I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, duket se nuk ka gjasa për një zgjidhje diplomatike për luftrat në Ukrainë dhe Gaza. Në këto rrethana, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti Joe Biden, i cili në vitin 2020 bëri fushatë me premtimin për t'u dhënë fund "luftrave të përhershme", po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen e votuesve nga angazhimet amerikane jashtë vendit tek përparësitë e politikës së brendshme.
Izraeli po vazhdon ofensivën ushtarake në Gaza dhe një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve me Hamasin nuk duket realiste, me gjithë përpjekjet intensive diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, pothuajse dy vjet e gjysmë që kur filloi agresioni i Moskës, Ukraina refuzon të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë dhe të heqë dorë nga territori i saj.
“Në dyja rastet, mund të argumentohet se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar pa menduar domosdoshmërisht për pasojat dhe tani gjendemi të përfshirë në të dyja konfliktet pa një rrugëdalje të lehtë. Ky besoj se është problemi për presidentin Biden”, thotë analistja e Qendrës Stimson, Emma Ashford.
Presidenti Joe Biden nuk ka dërguar trupa amerikane në terren në këto luftra.
"Nuk ka ushtarë amerikanë në luftën e Ukrainës. Jam i vendosur që kjo të vazhdojë, por ne qëndrojmë me vendosmëri përkrah Ukrainës", thotë ai.
Ai shënoi një fitore të madhe në politikën e jashtme në prill, me miratimin e një projektligji dypartiak që përfshinte 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe 26 miliardë dollarë për Izraelin. Por që atëherë, presidenti e ka zhvendosur fokusin e mesazheve të tij larg luftrave.
“Nëse Biden fiton një mandat të dytë, do ta bëjë këtë duke u përqendruar tek çështjet e brendshme, jo ato ndërkombëtare. Dhe atij i duhet të fitojë terren në shtetet përcaktuese, i duhet të bëjë fushatë me çështjet me të cilat identifikohen demokratët, si aborti për shembull”, thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.
Javët e fundit, zoti Biden ka intensifikuar fushatën, duke u përqendruar në fjalimet e tij te ekonomia dhe çështje të tjera të brendshme, përfshirë mbrojtjen e të drejtës së abortit, faljen e borxheve për studentët dhe nxitjen e prodhimit.
“Është e qartë që i po përqendrohet në çështjet që beson se janë pikat e tij të forta. Por nuk është në dorën e tij se çfarë ndodh në botë”, thotë Matt Duss, i Qendrës për Politikat Ndërkombëtare.
Por në fund të fundit, janë çështjet e brendshme ato që orientojnë programin e zotit Biden. Sipas një sondazhi të fundit, megjithëse shumë amerikanë janë të pakënaqur me luftërat, ata e shohin inflacionin si çështjen më të rëndësishme me të cilën përballet vendi./VOA
foto ilustruese FRANCË- Një djalë 16 muajsh ka ndërruar jetë në makinën ku u la për orë të t&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme janë rejistruar të shtëna me armë zjarri. M&...
donald trump SHBA- Donald Trump ka folur për gazatarët jashtë sallës së gjyqit penal që po zhvillohet ndaj ish-presidentit am...
foto ilustruese PRISHTINË- Një aksident ka i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë...
KOSOVË- Një vit pas dhunës në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFO...
Memli Krasniqi KOSOVA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të mërkurën se tashmë janë s...
foto ilustruese ISLANDË- Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, duke detyruar evakuimin e banorëve a...
Robert Fico SLLOVAKI- Shërimi i kryeministrit sllovak Robert Fico mësohet se do të jetë "shumë i gjatë". Në li...
SHBA- Me përfundimin e gjyqit për paratë e heshtura, Sky News i ka hedhur një vështrim se çfarë mund të nd...
foto ilustruese AUSTRALI- Drejtuesit e një emisioni radiofonik australian mbetën të tmerruar dhe të shtangur pasi një grua te...