BOTA

Presidenti Biden thirrje për armëpushim ndërsa Izraeli futet më thellë në Rafah

e. d Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 15:58
Presidenti Biden thirrje për armëpushim ndërsa Izraeli futet
foto ilustruese

IZRAEL- Ndërsa forcat izraelite vazhdojnë të depërtojnë më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, Presidenti Joe Biden deklaroi se Hamasi i kishte humbur aftësitë për të kryer një sulm të madh terrorist ndaj Izraelit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara presidenti amerikan gjithashtu i ka dhënë përkrahje asaj që ai e përshkroi si oferta e fundit nga Izraeli për një marrëveshje armëpushimi.

Ushtarët izraelitë depërtuan më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi morën kontrollin e Korridorit Filadelfi, një territor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin.

Gjatë ofensivës janë vrarë edhe civilë ndërsa është zvogëluar dërgimi i ndihmave humanitare.

Një milion njerëz janë larguar nga qyteti, shumica e të cilëve ishin zhvendosur më herët gjatë luftës.

“Ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për një plan armëpushimi në tre faza për të cilin thotë se Izraeli ka rënë dakord.

“Izraeli ka bërë një propozim. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse ata duan vërtet armëpushim”, thotë Presidenti Biden.

Faza e parë do të mundësonte një ndërprerje të përkohshme gjashtë-javore të luftimeve, gjatë së cilës forcat izraelite do të tërhiqeshin nga zonat më shumë të populluara, do të lironin qindra të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të grave, të moshuarve dhe të plagosurve që janë marrë peng nga Hamasi.

Izraeli do të lejonte kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre dhe lejonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare.

Gjatë fazës së dytë, forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht nga Rripi i Gazës, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë. Armëpushimi do të zbatohej edhe nëse bisedimet mund të zvarriteshin në gjashtë javët e para.

Në fazën e tretë dhe të fundit, do të fillonte rindërtimi i Gazës dhe do të ktheheshin eshtrat e të gjitha pengjeve të vdekura.

“Populli i Izraelit duhet ta dijë se mund ta ofrojë këtë pa ndonjë rrezik të mëtejshëm për sigurinë e tyre, sepse ata i kanë dëmtuar rëndë forcat e Hamasit gjatë tetë muajve të fundit”, tha Presidenti Bien.

Ndërsa vazhdojnë bisedimet, udhëheqësi amerikan e cilësoi planin e Izraelit si një “propozim të ri gjithëpërfshirës”, e jo si një armëpushim. Plani megjithatë nuk duket të jetë shumë i ndryshëm nga propozimet e kaluara që Izraeli i ka refuzuar pasi nuk e arrin objektivin e tij të luftës, të shkatërrojë Hamasin.

“Unë nuk jam gati të dorëzohem. Unë nuk jam gati t'i jap fund luftës para se të përmbushen të gjitha objektivat”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, zyra e kryeministrit izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se propozimi i lejon Izraelit të vazhdojë luftën deri në “shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.

Ndërsa Presidenti Biden e sheh marrëveshjen si mundësi historike, detajet janë të paqarta, përfshirë nivelin e pranisë ushtarake izraelite në çdo fazë si dhe kush do të qeverisë Gazën e pasluftës.

“Nëse ekziston një parim i fortë se Hamasi nuk do të jetë autoriteti qeverisës në Gazë pas tërheqjes së Izraelit, nëse ata nuk do të ofrojnë siguri, atëherë kush do e bëjë këtë? Cila do të jetë saktësisht natyra e një autoriteti palestinez pasues?”, thotë Gerald Feierstein, drejtor i programit për Çështjet e Gadishullit Arabik të Institutit të Lindjes së Mesme.

Ndërkaq, Hamasi “e vlerëson pozitivisht” përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Biden, tha organizata që konsiderohet si terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja përmes një deklarate./VOA

lufta ne lindjen e mesme joe biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan