Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Dy prindër: një nënë që u bë prostitutë për të gjetur vrasësin e vajzës së saj, dhe një baba që u shndërrua në detektiv për të zbuluar vrasësit e vajzës së tij, duke zbuluar në fund se ata ishin vetë gruaja dhe vajza tjetër e tij. Dy histori tronditëse për atë se deri ku mund të arrijë dëshpërimi i prindërve për të vënë drejtësi për fëmijën e tyre.
Rasti Photiadou
Rasti i Eleni Fotiadou dhe vajzës së saj Eva është një nga historitë më prekëse të hakmarrjes në historinë moderne gjyqësore greke. Ishte qershori i vitit 1998 kur një vajzë 19-vjeçare, Eva Fotiadou, u gjet e vdekur në një bllok apartamentesh në ndërtim e sipër në Selanik. Mjeku ligjor që kreu autopsinë ia atribuoi vdekjen e saj përdorimit të heroinës dhe çështja u mbyll nga autoritetet. Megjithatë, nëna e saj, Eleni, ishte e sigurt që në fillim se ishte vrasje. Me vetëmohim dhe këmbëngulje, ajo filloi një betejë të pathënë për drejtësi, madje duke e vënë veten në rrezik.

Për të vërtetuar të vërtetën rreth vdekjes së vajzës së saj , Eleni Fotiadou filloi të hiqej si prostitutë dhe të vizitonte vendet ku mblidheshin të varur nga droga, duke regjistruar me kasetofon çdo informacion që mund ta zgjidhte çështjen. Ajo nuk hezitoi të hynte edhe në një lidhje romantike me një nga personat e përfshirë për të dalë në të vërtetën.
Me provat që mblodhi dhe ia paraqiti autoriteteve të prokurorisë, nëna e Evës 19-vjeçare arriti të nxirrte në gjyq individë, përfshirë përdhunuesit dhe vrasësit e vajzës së saj. Procesi ligjor ishte i vështirë me mohime dhe dyshime fillestare, por vendosmëria e nënës në fund u vërtetua. Sipas hetimit të nënës, në qershor të vitit 1998, një trafikant droge iu afrua vajzës së saj, e cila po argëtohej në një vend në Stavroupoli.

Ai flirtoi me të dhe e bindi ta ndiqte në apartamentin e tij. Atje, së bashku me disa persona të tjerë, e përdhunuan, e rrahën barbarisht, e grabitën dhe, kur zbuluan se vajza ishte pa ndjenja, i injektuan heroinë dhe e braktisën në një pallat në ndërtim e sipër. Nëna i denoncoi personat që morën pjesë në vrasjen e fëmijës së saj dhe i çoi ata te prokurori, ku ia dha të drejtën shpirtit të vajzës së saj. "Tani mendoj se shpirti i fëmijës tim është pushuar. Jeta ime u ndal më 12 qershor. Atëherë ma sollën fëmijën të vdekur. Por më duhej të luftoja. Ta bëja për Evën dhe motrën e saj, të cilën e rrita me shumë përpjekje. Pështyva gjak derisa mblodha provat, por isha betuar se vrasësi i fëmijës tim do të paguante", kishte thënë Eleni Fotiadou në deklaratat e saj në atë kohë.
Rasti i Faye Bakoyorgos
Në fillim të tetorit 2021, babai i Faye Bakoyorgou, duke marrë rolin e hetuesit, gjeti "apartamentin e ferrit" ku vajza e tij po abuzohej sistematikisht. Përmes hetimit të tij, ai zbuloi se gruaja e tij ishte nxitësja dhe vrasësja e vajzës së tij, ndërsa vetë nëna e Faye dhe pronarja e apartamentit ishin të përfshirë në rrjete trafikimi dhe aktivitete kriminale. Faye ishte nënë e tre fëmijëve dhe u gjet e vdekur në tetor 2021 në Patisia. Pas vdekjes së saj, trupi i saj qëndroi në frigoriferin e spitalit për një muaj të tërë, përpara se të varrosej përfundimisht si një person i panjohur, shkruan Protothema.

Faye fatkeqe ishte gjetur e vdekur e mbështjellë me një batanije në një rrugë në zonë. Hetimet e kryera nga babai i saj zbuluan se Faye vuante dhunë dhe sjellje abuzive nga familja e saj me dëshmi për rrahje dhe shfrytëzim, ndërsa fëmijët e saj të mitur u përballën gjithashtu me abuzim. Në deklaratat e tij të fundit, Nikos Bakoyorgos, me një dhembje zemre për fëmijën e tij të pafat që kishte rënë në kthetrat e njerëzve që e abuzonin dhe fitonin para duke e futur në prostitucion, deklaroi se ndihej i justifikuar për veprimet e tij. Ai arriti të zbulonte vrasësen e fëmijës së tij, e cila ishte nëna e saj. /PiranjatNews/
Vjedhja spektakolare e bizhuterive historike të Napoleon Bonapartit nga Muzeu i Luvrit në Paris do të kthehet në një film hollivudian, ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si “liderët dhe aleatët e më...
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë deklarata të forta lidhur me një skenar që sipas tij synonte destabi...
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka deklaruar se Moska disponon informacione sipas të cilave Ukraina po planifikon të l&eum...
Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision, Antigoni, është shfaqur e prekur nga emocionet pas përfundimit të konkurrimit, pasi nuk...
Elon Musk ka humbur betejën gjyqësore kundër Sam Altman lidhur me të ardhmen dhe transformimin e OpenAI. Juria rrëzoi padinë e Mus...
Prokuroria e Romës kërkon burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i cili goditi për vdekje ish-të dashurën e t...
Gjykatësi në Martorell, i cili po heton vdekjen e themeluesit të Mango, Isaac Antic, urdhëroi sot ndalimin e përkohshëm të dj...
Rreth 200 ushtarë rusë janë trajnuar fshehurazi në Kinë gjatë fundit të vitit 2025 dhe një pjesë e tyre janë r...
Autori i ngjarjes së rëndë që tronditi Turqinë një ditë më parë, ku humbën jetën gjashtë persona dhe...