BOTA

Presidenti bullgar jep papritur dorëheqjen, ja çfarë synon

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 19:41
Presidenti bullgar jep papritur dorëheqjen, ja çfarë synon

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Radev - i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 - tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Nëse i pranohet, ai do të zëvendësohet nga nënpresidentja Iliana Iotova deri në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Radev, i cili ka shprehur skepticizëm ndaj hapit të fundit të Bullgarisë për t’iu bashkuar euros dhe ka shfaqur qëndrime miqësore ndaj Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe sërish në vitin 2021. “Sot, për herë të fundit, ju drejtohem si president i Bullgarisë sonë”, tha Radev të hënën në një fjalim televiziv.

Por, dëshirat e tij politike janë rritur dhe ka kohë të gjatë që ai ka përmendur mundësinë e themelimit të partisë.

Vendimi i tij i pritur për të dhënë dorëheqjen vjen mes një krize politike në një kohë kur Bullgaria do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tetë brenda katër vjetëve. Një sërë fituesish zgjedhësh kanë dështuar të arrijnë ta sigurojnë shumicë apo të krijojnë koalicione të qëndrueshme për një qeveri stabile.

Koalicioni i fundit zgjati pothuajse një vit, derisa protestat kundër një buxheti të ri dhe korrupsionit të përhapur e detyruan të japë dorëheqjen në dhjetor.

Zgjedhjet pritet të mbahen në muajt në vijim.

Ndërkohë, Radev, ish-komandant i forcave ajrore, është detyruar vazhdimisht të emërojë qeveri të përkohshme, gjë që ka rritur profilin e tij publik dhe synimet e tij politike, thanë analistë dhe diplomatë perëndimorë. Radev fajësoi "modelin e lig të qeverisjes" dhe oligarkinë për faktin se "bullgarët ndaluan së votuari", "nuk mbështeten te media dhe drejtësia" dhe për "përmbytjen e sheshit" në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin "kuvend" - qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 - vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.

"Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë", shtoi ai. Radev fajësoi "modelin e lig të qeverisjes" dhe oligarkinë për faktin se "bullgarët ndaluan së votuari", "nuk mbështeten te media dhe drejtësia" dhe për "përmbytjen e sheshit" në vitet 2020 dhe 2025. Sipas tij, me të ashtuquajturin "kuvend" - qeveria e GERB dhe PP-DB nga viti 2023 - vija ndarëse midis oligarkisë dhe luftëtarëve kundër korrupsionit u fshi.

"Bullgaria e ka përfunduar procesin e integrimit të saj evropian. Ne tani jemi anëtarë të Shengenit dhe të eurozonës. Pyetja këtu është pse, duke arritur këto qëllime, nuk arritëm edhe kënaqësinë", shtoi ai.

Ai kritikoi gjithashtu deputetët për refuzimin e propozimit të tij për një referendum mbi futjen e euros nga 1 janari 2026.

"Klasa politike e sotme ka tradhtuar shpresat e bullgarëve", shtoi Radev.

"Dy të tretat nuk votojnë më dhe nevojitet një kontratë e re shoqërore. Demokracia jonë nuk do të mbijetojë nëse ua lëmë njerëzve të korruptuar, kompromisuesve dhe ekstremistëve. Kjo varet nga angazhimi personal i secilit prej nesh, dhe besimi juaj më detyron të mbroj shtetësinë, institucionet dhe të ardhmen tonë", shtoi ai.

Artikuj te sugjeruar

BOTA 19 Janar18:54

Vdes stilisti i njohur italian

Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Sipas një dekla...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?