Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

IZRAEL- Ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt arritjes së një armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe lirimit të pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është arritur, thanë zyrtarët më 13 janar. Katër zyrtarë, që janë në dijeni për këtë çështje, thanë se është arritur përparim dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për t’i dhënë fund luftimeve 15-mujore që kanë destabilizuar Lindjen e Mesme. Ata folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar që të flisnin për mediat për këtë çështje.
Një zyrtar amerikan tha se të gjitha palët “janë më afër se kurrë më parë, por gjithçka mund të shkatërrohet”. Ky zyrtar nuk pranoi të jepte ndonjë afat për një marrëveshje të mundshme, pasi tha se ende ka pasiguri për arritjen e një pakti.
Dy zyrtarë të tjerë, përfshirë një të lidhur me Hamasin, thanë se ende ka disa sfida. Disa herë vitin e kaluar, udhëheqësit amerikanë kanë deklaruar se janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje, por më pas bisedimet kanë ngecur.
Një tjetër zyrtar i informuar për bisedimet tha se gjatë bisedimeve të zhvilluara gjatë natës në tavolinë është paraqitur një propozim-marrëveshje. Ai tha se negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit do t’ua dërgojnë udhëheqësve të tyre këtë propozim për miratimin përfundimtar.
Një person tjetër tha se ndërmjetësit nga Katari kanë zhvendosur presionin ndaj Hamasit për të pranuar marrëveshjen, ndërkaq Steve Witkoff, i dërguari i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, po u bënë presion izraelitëve. Së fundi, Witkoff iu bashkua negociatave dhe ditëve të fundit ka qëndruar në rajon. Ky person tha se ndërmjetësit ua kanë dorëzuar propozimin palëve dhe kanë thënë se 24 orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.
Edhe një zyrtar egjiptian tha se ka pasur përparim në bisedime, por sipas tij do të duhen disa ditë para se palët të synojnë një marrëveshje, para se Trump të inaugurohet në postin e presidentit më 20 janar.
Një zyrtar i lidhur me Hamasin tha në kushte anonimiteti se duhet të zgjidhen një sërë çështjesh para një marrëveshje, përfshirë edhe zotimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe detajet për tërheqjen e trupave izraelite, këmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë.
Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, është takuar me delegacionin e Hamasit në Doha, së bashku me Witkoff dhe të dërguarin e presidentit Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk. Thani po ashtu ka biseduar me Bidenin dhe ka vënë në pah nevojën urgjente për një marrëveshje.
Administrata Biden, së bashku me Egjiptin dhe Katarin për më shumë se një vit po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më të përgjakshme mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe lirimit të pengjeve që u kapën nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.
Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë./REL
ministrat VARSHAVË- Ministrat e Mbrojtjes nga Polonia, Franca, Italia dhe Gjermania u takuan në Varshavë të hënën për t&...
IZRAEL- Hamasi pritet të lirojë 33 pengje gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit që po fin...
LIBAN- Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emër...
SHBA- Kompani të ndryshme të inteligjencës artificiale janë në konkurrencë për të krijuar teknologjinë e së ...
dhoma e qendres BRITANI- Dhoma e parë e konsumit të drogës është hapur zyrtarisht sot në Britani me qendër në ...
SHBA- Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të s...
Trump SHBA- Pas një beteje ligjore të minutës së fundit, raporti përfundimtar i Jack Smith mbi hetimin e tij penal mbi përpje...
Barcelona SPANJË- Spanja planifikon të rrisë taksat për qiratë e shtëpive të pushimeve në mënyrë që ...
NIGERI- Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur në komunitetin Duba, në shtetin...
Mbreti Charles BRITANI- Mbreti Charles do të udhëtojë në Aushvic këtë muaj për të marrë pjesë në nj&...