Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Një propozim i deputetit socialist Klevis Xhoxhi në Kuvend, kërkon disa ndryshime në strukturën e një prej drejtorive më të rëndësishme në vend, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, DPPP. Fillimisht, në propozimin e prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, kërkohet ndryshimi i përcaktimit të këtij institucionit nga “drejtori” dhe “agjenci” me emrin e plotë, Agjencia e Inteligjencës Financiare, për ta bërë kështu sipas deputetit propozues, më moderne, më të shkurtër dhe të koordinuar me autoritetet ndërkombëtare.
Por pika më e rëndësishme është ajo që kërkon që kjo drejtori të shkëputet nga administrata publike dhe të dalë nga statusi i nëpunësit civil, që sipas përfaqësuesve në komisionin e Ekonomisë, e pengon të ketë një staf të kualifikuar dhe eficient, një numër më të madh punonjësish dhe paga më të larta.
Po ashtu kërkohet edhe që agjencia të ketë akses të pakufizuar në informacione dhe të vetë administrojë sistemet informative.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ky propozim nuk do të sjellë asnjë të mirë në luftën kundër pastrimit të parave, sepse nuk është problemi tek emri por tek struktura.
“Ka nevojë për reformë tërësore se si funksionon institucioni. Ndryshimi i emrit nga drejtori në agjenci nuk na jep zgjidhje të reja. Nuk ndryshon faktin që drejtoria duhet të ketë një rol gjithëpërfshirës e një sjellje tjetër. Edhe pse kemi miratuar ligje për pastrimin e parave jemi ende në listën gri të pastrimit të parave. Duhet parë me kujdes si funksionon. Nuk ka çaluar tek emri. Kjo drejtori nuk komunikon dot me drejtorinë e Tatimeve. Hajdeni bëhemi bashkë për të ndryshuar si funksionon institucioni. Pastrimi i parave është problem real. Këtë e mbështesim!”, përfundoi Tabaku.
Deputeti i PD, Edmond Spaho përmendi se disa banka tregtare në vend kanë dorë në skemën e pastrimit të parave.
“Nuk po akuzoj sistemin bankar por ka banka të caktuara që janë të përziera në këtë punë. Unë nuk po bëj betejë politike por po i referohem fakteve. A jemi në listën gri të pastrimit të parave? Po jemi. Ka pasur probleme por ne nuk po i zgjidhim sepse ndërtimi është fushë ku pastrohen para gjerësisht, pse, se s’ka rregullaNë cilin vend të botës ndodh që të marrësh leje ndërtimi se i kam paratë vetë. Një vend që është në listën gri nuk hap lojërat e fatit sepse atje pastrohen para. Një vend në listën gri nuk bën amnisti fiskale. Ju këtë keni të keqe se ju krahasoni veten tuaj me Anglinë, me ShBA-në, me Gjermaninë por ju s’keni asnjë institucion që të kontrollojë sepse jeni të kalbur. Unë nuk e kam me deputetin, e kam me kryeministrin dhe kjo është një iniciativë e tij për të marrë institucionin në kontroll. Ju po transformoni fjalët e mia, nuk thashë sistemi bankar, por në Shqipëri ka banka që janë të përfshira në pastrimin e parave. Dhe ia aludova mjaft qartë zonjës se për kë bankë e kam fjalën dhe ajo e di shumë mirë se ka qenë minisitre Financash (referuar deputetes Anila Denaj). Janë përzier lart fare gjërat”, tha Spaho.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e shndërrojnë Tajvanin në një “fuçi baruti”, pa...
Kina ia ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha një zëdhënëse...
Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendos...
Pas akuzës së Presidentit ukrainas Zelenskyy se forcat ruse kishin vendosur eksplozivë në çatinë e uzinës bërthamore...
Me kundërshtime nisi dhe ashtu përfundoi. Pas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për përfundimin e B...
Influencueri kontrovers britanik, Andrew Tate, është akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani. Ai së bashku m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Dy vëllezër kanë humbur jetën në të njëjtën ditë n...
Më shumë se 30 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u plagosën më 4 korrik në një sulm rus në qyt...
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar...
Të martën, krerët e institucioneve evropiane kanë ripërsëritur domosdoshmërinë për qetësimin e situatës...