BOTA

Pse është problematike Deklarata e "Kuvendit gjithëserb"?

n.f Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 14:01
Pse është problematike Deklarata e "Kuvendit
Foto ilustruese


SERBI- Një deklaratë që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, e cila doli nga një tubim që mblodhi serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit në Beograd, i shqetësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa mori përkrahjen e Rusisë. Por, çfarë thuhet në dokumentin e miratuar?

Thirrje për unitet të serbëve në rajon dhe për mbrojtje të interesave serbe, nën moton “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”. Këto i parasheh një deklaratë e miratuar nga Serbia dhe nga entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, më 8 qershor, në Beograd.

Në të ashtuquajturin “Kuvend gjithëserb” morën pjesë edhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe dhe të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe serbë tjerë të rajonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shqetësoi ky organizim, i cili nga Rusia u përshëndet.
 Diplomati Wolfgang Petritsch, ish-përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë se serbët duhet të jenë të bashkuar vetëm nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

“Historia është shumë e rëndësishme për ne, evropianët. Kur Gjermania naziste e krijoi një parlament gjithëgjerman, një lëvizje gjithëgjermane, përfunduam me Luftë të Dytë Botërore. Nuk dua që kjo të ndodhë me serbët”, u shpreh ai.

Megjithatë, shumë serbë nuk mendojnë njëjtë. Branko Radivojeviq, banor i Banjallukës, shkoi në Beograd, më 8 qershor, për të mbështetur idenë e unitetit. “Ata [serbët] duhet të jetojnë në një shtet”, tha ai. Cveta Radulloviq, banore e Beogradit, iu bashkua turmës për të përjetuar sërish “energjinë kombëtare” që ajo tha se besonte që “ka humbur”.

Për të hyrë në fuqi, Deklarata e “Kuvendit gjithëserb” do të duhet të ratifikohet në Parlamentin e Serbisë dhe atë të Republikës Sërpska brenda 90 ditëve.

Dokumenti përbëhet prej 49 pikash. Aty thuhet që populli serb përbën një entitet të vetëm dhe që ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”.

Disa besojnë që nëse ai zbatohet në përpikëri, bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve do të jetë shumë më i madh, dhe se Serbia do ta rrisë ndikimin në Republikën Sërpska, rrjedhimisht në Bosnje.

Deklarata e përbashkët u miratua në kohën kur presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik – i sanksionuar nga SHBA-ja – përmend mundësinë e shkëputjes prej Bosnjës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dokumenti u përpilua në përputhje me rezolutat, me të drejtën ndërkombëtare dhe me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve të periudhës 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë, dhe ka krijuar dy entitete, Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.

Vuçiq u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska që të gjitha problemet të zgjidhen në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndonëse përsëriti se Serbia “nuk do t’i lërë kurrë në baltë serbët e Bosnjës”.

Disa e panë këtë qëndrim të Vuçiqit si përpjekje “për t’i qetësuar nacionalistët në Bosnje e Hercegovinë”. Në Deklaratë përmendet që, në vend të 9 janarit, Republika Sërpska të shënojë ditën e shtetësisë më 15 shkurt, njëjtë sikurse Serbia. Për disa serbë të Bosnjës, ky vendim përbën “tradhti për 9 janarin” – datë e shpallur jokushtetuese për një festë të tillë në Bosnje e Hercegovinë, pasi përkon me nisjen e luftimeve në këtë shtet më 1992.

Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën të rrezikshme, dhe me plot gabime. Në një postim në platformat sociale, Ambasada tha se “Republika Sërpska nuk është shtet dhe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”. Pikat 11-14 i dedikohen Kosovës, e cila në Deklaratë konsiderohet si pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

Aty përmendet që serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë ndaj Serbisë, duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara.
 Flitet edhe për “kushtet e patolerueshme të jetesës së serbëve” në Kosovë – pa përmendur ndonjë fakt konkret – dhe për nevojën për krijim të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Petritsch ka thënë se “udhëheqja në mbarë rajonin udhëzohet që të mos marrë hapa të njëanshëm që do të rrezikonin arritjet pozitive në dialogun” mes dy vendeve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Deklarata e 8 qershorit nuk përkon me qëndrimet e SHBA-së dhe as të vendeve tjera perëndimore. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nga Moska u tha pjesëmarrësve se “Rusia nuk do t’i mbyllë kurrë sytë ndaj padrejtësive kundrejt popullit vëllazëror serb dhe tentimeve për t’i demonizuar ata”.

Diplomati Petritsch i hodhi poshtë pretendimet e Lavrovit.

“Nuk ka demonizim të serbëve. Kjo nuk është rruga përpara. Ne, në Evropë, duam vërtet të kemi marrëdhënie të mira me popujt e ish-Jugosllavisë. Ne nuk jemi kundër marrëdhënieve korrekte me Rusinë, apo me Kinën, mirëpo serbët duhet ta dinë që janë pjesë integrale e Evropës”, tha ai.

Serbia deklaron se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe refuzon ta sanksionojë atë – ndryshe nga blloku evropian – për luftën e nisur në Ukrainë më 2022. Petritsch beson se serbët nuk përfitojnë thuajse asgjë prej Rusisë, se bëjnë pak biznes me të dhe se janë larg edhe në aspektin gjeografik.

“Serbia është pjesë integrale e historisë së Evropës, kulturës dhe politikës evropiane”, tha ai.

Marre nga REL

serbia kuvendi gjithëserb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan