Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për shkak të martesës me vajzën e tij të madhe, Ivanka, ka bërë bujë në orët e fundit për arsye, që duket se janë të ndara: videolojëra dhe një luftë.
Por janë pikërisht lidhjet mes këtyre dy fushave kaq të ndryshme, që hedhin dritë mbi natyrën e pushtetit në Amerikë sot dhe mbi ekuilibrat që mund të formohen në Lindjen e Mesme.
Marrëdhëniet e Kushner me monarkitë e Gjirit Persik
Lufta është natyrisht ajo në Gaza. Kushner – ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë – ka marrë pjesë së bashku me Trump, këshilltarin e tij dhe partnerin e biznesit Steven Witkoff dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në përpilimin e versionit përfundimtar të propozimit të paqes në njëzet pika, të prezantuar të martën.
Kushner, i cili është rritur me edukim ortodoks hebre dhe ka qenë i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme gjatë presidencës së parë të Trumpit, ka luajtur rol vendimtar në negociatat e Marrëveshjeve të Abrahamit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Që nga ajo kohë, ai ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me monarkitë e Gjirit, falë të cilave ka siguruar edhe një rol ndërmjetësimi tani, që zyrtarisht është vetëm biznesmen dhe nuk mban më një post politik formal.
Nuk është rastësi që administrata amerikane i ka dhënë një ‘dukshmëri’ të madhe, edhe pse ai vetë që nga rikthimi i Trumpit në pushtet, përpiqet ta shmangë këtë.
Çështja e rindërtimit të Gazës dhe roli i Kushner
Në këtë rast, nga njëra anë përfshirja e Kushner ka qenë kyçe për ta bërë propozimin e paqes të pranueshëm për Netanyahun; nga ana tjetër, ai po diskuton përfshirjen e fuqive ekonomike të Gjirit për të financuar – kur të vijë koha – rikonstruksionin e parashikuar të madh të Gazës (dhe për të marrë pjesë në të).
Pasioni i Bin Salman për videolojërat
Kjo është pjesa politike informale e dhëndrit më të fuqishëm në botë. Por ekziston edhe pjesa e biznesit, që lidhet me pasionin e Mohammed Bin Salman për videolojërat: një nga argëtimet e preferuara të të riut sundues saudit dhe arsyeja e dytë përse emri i Kushner ka dalë këto ditë në mediat botërore.
Kushner blen Electronic Arts për 55 miliardë dollarë me fondin saudit
Ndërsa Kushner merrej me çështjen e Gazës, kishte përfunduar edhe një ndërmjetësim për një marrëveshje financiare me përmasa të jashtëzakonshme: blerjen për 55 miliardë dollarë dhe tërheqjen nga Nasdaq e Electronic Arts, gjigandit të videolojërave që prodhon tituj si EA Sports FC (loja më e shitur e futbollit), Assassin’s Creed dhe Grand Theft Auto, dhe që po përgatitet për rritje të shpejtë dhe ulje të kostove, falë inteligjencës artificiale.
Blerja dhe tërheqja nga bursa do të bëhet nga një konsorcium i përbërë nga fondi sovran i Arabisë Saudite (Public Investment Fund ose PIF), fondi amerikan i private equity Silver Lake me një pjesë minoritare dhe fondi Affinity Partners, i themeluar nga Kushner në 2021, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Operacioni do të financohet nga një kredi masive prej 20 miliardë dollarësh, dhënë nga banka JP Morgan brenda disa ditëve (pavarësisht nga situata e dobët financiare e Silver Lake).
‘Lidhja e fuqisë’ mes Uashingtonit dhe Gjirit Persik
Blerja e Electronic Arts ishte ëndrra e Bin Salman. Ndërmjetësi ishte Kushner. Ai ka besimin e monarkëve të Gjirit: fondi sovran saudit është një nga investitorët më të mëdhenj në fondin personal të Kushner, Affinity, së bashku me fondin sovran të Katarit dhe fondin e Abu Dhabit, Lunate, i kontrolluar nga sheiku sundues i Emiratëve, Tahnoon bin Zayed Al-Nahyan.
Kështu, aktivitetet e ndryshme të Kushner, edhe pse të ndara, lidhen me njëra-tjetrën: ai po bëhet gjithnjë e më shumë nyja lidhëse mes pushtetit dhe biznesit të sistemit të Trump dhe monarkive të Gjirit.
Sauditët, emiratët dhe Katari mund të jenë burim i madh i porosive, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes, kriptovalutat dhe teknologjinë amerikane ose inteligjencën artificiale.
Kushner, falë lidhjes me Trump dhe Witkoff, është në pozicion për të ndërmjetësuar dhe përfituar.
Por për këtë është e nevojshme një paqe në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, sepse lufta përbën gjithmonë kërcënim për monarkitë e Gjirit, për shkak të zemërimit që ushqen në rrugët arabe.
Pesha e Arabisë Saudite të Bin Salman
Sot fuqia kryesore që garanton këtë potencial politik dhe ekonomik është Arabia Saudite e Bin Salman. Pushteti i saj mbi SHBA-në e Trump, falë fuqisë së parave, është i pa krahasueshëm.
Për shembull, në fund të këtij muaji, bursa e Riadit organizon një event ku do të marrin pjesë CEO-t e JP Morgan dhe Goldman Sachs, Jamie Dimon dhe David Solomon, CEO i Blackrock, Larry Fink, si dhe emra si Ray Dalio dhe Bill Ackman, ish-CEO i Google Eric Schmidt dhe shumë të tjerë.
Asnjë vend tjetër sot nuk ka fuqinë për të ftuar dhe tërhequr kaq shumë njerëz në këtë nivel.
Kështu, po formohet një bosht i ri pushteti dhe parash mes Riadit dhe Shtëpisë së Bardhë, me miratimin e Netanyahut dhe rolin ndërmjetësues të dhëndrit të presidentit të 47-të të SHBA-së. Dhe kjo, me siguri, nuk do ta bëjë Kushnerin më të varfër. /Corriera Della Serra/
Flotilja me ndihma për Gazën pritet të kapet nga marina izraelite brenda një ore. Reuters shton se ata kanë shpallur gjendje të ja...
Kryeministri sllovak Robert Fico nuk do të marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian në Kopenhagën të mër...
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar të mërkurën për një rritje të rrezikut për "aktiviteteve sabotu...
Trafiku global i drogës mbetet sot treguesi më i besueshëm i fuqisë së rrjeteve kriminale. Nuk ka krizë, luftë apo emergjen...
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që SHBA-të të garantojnë sigurinë e Katarit, një angazhi...
Hamasi u ka kërkuar ndërmjetësve të bëjnë disa ndryshime në planin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luft...
Në qendër të një procesi të madh gjyqësor që po zhvillohet në Namur është shqiptari Alket.V, i kon...
Një gjykatë polake vendosi të mërkurën që zhytësi ukrainas i kërkuar nga Berlini për përfshirjen e tij t&eum...
Një valë shkeljesh të shumta të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia muajin e kaluar i ka bërë disa aleatë t&e...
Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre të dyshuar si operativë të huaj të Hamasit, të cilët besohej se po përgatisnin...