BOTA

Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 16:07
Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar
Foto ilustruese

KOSOVË- Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit. Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime.

“Bash ku jemi ne, në ato prona bëhet prerje ilegale e drunjve”, thotë 28-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit. Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK). Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

“Kosova - me këtë trend të shfrytëzimit të pyjeve - llogaritet që, brenda dekadës së ardhshme, nuk do të ketë pyje të shëndetshme”, thotë ai, duke treguar se për studimet e kësaj natyre, SLK-ja i dërgon të dhënat për verifikim edhe jashtë vendit.

Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri në një nivel janë të parapara, problemi në Kosovë është se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonjë plan revitalizimi të mirëfilltë të atyre zonave.

“Në vendet e tjera parashihen masat dhe kush do ta menaxhojë hapësirën e shfrytëzuar pyjore dhe kush do ta ripyllëzojë atë hapësirë. E, fatkeqësisht, te ne nuk aplikohet ky sistem”, thotë Foniqi.

SLK-ja, përveç raportimit për këtë fenomen dhe edukimit të të rinjve lidhur me problemet e mjedisit, në kuadër të programeve “Mos e merr malin” dhe “Green Wings” ka filluar edhe mbjelljen e hapësirave të shpyllëzuara. Fillimisht, anëtarët e kësaj organizate përdorën dronë për të mbjellë fara drunjsh në fshatin Butovc të Prishtinës, ndërsa thonë se do ta kenë edhe një tjetër projekt të tillë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Por, Foniqi insiston se ky problem do të zgjidhej shumë më shpejt nëse institucionet si Agjencia Pyjore e Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndihmojnë në këto iniciativa.

“Institucionet ndoshta hezitojnë të bashkëpunojnë në programe si ‘Green Wings’ për shkak se ne e publikojmë një statistikë të frikshme [për hektarët e tokës së shkatërruar pyjore]”, thotë Foniqi, duke shtuar se në disa programe të tjera, megjithatë, ka pasur bashkëpunime.

MBPZHR-ja, duke iu përgjigjur REL-it, tregoi se Agjencia Pyjore e Kosovës i ka pyllëzuar mbi 140 hektarë gjatë vitit 2023, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve me fidanët e prodhuar nga Instituti i Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Por, nga kjo ministri shprehën shqetësim lidhur me dënimet e shqiptuara, pasi që, siç thanë, “një nga faktorët që ndikon në zvogëlimin e kësaj dukurie, është edhe zbatimi i dënimeve të larta ndaj prerëseve ilegalë nga ana e gjykatave”.

“Dënimet shpeshherë janë të vogla, krahasuar me dëmin që shkaktohet në pyje, pasi që dihet se një dru i prerë ilegalisht, për t’u zëvendësuar me tjetrin nevojiten dhjetëra vite, duke shtuar këtu edhe aspektet tjera të dëmit”, thonë nga MBPZHR-ja dhe shtojnë se duhet të ketë dënime më të ashpra veçanërisht për recedivistët.

Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e tokës pyjore në vend pritet sipas legjislacionit në fuqi. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kapet duke prerë trungje të drunjve në pyje mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet - varësisht nga sasia e drunjve të prerë.

Policia e Kosovës bëri të ditur për REL-in se gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë kapur 137 persona duke kryer veprën penale të vjedhjes së pyjeve. REL-i analizoi një pjesë të aktgjykimeve të shpallura nga gjykatat themelore të Kosovës gjatë këtij viti për rastet e vjedhjes së pyjeve.

Nga gjithsej 13 raste të analizuara, 11 prej tyre ishin dënime me gjobë nga 200 deri në 500 euro. Me 400 euro ishte dënuar Sh.Z. në Gjilan, pasi kishte prerë 33.4 metra kub drunj, duke shkaktuar dëm prej 4.511 eurosh. Me po të njëjtën vlerë ishte dënuar edhe J.B. në Prizren, edhe pse ai kishte shkaktuar dëm më të ulët, të vlerësuar 546 euro. Ndërsa, me 450 euro ishte dënuar M.K. në Ferizaj, pasi kishte shkaktuar dëm prej 290 eurosh.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se shqiptimi i “dënimeve shabllon” është njëri ndër problemet me gjykatat në vend.

“Ka një tendencë të një përcaktimi të disa dënimeve dhe arsyetimeve shabllone për disa fusha të caktuara, pavarësisht që secili rast i ka specifikat e veta”, thotë ai për REL-in.

Në një nga rastet e analizuara nga REL-i, kryesi i veprës penale ishte lëshuar me vetëm vërejtje gjyqësore, pasi i ishte marrë si rrethanë lehtësuese “gjendja e dobët ekonomike”. Shala nga IKD-ja tregon se Gjykata Supreme parasheh vlerësimin e rrethanave lehtësuese, por shton se gjykatat në Kosovë shpeshherë gabojnë në aplikimin e rrethanave lehtësuese dhe u japin më shumë rëndësi atyre lehtësuese sesa rënduese.

Për më tepër, ai thotë se edhe në disa fusha të tjera, si dhuna në familje apo armëmbajtja pa leje, shqiptimi i dënimeve të ulëta shkakton kryerjen e vazhdueshme të këtyre veprave penale.

“Nuk themi që dënimet duhet të jenë të larta në secilin rast, por dënimet duhet të jenë adekuate, aktgjykimet duhet të jenë të arsyetuara dhe t’u përgjigjen qëllimeve të dënimeve, që janë parandalimi i kryesit dhe dërgimi i mesazhit te shoqëria që t’ia ketë frikën ligjit dhe të mos përfshihet në vepra penale”, thotë Shala.

Sipas të dhënave të marra nga raporti vjetor i monitorimit të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjatë vitit 2023, Departamenti Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti i ka zhvilluar 702 kontrolle dhe i ka sekuestruar 22.7 metra kub masë drunore.

Gjatë kësaj periudhe kohore, MBPZHR-ja ka pranuar 143 aktgjykime për rastet e prerjeve ilegale në pyjet shtetërore. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve ishin parashkruar pasi lëndët ishin vjetruar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shumica e pyjeve në vend janë nën pronësi shtetërore. Por, shkaku i shkatërrimit të tokës pyjore, në mesin e llojeve të pyjeve, kjo agjenci liston edhe një kategori për pyje të degraduara. Sipas studimeve të SLK-së, degradimi i pyjeve është në nivele më të larta veçanërisht në zonat kufitare të Kosovës, ku monitorimi i pyjeve është më i vogël.

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se, më parë, trungjet e prera të drunjve shiteshin për ngrohje. Por, pas subvencionimit të pajisjeve për ngrohje nga Qeveria e Kosovës, ai thotë se druri përdoret më shumë për industri të ndryshme. Teksa ndër vite ka parë shkatërrimin e pyjeve në shumë zona të Kosovës, ai shpreson që gjeneratat e reja në vend do të jenë më të vetëdijshme për rëndësinë e pyjeve.

“Pyjet nuk janë vetëm një resurs që mund ta shfrytëzojmë për nevojat tona, por janë edhe resurs për gjeneratat që vijnë pas nesh dhe, njëkohësisht, kujdesen edhe për ajrin e pastër në vendin tonë”, përfundon Foniqi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan