Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar humbi jetën për shkak të kollës së mirë. Ky është rasti i parë i vdekjes nga kjo sëmundje në vitin 2025. Fëmija u sëmur dhe ndëroi jetë midis muajve mars dhe qershor, ndërsa bëhet e ditur se nëna e tij nuk kishte marrë vaksinën kundër kollës së mirë gjatë shtatzënisë.
Kolla e mirë ose pertusis është një sëmundje shumë ngjitëse që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Foshnjat kanë rrezikun më të lartë të preken nga kjo sëmundje. Vdekja vjen vetëm disa javë pasi një fëmijë humbi jetën nga fruthi në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey në Liverpool. Autoritetet paralajmërojnë se normat e vaksinimit kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në 15 vjet. Pothuajse një në pesë fëmijë që fillojnë shkollën fillore në Angli këtë vit nuk janë të mbrojtur plotësisht nga sëmundje të tilla si kolla e mirë, poliomeliti dhe tetanozi.
Vetëm 83.7% e pesëvjeçarëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR (fruthi, shytat, rubeola), ndërsa mbulimi me vaksinën përforcuese katërfish (poliomieliti, kolla e mirë, tetanozi, difteria) është në 81.4%. Nga viti i ardhshëm, NHS do të fillojë vaksinimin e të gjitha foshnjave kundër lisë së dhenve, duke kombinuar vaksinën e re MMRV me MMR ekzistuese./Piranjat.al