Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza.
Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O'Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi.
Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar të komentojë këto akuza. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës më 26 maj e akuzoi Kinën se po vazhdon të furnizojë fabrikat ruse të mbrojtjes me mallra të shumta që përdoren për qëllime ushtarake, një pretendim që Pekini po ashtu e mohon.
“Kina nuk i ka dhënë kurrë armë vdekjeprurëse asnjërës palë në konflikt dhe kontrollon rreptësisht mallrat me përdorim të dyfishtë. Ukraina e kupton shumë mirë këtë. Kina kundërshton fuqishëm akuzat e pabaza dhe manipulimet politike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media më 27 maj.
Raporti i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte një përmbledhje e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të mbajtur në Bruksel më 20 maj.
Përveç Kinës, raporti thotë se vështirësitë vazhdojnë edhe me Kazakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë. Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se eksportet janë ndalur, raporti thekson se nuk ofrohen statistika dhe se të dhënat e importit sugjerojnë të kundërtën.
Në raport shtohet gjithashtu se edhe kompani të BE-së janë të përfshira në shmangien e sanksioneve, gjë që e dobëson pozicionin e Komisionit Evropian në negociatat me vendet e treta për vendosjen e masave.
Raportimet për këtë çështje vijnë më pak se një javë pasi blloku ndërmori një hap të madh drejt ndërprerjes së importit të plehrave azotike nga Rusia dhe Bjellorusia, duke miratuar tarifa që synojnë ta bëjnë ekonomikisht të paqëndrueshme blerjen e tyre brenda tre vjetësh.
Udhëheqësit evropianë kanë kërcënuar gjithashtu Rusinë me një paketë “masive” sanksionesh nëse Moska nuk pranon një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Uashingtoni. Ata kanë sugjeruar se paketa e ardhshme e sanksioneve – që do të ishte e 18-ta nga BE-ja mund të përfshijë sektorin e energjisë dhe masa financiare./REL
RUSI- Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Donald Trump, i cili ...
GREQI- Njw tragjedi ka ndodhur në Kallithea tw Greqisw, ku një vajzë 7-vjeçare dha frymën e fundit teksa po luante kur kaloi n...
RUSI- Imazhet satelitore tregojnë se Rusia po ndërton linja transmetimi energjie drejt centralit bërthamor të vendosur në&n...
TURQI- Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot, se ka emëruar dhjetë juristë për të hartuar propozimin e tyre për Kushtetut&e...
GAZA- 800 aeroplanë transporti dhe 140 anije kanë dërguar mbi 90,000 ton armë dhe pajisje ushtarake nga SHBA-të në Izrael&n...
MEKSIKË- Autoritetet gjetën shtatëmbëdhjetë trupa brenda një shtëpie të braktisur në shtetin e Guanajuato-s,...
SHBA- Administrata Trump po shqyrton mundësinë që të gjithë studentët e huaj që aplikojnë për të studiuar n&...
FRANCË- Çifti Macron paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme pas largimit të tyre nga Vietnami, një ditë pas mb&e...
LITUANI- Presidenti lituanez, Gitanas Nausëda, kërkoi të martën sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian kund...
ANGLI- Kanadaja do të mbetet "e lirë dhe e fortë", theksoi sot Mbreti Charles III gjatë fjalimit të tij historik në ha...