Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues/ Raportohen probleme në disa vende
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...

Kryeministri Albin Kurti ka folur dje lidhur me idenë e paraqitur nga homologu i tij, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, krejt çfarë duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.
Ideja e Ramës për një konferencë të tillë është përkrahur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, ka thënë Michel para nisjes së Samitit të BE’së derisa ka qenë i shoqëruar me Sekretarin e NATO’s Jens Stoltenberg.
“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit”-ka shtuar Michel.
Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE’së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.
Këtë e ka konfirmuar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi Miroslav.
“Është nismë e Edi Ramës. Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje.
Ky është propozimi me të cilin ai erdhi. Jemi në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane. Por sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut” ka thënë Lajçak.
Rama ka propozuar një konferencë “normalizimi” ku kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet.
“Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramlizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshilleku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë.
Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë. I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, pohoi më herët Rama.
Bashkimi Evropian mund të nisë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në dhjetor, me kusht që vendi të përmb...
Rreth 15 pasagjerë u plagosën pasi autobusi i tyre u përmbys në një autostradë në jug të Kilit në të një...
Gjithçka është e re në Spanjë: vetëm tri javë pas marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-s&eu...
Kanë filluar të shfaqen konturet e një Europe të re, për shkak të luftës mizore të Rusisë kundër Ukrainë...
Marina meksikane bllokoi në det të hapur një nëndetëse që përmbante mbi 3.5 ton drogë, që besohet të jet&eum...
Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar vendet baltike. Gjat&...
Hungaria kundërshton planin e Komisionit Evropian për t’i dhënë më shumë para Ukrainës dhe Budapesti nuk ësht&eu...
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut...
Polonia ka arrestuar një lojtar rus të hokejit i cili dyshohet se ka spiunuar për Moskën gjatë kohës që ka luajtur për...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si “të panevojshme” mas...