Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se sh...
Prej afro 7 orësh, pasagjerë, kamionë dhe automjete janë bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Trageti mbërriti ...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se k&eu...
Përshkallëzohet ndjeshëm konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Teherani pretendon se ka ndërmarrë sulme nd...
Administrata Doganore e Portit të Durrësit ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara g...
Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në...
Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të ...
Ilir Selmanaj, një nga personat e akuzuar për përfshirje në çështjen e bujshme të vrasjes së ish-oficerit të Po...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...

Në Dresden, në lindje të Gjermanisë, në fund të vitit të kaluar, makina e fundit doli nga linja e prodhimit në fabrikën “Transparent Factory” të Volkswagen, e ndërtuar dikur për të simbolizuar kulmin e fuqisë industriale evropiane. Ndërkohë, mijëra kilometra më larg, në Spartanburg të Karolinës së Jugut, BMW operon fabrikën e saj më të madhe në botë.
Kontrasti mes këtyre dy fabrikave ndihmon në shpjegimin e një pyetjeje që ekonomistët kanë debatuar prej kohësh: pse ekonomia amerikane ka vazhduar të tejkalojë shumë ekonomi të tjera të zhvilluara, pavarësisht se është përballur me të njëjtat goditje globale?
Gjatë viteve të fundit, pjesa më e madhe e botës së zhvilluar është përballur me një sërë krizash. Tarifat e gjera tregtare të vendosura nga Donald Trump kanë tronditur tregtinë globale. Deportimet masive kanë ndryshuar tregjet e punës, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë luhatje të forta të çmimeve të naftës.
Shumë ekonomistë prisnin që këto zhvillime të rëndonin ndjeshëm mbi ekonominë amerikane. Megjithatë, ekonomia e SHBA-së ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme. Inflacioni ka mbetur i lartë në periudha të caktuara, por skenari i frikshëm i kombinimit të rritjes së dobët ekonomike me inflacion të lartë nuk është materializuar.
Joe Brusuelas, ekonomist kryesor në RSM, argumenton se lufta tregtare u shndërrua në provën më të mirë të qëndrueshmërisë së ekonomisë amerikane.
“Gabimet që administrata Trump i ka shkaktuar SHBA-së në lidhje me tregtinë dhe emigracionin janë ndoshta shembulli më i mirë i dinamizmit të ekonomisë amerikane,” thotë ai.
Sipas Brusuelas, përballë rritjes së kostove për komponentët e importuar, kompanitë amerikane nuk pranuan thjesht të fitonin më pak, por rritën investimet.
“Investimet kapitale aktualisht përbëjnë 13.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-së. Në kushtet e goditjeve që ekonomia po përballon, kjo shifër duhej të ishte në rënie, por nuk është,” shprehet ai.
Një pjesë e madhe e këtyre sfidave është kompensuar nga rritja e produktivitetit, ndërsa ekonomia amerikane ka vazhduar të zgjerohet me një ritëm vjetor prej rreth 2%.
Edhe tregjet energjetike japin një tjetër shpjegim. Lufta në Lindjen e Mesme ka shtyrë çmimet e naftës në rritje, një zhvillim që historikisht do të përbënte një kërcënim serioz për ekonominë amerikane. Megjithatë, revolucioni i naftës dhe gazit argjilor (shale) ka ndryshuar rrënjësisht varësinë e SHBA-së nga goditjet energjetike.
Gjatë dy dekadave të fundit, SHBA është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë, ndërsa bizneset kanë ulur gradualisht varësinë nga produktet e naftës.
“Zhvillimi i teknologjisë së frakturimit hidraulik (fracking) në SHBA që nga fillimi i viteve 2000, së bashku me përdorimin e burimeve alternative të energjisë, ka bërë që pesha e naftës në ekonominë amerikane të bjerë me gjysmën krahasuar me 50 vite më parë,” shpjegon Brusuelas.
