi suprem fetar i Republikës Islamike, Mojtaba Khamenei u kishte dhënë udhëzime në favor të një armëpushimi negociatorëve iranianë, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit 5 javë e gjysmë më parë.

Prapaskenat e armëpushimit SHBA – Iran zbulohen nga agjencia e njohur Axios, e cila citon tre burime, përfshirë një zyrtar izraelit dhe një zyrtar rajonal.

Teksa presidenti amerikan po kërcënonte të “asgjësonte qytetërimin iranian” dhe forcat ushtarake amerikane ishin në gatishmëri të plotë për të nisur operacione të gjera, sfondi diplomatik ishte shumë intensiv dhe gjithnjë e më shumë i orientuar drejt arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me kalimin e orëve.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, thuhet se ishte “shumë i zemëruar” për planin 10-pikësh të propozuar nga Teherani dhe kishte nxituar të bënte një sërë telefonatash me të gjitha palët. Ai u tha ndërmjetësve se kundërpropozimi iranian ishte “një katastrofë”, tha për Axios një burim me njohuri të drejtpërdrejta të çështjes.

Kjo ishte pikënisja e një dite “kaotike” ndryshimesh, me ndërmjetësues pakistanezë që negocionin plane të reja midis Wittkoff dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Ndërkohë ministrat e jashtëm egjiptianë dhe turq po përpiqeshin të ndihmonin në kapërcimin e boshllëqeve.

Mbrëmjen e së hënës, ndërmjetësit kishin miratimin e SHBA-së për një propozim të përditësuar për një armëpushim 2-javor. Pas kësaj, i takonte djalit të Khameneit, i cili, sipas burimeve, ishte i përfshirë aktivisht në proces dhe pritej të merrte një vendim.

Sipas agjencisë amerikane, përfshirja e udhëheqësit të ri suprem të Iranit ishte domosdoshmërisht sekrete, por edhe intensive. I përballur me kërcënimin aktiv të vrasjes nga Izraeli, Khamenei komunikoi kryesisht nëpërmjet ndërmjetësve që përcillnin mesazhet.

Dy burime e përshkruan direktivën e Khameneit drejtuar negociatorëve të tij për të arritur një marrëveshje derisa “të zgjidhet ngërçi”. Kjo mund të shpjegojë referencën e Trump ndaj “udhëheqjes së re iraniane”.

Burimi rajonal (i cili, sipas raportit, mund të jetë nga Turqia) tha se Abass Aragchi luajti gjithashtu një rol qendror si në menaxhimin e negociatave ashtu edhe në presionin ndaj komandantëve të Gardës Revolucionare për të pranuar një marrëveshje.

Kina gjithashtu po e këshillonte Iranin të kërkonte një dalje, diçka që vetë Trump e pranoi pasi përfundoi marrëveshja.

Në fund të fundit, të gjitha vendimet e rëndësishme u morën nga vetë Khamenei. “Pa dritën e tij jeshile, nuk do të kishte marrëveshje”, – tha burimi rajonal për Axios.

Kështu, teksa informacionet nga Uashingtoni flisnin për një ndërprerje të bisedimeve nga Teherani, në realitet procese intensive ishin duke u zhvilluar për të mbyllur marrëveshjen. Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në komunikim të vazhdueshëm me kryeqytetin amerikan. Izraelitët ishin të shqetësuar se kishin humbur kontrollin e situatës, shton raporti.

Më në fund, rreth orës 7 të mbrëmjes (ora amerikane) të së martës, u bë e qartë se kishte një marrëveshje midis dy palëve (Iranit dhe SHBA-së) për një armëpushim dyjavor. Disa orë më vonë, kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif zbuloi detajet e propozimit për armëpushim, duke u bërë thirrje të dyja palëve ta pranonin atë.

Pastaj Trump menjëherë filloi të merrte telefonata dhe mesazhe nga aleatë agresivë, siç i përshkruan Axios, dhe njerëz të besuar që e nxisnin ta refuzonte atë marrëveshje.
I tillë ishte konfuzioni rreth Trump, sa edhe midis ndihmësve të tij të ngushtë, që kishin folur me presidentin e SHBA-së vetëm 1 ose 2 orë më parë, besonin ende se ai do ta refuzonte ofertën e armëpushimit, por ai e pranoi atë.

Pak para se të publikonte përgjigjen e tij, Trump foli me Netanyahun për të siguruar angazhimin e tij për të respektuar armëpushimin. Pastaj ai foli me feldmarshallin pakistanez, Asim Munir, për të mbyllur marrëveshjen. Forcat amerikane morën urdhër të tërhiqeshin 15 minuta pas postimit në X të Trump.

Araghchi deklaroi më pas se Irani do të respektonte armëpushimin dhe do të hapte Ngushticën e Hormuzit për anijet në rajon “në koordinim me forcat e armatosura të Iranit”.

Gjithashtu, një zyrtar i lartë izraelit i tha Axios se Netanyahu kishte marrë garanci se SHBA-të do të këmbëngulnin në bisedimet e paqes në mënyrë që Irani të hiqte dorë nga materiali i tij bërthamor, të ndalonte pasurimin e uraniumit dhe të braktiste kërcënimin e raketave balistike.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan