Plagosja e Erion Vishkulit, meret kamerat e Bankës së Shqipërisë/ Nga Italia kërkohet plumbi i gomës
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...

Presidenti amerikan, Donald Trump propozoi që shpenzimet ushtarake të SHBA-së të arrijnë në 1,5 trilionë dollarë në vitin 2027, duke përmendur kohë të trazuara dhe të rrezikshme, sipas AP.
Trump bëri thirrje për këtë rritje të madhe të shpenzimeve vetëm pak ditë pasi urdhëroi një operacion ushtarak amerikan për kapjen e udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro dhe nxjerrjen e tij nga vendi për t’u përballur me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.
Forcat amerikane vazhdojnë të grumbullohen në Detin e Karaibeve.
Buxheti ushtarak për vitin 2026 është parashikuar në 901 miliardë dollarë.
Ditët e fundit, Trump ka bërë thirrje gjithashtu për marrjen nën kontroll të territorit danez të Groenlandës për arsye të sigurisë kombëtare dhe ka sugjeruar se është i hapur për kryerjen e operacioneve ushtarake në Kolumbi.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar në mënyrë kërcënuese se kundërshtarja e vjetër Kuba është në telashe.
”Kjo do të na lejojë të ndërtojmë Ushtrinë e Ëndrrave që prej kohësh e kemi merituar dhe, më e rëndësishmja, që do të na mbajë të SIGURT dhe TË MBROJTUR, pavarësisht nga kundërshtari”, shkroi Trump në një postim në Truth Social duke njoftuar propozimin e tij.
Trump tha se ndihet i qetë për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë për shkak të të ardhurave të shtuara që, sipas tij, administrata e tij ka krijuar përmes tarifave të vendosura ndaj miqve dhe kundërshtarëve në mbarë botën që nga rikthimi i tij në detyrë.
Qeveria amerikane mblodhi të ardhura bruto prej 288,5 miliardë dollarësh vitin e kaluar nga tarifat dhe taksat e tjera mbi akcizat, nga 98,3 miliardë dollarë në vitin 2024.
Kjo përbën një rritje domethënëse të të ardhurave nga taksimi i importeve. Por, ajo nuk mjafton për të mbuluar premtimet e ndryshme të bëra nga Trump, i cili ka deklaruar se tarifat mund të mbulojnë gjithashtu dividentë për taksapaguesit, të shlyejnë borxhin kombëtar dhe, tani, të financojnë rritjen e shpenzimeve ushtarake.
Ndërkohë, Trump të mërkurën kërcënoi gjithashtu se do të ndërpresë blerjet e Pentagonit nga ”Raytheon”, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes në SHBA, nëse kompania nuk i jep fund praktikës së riblerjes së aksioneve dhe nuk investon më shumë nga fitimet në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve.
Trazirat në Iran po vazhdojnë me intensitet të pandërprerë për të 12-tën ditë radhazi, ndërsa protesta masiv...
Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se gjatë një sherri në një l...
Roja bregdetare amerikane e ndaloi dhe e kapi cisternën e naftës Marinera, dikur e njohur si Bella 1 – në Atlantikun e Veriut më 7 j...
Një hetim gjyqësor ka zbuluar se një gabim i rëndë policor bëri që familja e gabuar të njoftohej për vdekjen e dj...
Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stambollin, duke shkaktuar kaos dhe panik te qytetarët. Sipas r...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se dokumenti që përcakton garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrain&eum...
Më shumë se një milion familje në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainën qendrore janë pa ujë dhe energji elektrike pa...
Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. R...
Kai Trump, mbesa 18 vjeçare e Donald Trumpit, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjes në podcastin “Impaulsive” t&...
Pasi me sa duket e ka shteruar rrugën e bisedimeve, Trump i ka dhënë “dritën jeshile” sanksioneve më të ashpra kund&...