Dallimi me Evropën është i dukshëm. Ndërsa SHBA ka zgjedhur fleksibilitetin, duke lejuar që tregu të përcaktojë çmimet dhe duke investuar në prodhimin vendas të energjisë, Evropa është mbështetur në kontrata afatgjata dhe rrjete të ndërlidhura furnizimi për të garantuar sigurinë energjetike. Kjo strategji i la shumë vende evropiane të ekspozuara kur furnizimet me gaz rus u ndërprenë pas pushtimit të Ukrainës. Sipas ekspertëve, tensionet aktuale në Lindjen e Mesme tregojnë se kjo dobësi vazhdon të ekzistojë.
Rebecca Christie, studiuese e lartë në institutin Bruegel në Bruksel, beson se dallimi nuk lidhet vetëm me politikat ekonomike, por edhe me kulturën ndaj rrezikut.
“Amerikanët janë shumë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe ndihen më komodë të marrin rreziqe afatshkurtra për të siguruar përfitime afatgjata. Evropa, si kulturë, është më e kujdesshme ndaj rrezikut,” thotë ajo.
Ajo tregon se në një aktivitet ku mori pjesë, vetë komisioneri evropian për shërbimet financiare pranoi se në Evropë flitet shumë pak për rrezikun që sjell mosmarrja e rrezikut.
Edhe mënyra se si financohen bizneset dhe organizohen sistemet e pensioneve pasqyron këtë ndryshim. Në shumë vende evropiane, kompanitë varen kryesisht nga kreditë bankare, ndërsa pensionet lidhen me kontrata sigurimesh që kufizojnë si humbjet, ashtu edhe fitimet.
“Nëse financohesh me kredi bankare, nuk ke të njëjtën fleksibilitet si kur mbledh kapital përmes shitjes së aksioneve ose investitorëve privatë,” shprehet Christie.
Në SHBA, kompanitë kanë mundësi të financohen përmes tregut të aksioneve dhe investitorëve, duke u dhënë më shumë hapësirë për t’u përshtatur edhe në periudha të vështira.
Megjithatë, Christie paralajmëron se qëndrueshmëria e ekonomisë në nivel makro nuk do të thotë se të gjithë qytetarët përfitojnë njësoj.
“SHBA është një vend me pabarazi shumë të lartë. Nëse je në vështirësi ekonomike, e ke shumë të vështirë, sepse tregu i punës nuk po krijon vende të reja pune me ritmet e dikurshme, çmimet vazhdojnë të rriten dhe shumë qytete përballen me krizë të strehimit,” thotë ajo.
Sipas saj, shqetësimi më i madh është se pabarazia mund të arrijë një pikë kritike.
“Edhe nëse dollari mbetet i fortë dhe sistemi bankar është i qëndrueshëm, kjo nuk do të mjaftojë nëse ekonomia reale përballet me një krizë serioze të punësimit,” përfundon Christie.
Pas Izraelit dhe Greqisë, edhe India po kundërshton shitjen e avionëve F-35 nga SHBA-të në Turqi. Perspektiva e Turqi...
Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi sot Gjykata ...
Publikimi i një "liste të zezë" të veçantë nga gazeta iraniane Hamshari, e cila përfshin fotografi të udhëheq&e...
Rritja e popullaritetit të Vladimir Putinit në Rusi do të thotë se ai nuk mund të përballojë t'i j...
Një burrë i veshur me kapele bejsbolli dhe me fytyrën të mbuluar nga një maskë e zezë është kthyer në figur&...
Alarmi u dha në orët e para të mëngjesit në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, pas sulmeve iraniane me raketa dhe dron&eu...
Ka ndërruar jetë senatori amerikan Lindsey Graham pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur. "Të shtunë...
Një situatë e pazakontë ka vendosur në vështirësi autoritetet amerikane në luftën kundër trafikut ndërkomb&eum...
Policia e Devonit dhe Kornuollit beson se ish-ministrja britanike Ann Widdecombe është sulmuar rreth 24 orë para se të gjendej e vdekur n&eu...
FRANCE - Duke qenë se ka marrë pjesë si në gjysmëfinalen Francë-Belgjikë në vitin 2018 ashtu edhe në çe...