Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa ata po përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.
Putin vlerësoi rritjen e tregtisë dypalëshe gjatë një vizite në panairin Kinë-Rusi në qytetin verilindor kinez të Harbinit. Ai u takua me studentë në Institutin e Teknologjisë në Harbin, i cili bashkëpunon ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.
Në Harbin, kryeqyteti i provincës kineze Heilongjiang, dikur jetonin shumë rusë dhe qyteti ka ruajtur një pjesë të historisë në arkitekturën e tij, si Katedralja qendrore e Shën Sofisë, një ish kishë ortodokse ruse.
Duke nënvizuar natyrën personale të marrëdhënieve, zoti Putin tha se Instituti Teknologjik i Harbinit dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut do të hapin një qendër të përbashkët arsimimi për 1500 studentë. "Jam i sigurt se kjo qendër do të bëhet flamurtar i bashkëpunimit ruso-kinez në shkencë dhe arsim", tha ai.
Duke folur me gazetarët, zoti Putin falënderoi homologun e tij kinez Xi dhe i vlerësoi bisedimet e tyre si "përmbajtësore", duke thënë se ai kaloi "pothuajse një ditë të tërë, nga mëngjesi deri në mbrëmje" me udhëheqësin kinez dhe zyrtarë të tjerë në Pekin të enjten.
Partneriteti midis Kinës dhe Rusisë "nuk është i drejtuar kundër askujt", tha zoti Putin duke iu referuar Perëndimit. “Ai synon një gjë: krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e vendeve tona dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit të Kinës dhe Federatës Ruse”.
Por ai nuk arriti të shmangte kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kundërshtojnë marrëdhëniet Moskë-Pekin, duke thënë se një "botë shumëpolare është duke u krijuar para syve tanë".
"Është e rëndësishme që ata që po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi vendimmarrjen në botë për të gjitha çështjet ... të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’u siguruar që ky proces të lëvizë natyrshëm", tha ai.
Rusia dhe Kina kanë folur shpesh për krijimin e një rendi "botëror shumëpolar" në përgjigje të asaj që ata e shohin si hegjemoni botërore të Shteteve të Bashkuara.
Joseph Torigian, një studiues në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit, tha se mesazhi i dërguar nga Kina dhe Rusia ishte i qartë: "Në këtë moment, ata po i kujtojnë Perëndimit se mund të jenë sfidues kur të duan".
Në një intervistë me agejncinë e lajmeve Associated Press, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu, duke folur për vizitën e zotit Putin në Kinë, tha se fuqitë perëndimore duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse kjo do të dërgonte mesazhin se demokracitë e botës mbrojnë njëra-tjetrën.
“Nëse Ukraina do të mposhtej, mendoj se Kina do të inkurajohej dhe mund të ndërmerte hapa edhe më ambiciozë në zgjerimin e fuqisë së saj në Indo-Paqësor, një veprim që do të kishte pasoja katastrofike për komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Wu.
Presidenti rus Putin këtë muaj filloi mandatin e tij të pestë në pushtet dhe presidenti kinez Xi filloi mandatin e tij të tretë vitin e kaluar. Udhëtimi i udhëheqësit rus në Kinë "është një shembull i dy vendeve të mëdha autoritare që mbështesin njëri-tjetrin, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe mbështesin ekspansionizmin e njëri-tjetrit", shtoi zoti Wu.
Rusia u izolua globalisht pas sulmit ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kina ka një marrëdhënie të tensionuar me Shtetet e Bashkuara, e cila e ka etiketuar atë si një konkurrente dhe përballet me trysni nga Perëndimi për të ndërprerë furnizimin e Rusisë me komponentët e nevojshëm për prodhimin e armëve.
“Partneriteti ruso-kinez ndihmon rritjen ekonomike të vendeve tona, garanton sigurinë energjetike, ndihmon zhvillimin e sektorëve të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha zoti Putin në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar të enjten theksoi pikëpamjen e tyre mbi rendin botëror dhe shtjelloi kritikat ndaj aleancave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Azi dhe Paqësor. Takimi ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënieve miqësore "pa kufizime" mes Kinës dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 2022, pak para se Moska të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Bisedimet për përfundimin e luftimeve u përmendën shpesh në komentet e dy udhëheqësve të enjten, megjithëse Rusia sapo ka hapur një front të ri në zonën kufitare verilindore të Ukrainës. Lufta është në një pikë kritike për Ukrainën, e cila është përballur me vonesa në marrjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara.
Kina ofroi një plan paqeje vitin e kaluar, i cili u refuzua nga Ukraina dhe Perëndimi, sepse nuk përfshinte thirrjet për tërheqjen e Rusisë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës.
Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe sanksionet pasuese perëndimore ndaj Moskës, Rusia është varur gjithnjë e më shumë nga Kina. Tregtia midis dy vendeve u rrit në 240 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Udhëheqësit evropianë i kanë bërë presion Kinës që të ndikojë tek Rusia për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kjo nuk ka sjellë rezultate. Ekspertët thonë se marrëdhënia Moskë-Pekin ofron përfitime strategjike, veçanërisht kur ato përballen me marrëdhënie të tensionuara me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
"Edhe nëse Kina do të bënte kompromise për një sërë çështjesh, duke përfshirë pakësimin e mbështetjes për Rusinë, nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi të ndryshojnë në mënyrë drastike qëndrimin e tyre ndaj Kinës si konkurrente", thotë Hoo Tiang Boon, studiues i politikës së jashtme kineze në Universitetin Teknologjik të Nanyangut në Singapor. "Ata shohin shumë pak stimulim për kompromis."
Presidentët Xi dhe Putin për një kohë të gjatë kanë një marrëveshje mes tyre për të vizituar vendet e njëri-tjetrit një herë në vit dhe bazuar në këtë, vitin e kaluar udhëheqësi kinez vizitoi Kremlinin./VOA
ANGLI- Dy gra torturuan për vdekje fqinjin e tyre pasi e akuzuan gabimisht si pedofil. Zoe Rider, 36 vjeçe, dhe Nicola Lethbridge, 45 vjeçe...
WASP-193b SHBA- Një koalicion ndërkombëtar astronomësh ka zbuluar rishtazi një planet të pazakontë, të quajtur...
Foto ilustruese RUSI- Një reklamë për punë, e dërguar përmes WhatsApp, ishte shkruar: shkurt dhe qartë. Kjo reklamë...
INDONEZI- Qindra njerëz që jetojnë pranë një vullkani që shpërtheu në Indonezinë lindore janë evakuuar pasi ...
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla FRANCË- Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të udhëtojnë dr...
KALIFORNI- Kompania Tesla ka njoftuar së fundmi pushimin nga puna të rreth 600 punonjësve të tjerë në objektet e tij të...
Dinar KOSOVË- Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri të Kosovës, i kan&e...
GAZA- Zëdhënësi i IDF, gjeneral brigade Daniel Hagari tha të premten se trupat e pengjeve Sani Luk, Amit Buskila dhe Itzhak Gelerende...
BRAZIL- Një video me momente shokues është publikuar së fundmi ku një tiktoker që publikonte video gazmore për stilin ...
richard grenell SHBA- Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi anëtarë...