BOTA

Prokuroria serbe për Kosovën pa "peshë të madhe juridike"

n.f Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 16:17
Prokuroria serbe për Kosovën pa "peshë të madhe
Vucic

SERBI- Beogradi zyrtar njoftoi se do të krijojë prokurorinë speciale për territorin e Kosovës, si një masë për mbrojtjen e "interesave jetike kombëtare të popullit serb" në Kosovë. Është paralajmëruar të jetë si një prokurori për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës, rrezikimin e integritetit trupor dhe dinjitetit të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.

Kjo masë është shpallur krahas një sërë stimujsh financiarë për serbët e Kosovës dhe kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të saj dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Politologu Ognjen Gogiq njoftimin për prokurorinë për Kosovën e sheh si një nevojë për të balancuar masat e ndërmarra, të cilat i vlerëson kryesisht si financiare.

"Bëhet fjalë kryesisht për fuqizimin financiar të serbëve në Kosovë. Më duket se ishte e nevojshme që kjo të balancohej, që të tregojë se këto masa kanë disa dhëmbë, që mund të jenë edhe pak më të ashpra", thotë ai.

"Duam të dimë përgjegjësinë e çdo personi që ushtron dhunë ndaj serbëve, ndaj pronës serbe", tha kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, më 14 shtator pas një mbledhjeje të Qeverisë.

Ai tha se prokuroria speciale do të ndjekë penalisht të gjithë autorët e veprave penale të lidhura me atë që po ndodh në Kosovë. Në atë mbledhje, Qeveria e Serbisë i urdhëroi ministritë që të nisin aktivitetet për zbatimin e masave për "mbrojtjen ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, si dhe të interesave kombëtare të Serbisë".

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paraqitur një sërë masash për Kosovën, tha se prokuroria speciale dhe dhomat gjyqësore të veçanta do të "ndjekin të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullsisë serbe" në Kosovë.

"Prokuroria do të ketë detyrë të veçantë për të hetuar dhe ndjekur veprat kriminale dhe të paligjshme të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë", shtoi ai.

Sipas tij, kjo masë nuk do të zgjasë "përjetësisht," por vetëm deri në vendosjen dhe respektimin e normave të dakorduara dhe të nënshkruara në Bruksel, duke respektuar Marrëveshjen e Brukselit.

Është paralajmëruar që ligji për organizimin e kompetencave të organeve të drejtësisë të Serbisë për territorin e Kosovës do të miratohet në Kuvendin e Serbisë brenda 45 ditësh. Më shumë detaje se si do të zbatohet kjo masë nuk janë dhënë nga asnjë përfaqësues i lartë shtetëror i Serbisë. Nuk dihet pra, se ku do të jenë selitë e atyre institucioneve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it se si do të definohen prokuroria dhe dhomat e veçanta gjyqësore për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.

Bogolub Millosavleviq, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se ideja është "popullore" në kuptimin që tregon se Serbia kujdeset për qytetarët e saj në Kosovë, të cilët janë të ekspozuar ndaj veprave të rënda kundër sigurisë. Megjithatë, ai thekson se e gjithë kjo nuk duket të jetë efektive dhe nuk ka shumë kuptim ligjor.

Ai thekson se krijimi i prokurorisë dhe dhomave të veçanta gjyqësore të paralajmëruara nënkupton që ato të mund të gjykojnë në mënyrë efektive personat që janë në juridiksionin e tyre.

"Gjykimi i personave në mungesë nuk është një masë që në të drejtën penale dhe sistemin bashkëkohor të drejtësisë paraqet një zgjidhje të pranueshme", thotë ai.

Në Serbi ekzistojnë tri prokurori të posaçme dhe tri dhoma gjyqësore për vepra të caktuara penale të një rëndësie të veçantë.

Këto janë krimet e luftës, krimi i organizuar dhe krimi i lartë teknologjik.

"Kur thuhet se po krijohen prokurori dhe dhoma gjyqësore të veçanta, kjo do të thotë që shteti po i kushton vëmendje të veçantë një lloji të caktuar veprash penale", thotë Millosavleviq.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se njoftimi i presidentit serb është për përdorim të brendshëm në Serbi. Ai konsideron se njoftimi për krijimin e prokurorisë për Kosovën është në kundërshtim me kërkesën tjetër të Vuçiçit – që prokurorët dhe gjyqtarët serbë të kthehen në vendet e tyre të punës në Kosovë.

"Për më tepër, një qasje e tillë është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës", thekson Miftaraj.

Miftaraj beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejonte një qasje të tillë. Politologu Ognjen Gogiq vlerëson se masa për krijimin e prokurorisë për Kosovën mund të lidhet me aktakuzën e fundit kundër Millan Radoiçiqit dhe 45 personave të tjerë për rastin Banjska.

Gjithashtu e sheh si një përgjigje ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, përfshirë ata të dyshuar për krime lufte, duke vlerësuar se tani të dyja palët do t’i përdorin më shumë sistemet e tyre gjyqësore. Krijimin e prokurorisë së veçantë për Kosovën, Gogiq e sheh si një hap prapa në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Vendosja e kësaj mase do të nënkuptonte që po shkojmë drejt një konfrontimi në vend të një marrëveshjeje për zgjidhjen e problemeve", thotë ai.

Ai, gjithashtu, mendon se kjo masë ka për qëllim ta "frikësojë ose detyrojë palën kosovare të heqë dorë nga disa gjëra, pasi një numër i madh i qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve mbështeten te Serbia për transportin drejt Evropës Qendrore".

Zyrtarët në Prishtinë nuk e kanë komentuar ende njoftimin e Beogradit për krijimin e prokurorisë dhe dhomave gjyqësore për vepra penale në Kosovë. Por, për kërkesat e shprehura nga presidenti serb ata thanë se janë të papranueshme dhe pjesë e një "fushate agresive për konflikte të reja".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 13 shtator paraqiti disa masa dhe kërkesa, përfshirë atë që anëtarët e komunitetit serb të kthehen në institucionet që braktisën në nëntor të vitit 2022. Ai, gjithashtu, kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës, ku aktualisht janë kryetarë shqiptarë, pasi serbët i bojkotuan zgjedhjet e fundit në këto katër komuna./ REL

serbia kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan