Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TURQI - Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade.
Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.
“Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglut.
“Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet”, thuhej në letër.
Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion.
Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.
Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit.
Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.
Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën "Liri për Imamoglu", të organizuar nga CHP-ja.
Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës.
“Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.
Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglut dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.
Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.
Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit.
Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur protestat "shfaqje", ka paralajmëruar pasoja ligjore dhe ka bërë thirrje që CHP-ja të ndalet "së provokuari" qytetarët.
Që nga arrestimi i Imamoglut, tregjet financiare turke kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke detyruar Bankën Qendrore të përdorë rezervat për të mbështetur lirën. Kjo krizë ka shkaktuar shqetësime edhe në sektorin privat.
Qeveria ka deklaruar se ndikimi do të jetë i kufizuar dhe i përkohshëm. Banka Qendrore tha se dinamika kryesore e ekonomisë mbetet e paprekur, por është e gatshme të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme./REL
SHBA- Një gjykatës federal ka bllokuar përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar funksionimin e transmetuesit ndërkom...
STAMBOLL- Një demonstratë e madhe e organizuar nga partia kryesore opozitare në Turqi po zhvillohet mesditën e së...
TIRANË- Kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fiter Bajramit. Kreu i KMSH-së në...
SERBI- Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit e ka shtyrë futjen në fuqi t&e...
BOSNJE HERCEGOVINË- Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Bosnje e Hercegovin&...
KOSOVË- Një person është qëlluar më thikë nga dy persona të panjohur gjatë natës së kaluar në or&e...
AZIA- Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar është rritur në më shumë se 1.000 t&...
KINË- Tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin u ndje edhe në vende të tjera si Kina dhe Tajlanda. Në ...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij rus Vladimir Putin se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Rusisë ësht&e...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të hënën se gjërat do të bëheshin "keq" n&eu...