Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
ZVICËR- Një studim së fundmi ka bërë kërkime në lidhje me shtimin e peshës nga personat obezë pasi ata humbin disa kilogramë. Sipas studimit njerëzit obezë rifitojnë peshën për shkak të ndryshimeve të përhershme në ADN brenda qelizave të tyre yndyrore. Ky zbulim besohet se një ditë mund të çojë në trajtime të reja.
Rreth 85% e njerëzve mbipeshë ose obezë që humbin të paktën një të dhjetën e peshës së tyre trupore e rifitojnë atë brenda një viti. Kjo është pjesërisht sepse dietat me kalori të ulëta janë të vështira për t'u mbajtur për një periudhë të gjatë kohore, megjithëse kjo ndoshta luan një rol relativisht të vogël. Laura Catharina Hinte e Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih për Neë Scientist tha se truri e interpreton një rënie të papritur të yndyrës trupore si të rrezikshme dhe reagon duke e bërë trupin të djegë më pak energji.
Për të mësuar më shumë rreth këtij procesi, Hinte dhe kolegët e saj, në një studim të botuar në revistën Nature, analizuan indin dhjamor të mbledhur nga 20 persona obezë pak para se t'i nënshtroheshin një operacioni bariatrik, i cili zvogëlon stomakun, dhe përsëri dy vjet më vonë, kur ata kishin humbën të paktën një të katërtën e peshës së tyre origjinale trupore. Ata gjithashtu ekzaminuan indin dhjamor nga 18 persona me peshë të shëndetshme.
Studiuesit renditën ARN-në, një lloj molekule gjenetike që kodon për proteinat, në qelizat dhjamore. Ata zbuluan se personat obezë kishin rritur ose ulur nivelet e më shumë se 100 molekulave të ARN-së në krahasim me subjektet me peshë të shëndetshme dhe këto dallime vazhduan dy vjet pas humbjes së peshës.
Këto ndryshime duket se rrisin inflamacionin dhe prishin mënyrën se si qelizat dhjamore ruajnë dhe djegin yndyrën – gjë që përkthehet në një rrezik më të lartë të shtimit të peshës në të ardhmen, vëren anëtari i ekipit Ferdinand von Meyenn, gjithashtu i Institutit Federal të Teknologjisë në Cyrih.
Për të hetuar nëse këto ndryshime në ARN mund të çojnë në rifitimin e peshës së humbur, studiuesit fillimisht konfirmuan se ndryshime të ngjashme mbetën pas humbjes së peshës te minjtë obezë. Më pas ata i ushqyen këta minj dhe minj me peshë të shëndetshme ushqime me yndyrë të lartë për një muaj. Ndërsa minjtë e dikurshëm obezë fituan mesatarisht 14 gramë peshë, të tjerët fituan vetëm 5 gramë.
Ekipi zbuloi gjithashtu se qelizat yndyrore nga minjtë e mëparshëm obezë morën më shumë yndyrë dhe sheqer kur u rritën në një pjatë laboratorike sesa ato nga minjtë e tjerë. Rezultatet e mësipërme tregojnë se si ndryshimet në ARN të lidhura me obezitetin mund të rrisin shtimin e peshës në të ardhmen, thotë von Meyenn.
Shpresat për barna të reja
Më në fund, u zbulua se etiketat molekulare, ose shenjat epigjenetike, në ADN-në e qelizave yndyrore dukej se shkaktonin ndryshime në ARN të lidhura me obezitetin. Këto ndryshojnë nivelet e ARN-së, duke ndryshuar strukturën e ADN-së që kodon për to.
Përfundimet e mësipërme, sipas shkencëtarëve, mund të çojnë në dekadat e ardhshme në krijimin e barnave të synuara për trajtimin e obezitetit.
Foto ilustruese ANGLI- Një foshnje shtatë muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Prindërit u dërgua...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, ...
anijet qe furnizohen me nafte RUSI- Rusia raportohet të ketë furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi ...
kim jong un KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe...
pam bond SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re për...
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë takimit tyre ditën e sotme në...
RUSI- Kremlini ka mohuar raportet se kishte informuar SHBA-në përpara se të godiste Ukrainën me raketa balistike me rreze të...
Vlaidmri Putin RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia gjuajti një raketë balistike eksperimentale në një zonë ushtarake ...
Jair Bolsonaro BRAZIL- Autoritetet braziliane kanë paditur ish-presidentin Jair Bolsonaro, duke e akuzuar atë për "njohje të plotë...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij për prokuror të përgj...