
BRAZIL- Shkencëtarët thonë se pandemia e ardhshme në botë mund të fillojë nga një shpellë si kjo e Planaltinës. Ajo shtrihet më shumë se 1.5 kilometra thellësi, e është shtëpia e mijëra lakuriqëve të natës. Por si kjo shpellë ka shumë të tjera që ekzistojnë në të gjithë Amazonën. Habitatet e panumërta - dhe speciet e lakuriqëve të natës vendase të tyre - mbeten plotësisht të pastudiuara ose të pazbuluara.
Brazili vetë pret numrin e tretë më të madh të llojeve të lakuriqëve në botë. Shkencëtarët po studiojnë se si dhe pse, me shpresën për të parandaluar pandemitë e ardhshme si COVID-19. Sebastien Charneau është profesor në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Brasilias.
“Nëse nuk e bëni këtë tani, mund të ketë shpërthime të tjera në të ardhmen dhe të përfundoni në situatën në të cilën ndodhemi sot, duke mos ditur se nga vjen ky shpërthim, nga vjen SARS-CoV-2. Dhe ky është një problem i madh, sepse nëse nuk dimë se si të identifikojmë rrugën që mori ky virus, pyetjen evolucionare dhe si arriti te njeriu, ne nuk mund ta luftojmë atë."
Brazili ka më shumë tokë se çdo vend tjetër ku kushtet janë të pjekura që një virus të përhapet nga lakuriqët te njerëzit – zona të quajtura 'zona kërcimi' nga Reuters. Një analizë e Reuters zbuloi se zonat braziliane të kërcimit janë rritur më shumë se 40% gjatë dy dekadave të fundit. Kjo është 2.5 herë më shpejt se zonat me rrezik të ngjashëm në mbarë botën.
“Në kontekstin e pandemisë, rajoni i Amazonës vuajti më shumë se rajonet e tjera të vendit, sepse spitalet në qytetet e Amazonës përfunduan duke mos përmbushur një sërë nevojash të tjera shëndetësore për t’u fokusuar në pandeminë dhe në shumë vende. Kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe kemi pasur momente kolapsi në sistemin shëndetësor”.
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vendi është ende i paaftë për të dalluar një patogjen të rrezikshëm pavarësisht se shanset që një virus i ri të dalë nga rajoni janë të larta.
“Çështja është se ne nuk kemi një sistem të përgatitur shëndetësor, e lëre më pastaj të përballojnë një pandemi të ardhshme.”
Pasardhësi i Bolsonaros, Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka premtuar të eliminojë shpyllëzimin në Brazil deri në vitin 2030. Por kjo do t’i bënte që ai të ndryshonte ligjet në vend dhe përpjekjet e tij për këtë nuk do të jenë të lehta. Një përfaqësues i grupeve të bizneseve i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bizneset mbështetin përpjekjet e tij për të ndaluar shpyllëzimin e paligjshëm, por se prerja e ligjshme e pemëve është e nevojshme për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe energjisë. Megjithatë, prerja e pyjeve favorizon një patogjen i ri dhe vdekjeprurës duke i dhënë mundësinë në pjesën tjetër të Brazilit dhe më pas edhe në botë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Maj09:32
Zgjedhjet/ Numërohen 99% të votave në Greqi, Tsipras pranon humbjen, Mitsotakis: Do e bëjmë tërmet politik
GREQI- Mblidhet sot të hënën Zyra Ekzekutive e SYRIZA-së për të diskutuar fajin për kolapsin zgjedhor, por edhe p...
BOTA
21 Maj22:56
Zgjedhjet në Greqi: ND 40.81%, SYRIZA 20.06%, ND triumfon me 20 pikë diferencë në 83% të territorit
Fitorja e madhe e Demokracisë së Re , e cila u shënua nga exit poll , konfirmohet nga rezultatet e shpallura për zgjedhjet e sotme nga Sin...
BOTA
21 Maj18:43
Moldavi, dhjetëra mijëra qytetarë tubim pro-evropian! Presidentja zotohet: Deri në 2030-ën do jemi pjesë e BE-së
Presidentja Maida Sandu ka akuzuar Rusinë se po kërkon të sabotojë integrimin e saj evropian duke nxitur protesta dhe propagandë anti...
BOTA
21 Maj18:10
Escobar: Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerë...
BOTA
21 Maj18:00
Analiza/ Kë do zgjedhë Turqia mes Erdogan dhe Kilicdaroglu
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që bota t’i pre...
BOTA
21 Maj17:00
Analiza e REL/ E vërteta e rritjes ekonomike në Kosovë! Si kanë ndikuar paratë e emigrantëve dhe investimet e huaja
Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rr...
BOTA
21 Maj16:10
Zgjedhjet në Greqi/ Der Spiegel: Kryeministri Mitsotakis duhet të dridhet
ATHINË- Një javë pas Turqisë, në Greqi mbahen zgjedhjet. Skandalet dhe një aksident i rëndë treni tronditën besim...
BOTA
21 Maj15:00
NASA po kërkon ndihmën e publikut për zbulimin e asteroidëve
NASA po kërkon ndihmën e të gjithë entuziastëve të hapësirës për të identifikuar asteroidët përmes...
BOTA
21 Maj13:50
Moti i keq gjunjëzon Emilia Romagnën, reshje shiu pa ndërprerje dhe rrëshqitje dherash, paralajmërimi i sinoptikanëve
Vazhdon urgjenca e motit të keq në Emilia Romagna me shira të pandërprerë, zona të gjera nën ujë dhe rrëshqitje t...