Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA - Shtetet e Bashkuara do të emërojnë Kenian si aleatin e tyre të parë strategjik, jo anëtar të NATO-s, në Afrikën Nën Sahariane, njoftoi Shtëpia e Bardhë gjatës vizitë shtetërore të Presidentit të Kenias, William Ruto në Uashington.
Ky hap i rëndësishëm strategjik sinjalizon fillim e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara me Afrikën Lindore në fushën e sigurisë, ndërkohë që forcat amerikane po përgatiten të largohen nga Nigeri, duke lënë pas një vakuum sigurie, të cilin po e mbushin forcat ruse.
Përcaktimi aleat strategjik u jep shteteve që nuk janë anëtare të NATO-s qasje në përparësitë ushtarake dhe financiare që u takojnë anëtarëve të aleancës, por pa qenë pjesë e traktateve të përbashkëta të mbrojtjes që e mbajnë NATO-n të zotuar ndaj sigurisë së anëtarëve të saj. Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve të mërkurën se Presidenti Biden do të njoftojë Kongresin për vendimin e tij, i cili hyn në fuqi pas 30 ditësh.
Sipas zyrtarit, ky hap synon të “avancojë dhe të zyrtarizojë faktin që Kenia është tashmë një partner i yni global.”
Gjatë ditës Presidentët Ruto dhe Biden do të diskutojnë për detajet e planit përmes të cilit Kenia planifikon të dërgojë 1,000 oficerë sigurie në Haiti, një shtet në Karaibe i zhytur në kaos. Nisma, të cilën Shtetet e Bashkuara janë zotuar ta mbështesin me 300 milionë dollarë, po përballet me sfida të shumta politike dhe ligjore. Realizimi i misionit është shtyrë për shkak se bandat e armatosura haitiane morën nën kontroll vendin ndërkohë që udhëheqësi i Haitit, Ariel Henry, ndodhej për vizitë zyrtare në Kenia, në muajin mars. Zoti Henry dha dorëheqjen nga posti i tij në prill dhe nuk është kthyer më në ishull.
Zyrtari amerikan tha se Presidenti Ruto do të takojë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken për të biseduar rreth misionit, por nuk premtoi përparim.
“Bëhet fjalë për një fushë të vazhdueshme bashkëpunimi”, sipas zyrtarit.
Shtëpia e Bardhë të enjten po ashtu shpalosi edhe një seri marrëveshjesh tjera që lidhen me sigurinë, përfshirë mundësi për stërvitje ushtarake, ndihmë për menaxhimin e refugjatëve, investime amerikane në sektorin e sigurisë së Kenias, bashkëpunim në fushën e kundër-terrorizmit, përfshirë një rritje të bashkëpunimit në ndarjen e informacionit dhe marrëveshjen për 16 helikopterë dhe 150 makina të blinduara.
Uashingtoni është zotuar se do të japë miliona dollarë për një sërë përpjekjesh që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë qenësore për zhvillimin. Ato përfshijnë fusha si demokracia, shëndetësia, arsimi, artet dhe kultura, menaxhim të çështjeve klimatike, tregti, teknologji dhe për një çështje që zoti Ruto tha është përparësi e tij: ndihmë për të ristrukturuar borxhin e rëndë që shtetet afrikane i kanë Kinës, huadhënësit më madh në botë.
Por lista e gjatë e zotimeve amerikane nuk përmban projekte për rrugë, ura dhe hekurudha, për të cilat udhëheqësit afrikanë thonë se janë të nevojshme për të përballuar rritjen e madhe të popullsisë. Këto shtete i janë drejtuar Nismës kineze Një Rrugë një Brez, që e rendit kontinentin afrikan si përfituesin më të madh të projektit masiv global me vlerë prej 1 trilionë dollarësh.
Sipas analistëve, në një kohë kur demokracitë e reja të Afrikës kanë filluar të zhvillohen gati një shekull pas daljes nga kolonializmi qëndrimi i Afrikës është që në një botë të karakterizuar nga gara mes shteteve më të fuqishme, ato të jenë diku në mes.
“Shumë zyrtarë amerikanë e konsiderojnë këtë garë ndikimi ndërmjet fuqive të mëdha ku fitorja për njerën është humbje për palën tjetër”, thotë analisti Cameron Hudson nga Programi për Afrikën i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare. “Shtetet afrikane nuk e shohin si të tillë. Ata thonë se mund të përfitojnë nga një partneritet me Kinën në çështjet tregtare, me Rusinë në aspektin e sigurisë dhe me Shtetet e Bashkuara për zhvillimin dhe nuk shohin ndonjë problem me këtë qasje.”
“Dhe përderisa Uashingtoni nuk pajtohet me faktin që këto shtete të kenë partneritet me vendet e tjera, Uashingtoni do ta ketë shumë të vështirë të skicojë një strategji për rrugën përpara në shumë nga këto shtete”, shton ai.
Kjo është hera e parë që një udhëheqës afrikan po zhvillon një vizitë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë në 16 vitet e fundit./VOA
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka ekuivalenc...
VATIKAN- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të vizitës së saj në Selinë e Shenjtë me rastin e manifest...
Jeff Hovenier KOSOVË - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se shteti i tij beson se për Kosovën është u...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Aleksandar Vuçiç pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve t&eu...
SHBA - NASA ka zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën 40 vite dritë larg që mund të jetë një kandidat premt...
SLLOVAKI- Sulmuesi i kryeministrit sllovak, Robert Fico, deklaroi se kishte vepruar për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e qeveris&e...
Partitë politike SHBA - Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane. Zëri i Amerik&eum...
ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se asnjë fluturim në Ruandë nuk do të bëhet përpara&...
RUSI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu...
RUSI- Mediat ruse njoftuan të enjten se Zv/shefi i Shtatmadhorisë Ushtarake Ruse është arrestuar nën akuzat për marrje ryshfet t...