Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

IZRAEL- Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në Jerusalem të hënën për të protestuar kundër politikave të luftës në Gazë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Protesta filloi përballë Knesset-it, parlamentit të Izraelit dhe më pas vazhdoi tek rezidenca private e Kryeministrit Netanyahu. Protestuesit kërkuan që qeveria të negociojë me Hamasin për rikthimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi militant palestinez, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ thotë se disa nga protestuesit u shkëputën nga turma dhe bënë përpjekje të kalonin përtej barrikadave të policisë. Forcat e sigurisë arritën t'i zmbrapsin protestuesit, duke përdorur edhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Protestat u mbajtën disa orë pasi zoti Netanyahu shpërndau kabinetin e tij të luftës, një vendim që pritej pasi Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, dy ish-gjeneralë dhe politikanë të qendrës, dhanë dorëheqjen javën e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin mbi drejtimin e luftës.
Gantz iu bashkua qeverisë së unitetit të Kryeministrit Netanyahu në tetor në fillim të luftës dhe kërkoi formimin e kabinetit të luftës.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se shpërbërja e kabinetit të luftës ishte një çështje “e brendshme” e qeverisë së Izraelit dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me zotin Netanyahu.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller u tha gazetarëve gjatë një konference se nuk i takon Uashingtonit të vendosë se kush duhet të jetë në qeverinë e Izraelit.
Megjithatë, zoti Miller shtoi se Shtetet e Bashkuara do të shprehin publikisht mosmarrëveshjet mbi politikat “që ne mendojmë se janë joproduktive, jo vetëm për gjendjen e popullit palestinez, por edhe për sigurinë e Izraelit”.
Ndërkaq, një “ndërprerje taktike” 11-orëshe, gjatë ditës, në operacionet ushtarake izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës hyri në fuqi të hënën.
Izraeli tha se ndërprerja e ofensivës në Gazën jugore do të vazhdojë deri në një vendim tjetër dhe se do të lejojë kamionët me ndihma humanitare të arrijnë në vendkalimin Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli. Kjo është pika kryesore për hyrjen e ndihmave. Më pas kamionët do të mund të udhëtojnë në një autostradë aty pranë për të ofruar ushqime dhe furnizime mjekësore të nevojshme në pjesë të tjera të Gazës.
“Ndërprerja taktike” e ofensivës, e shpallur nga ushtria izraelite, vlen për rreth 12 kilometra rrugë në zonën e Rafahut. Por, kjo ndërprerje është shumë larg një armëpushimi të plotë që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po bëjnë trysni që të pranohet nga Izraeli dhe Hamasi. Armëpushimi i propozuar do të ndalonte luftimet në të gjithë Gazën për gjashtë javë dhe bën thirrje për lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.
Momentalisht nuk ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e ngecura për armëpushim.
Ndalimi i kufizuar i luftimeve, nëse vazhdon, mund të ndihmojë në plotësimin e disa prej nevojave të palestinezëve që janë shtuar edhe më shumë javët e fundit ndërsa Izraeli bënte ofensivën ushtarake në Rafah.
Izraeli tha se rruga ku janë ndalur përkohësisht luftimet do të rriste fluksin e ndihmave në pjesë të tjera të Gazës, përfshirë Khan Younisin, kampin e improvizuar të të zhvendosurve ‘Muwasi’ dhe Gazën qendrore. Në pjesën veriore të Gazës, që është goditur rëndë nga lufta tashmë në muajin e saj të nëntë, kanë hyrë mallrat nga një vendkalim në veri.
Nga 6 maji deri më 6 qershor, OKB-ja merrte mesatarisht 68 kamionë ndihma në ditë, sipas shifrave të zyrës për çështjet humanitare të OKB-së. Në muajin prill hynin 168 kamionë në ditë, shifra këto shumë më të vogla se ajo prej 500 kamionëve në ditë që organizatat humanitare thonë se janë të nevojshme.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, përshëndeti njoftimin e Izraelit dhe tha se shpresonte që “ndërprerja taktike” e luftimeve do të çonte në “masa të mëtejshme konkrete nga Izraeli për të trajtuar çështjet e mëparshme humanitare në Gazë”.
Por ndërprerja e kufizuar e luftimeve u sulmua nga ultra-nacionalistët në qeverinë e zotit Netanyahu, të cilët kundërshtojnë ndalimin e luftës.
Ushtria tha se luftimet nuk janë duke u ndalur në pjesën tjetër të Gazës jugore. Hamasi vrau 1200 persona gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael dhe mori 250 pengje, thonë autoritetet izraelite. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, thonë se më shumë se 37,000 palestinezë janë vrarë në luftë, shifër kjo që përfshin civilë dhe luftëtarë.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Departamentin e Shtetit, Nike Ching dhe korrespondentja në OKB Margaret Besheer kontribuan për këtë artikull. Disa materiale u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Reuters’ dhe ‘Agence France-Presse’./VOA
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të martën se mbështetja e Kinës për industri...
IRAN- Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 120 të tjerë u plagosën në një tërmet me mag...
KOSOVË- Kryeministri i kosovës Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili nd...
KOSOVË- Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë n&eum...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për...
Monoliti SHBA- Një monolit misterioz është shfaqur në shkretëtirën e Nevadës gjatë fundjavës, duke ndezu...
ITALI- Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë italiane. Bëhet me dije se 42-vjeçari shqiptarë u arrestua d...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh...
SUEDI- Rreth 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë marrë pjesë këtë muaj në stërvitjet ushtarake në rajonin e D...
KOREJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi Korenë e Veriut për mbështetjen që i ka dhënë ndërhyrjes ushtarak...