
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka marrë një mesazh javën e kaluar nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili prej javësh nuk është shfaqur në publik. Deklarata u bë gjatë një takimi në Shën Petersburg me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Sipas Kremlinit, Putin kërkoi që t’i përcillen Khameneit falënderimet për mesazhin dhe urimet për shëndet.
“Ne shohim se sa me guxim dhe heroikisht po lufton populli iranian për pavarësinë dhe sovranitetin e tij”, u shpreh Putin, duke shtuar se Rusia do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në arritjen e paqes në rajon. Nga ana e tij, Araghchi theksoi se Irani vlerëson mbështetjen ruse për diplomacinë dhe nënvizoi “thellësinë dhe stabilitetin” e marrëdhënieve mes dy vendeve, në një kohë kur rajoni po përballet me tensione të mëdha.
Megjithatë, mungesa e gjatë në publik e Mojtaba Khamenei ka shtuar spekulimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe rolin real në drejtimin e vendit. Sipas raportimeve mediatike, ai mund të ketë pësuar lëndime gjatë një vale sulmesh të mëparshme.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë indikacione që Khamenei është ende gjallë, por ngriti dyshime mbi ndikimin e tij real në pushtet. Ndërkohë, raportime të tjera sugjerojnë se lideri iranian vijon të marrë pjesë në vendimmarrje përmes komunikimeve në distancë me zyrtarët e lartë, përfshirë çështje kyçe si konflikti në rajon dhe negociatat e mundshme me Uashingtonin.
Zhvillimet vijnë në një moment kritik, ndërsa tensionet mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani mbeten të larta dhe përpjekjet diplomatike për uljen e tyre vijojnë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Prill07:25
Superjahti rus me vlerë 500 milionë dollarë lundron nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës
Një superjaht i lidhur me një nga aleatët kryesorë të Presidentit rus Vladimir Putin ka kaluar përmes Ngushticës së Horm...
BOTA
28 Prill07:19
Qëlloi me armë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje të presidentit!
Një burrë nga Kalifornia është akuzuar për tentativë vrasje të Presidentit e SHBA-së, Donald Trump, në një inc...
BOTA
27 Prill23:48
SHBA po shqyrton ofertën e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës
SHBA po shqyrton ofertën e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një propo...
BOTA
27 Prill23:19
Qëlloi me armë në darkën e Trump/ Atentatori përballet me akuzën për tentativë vrasjeje të Presidentit, ja çfarë rrezikon
Cole Thomas Allen, atentatori që qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të...
BOTA
27 Prill23:12
FOTOLAJM/ Donald Trump dhe Melania presin Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë
Çifti presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë çiftin mbretëror të Bri...
BOTA
27 Prill22:50
Ish-modelja porno mes sabotuesve të gazsjellësit Nord Stream 2. Ja roli i saj
Në ekipin e sabotuesve të Nord Stream 2 ka qenë edhe një grua. Dhe historia e saj do t’i linte në hije edhe superheroinat e filma...
BOTA
27 Prill22:43
Zhvillime të reja në çështjen Epstein: Hetime për abuzime të dyshuara në ranch-in e tij në New Mexico
Autoritetet në shtetin e New Mexico po thellojnë hetimet lidhur me akuzat për abuzime seksuale që dyshohet se kanë ndodhur në pr...
BOTA
27 Prill22:30
A do të ndërpriten së shpejti fluturimet ajrore? Paralajmërimi i fortë i zyrtarit të lartë të BE
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Transportin, Apostolos Tzitzikostas ka paralajmëruar për ndërprerje të konsiderueshme të udh&...
BOTA
27 Prill22:23
Princi William dhe Kate Middleton, historia e njohjes në Universitetin e St Andrews
Princi William i Britanisë ka studiuar në Universitetin e St Andrews në fillim të viteve 2000, ku më vonë do të takonte bas...
BOTA
27 Prill22:21
E djathta ekstreme dhe socialdemokratët në Rumani bashkojnë “forcat” për të rrëzuar qeverinë!
Partia më e madhe në parlamentin e Rumanisë, Social Demokratët (PSD), do të bashkojë forcat me Aleancën për Bashkimin e ...