Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
NEW YORK – Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urdhëroi që të tërheqë akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.
Dorëheqja e republikanes Danielle Sassoon, e cila shërbeu si prokurore e përkohshme në qarkun jugore të Nju Jorkut, u konfirmua nga një zëdhënëse.
Dorëheqja e saj vjen disa ditë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë i udhëzoi prokurorët e Nju Jorkut ta pushojnë rastin kundër kryebashkiakut Adams, i cili akuzohet se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas apo me kosto të reduktuar nga persona që donin të blinin ndikimin e tij.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove përmes një shkrese të hënën tha se rasti ndaj kryebashkiakut demokrat Adams, duhet të pushohet në mënyrë që ai të ndihmojë në fushatën kundër imigracionit të Presidentit Donald Trump dhe të kandidojë për t’u rizgjedhur.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për të komentuar këtë zhvillim. As avokati i zotit Adams nuk reagoi.
Vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të hequr dorë nga rasti për shkak të konsideratave politike e jo varësisht nga fuqia e provave, shkaktoi shqetësime tek disa prokurorë karriere të cilët e konsiderojnë atë si shmangie ndaj normave tradicionale.
Ndërsa zoti Bove udhëzoi që rasti të pushohet sa më parë që të jetë “pratike”, për ditë të tëra nuk pati prononcim publik apo ndonjë veprim nga ekipi i prokurorisë në Nju Jork.
Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Pam Bondi tha të mërkurën se ajo do “të shqyrtojë” se përse akuzat ende nuk janë hedhur poshtë.
Prokurorja Sassoon, ish ndihmëse e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Antonin Scalia, i cili ishte pjesëtar i Shoqërisë Federaliste, një grup konservator, nuk ishte prokurorja e cila ngriti padinë ndaj zotit Adams vitin e kaluar. Prokurori që e ngriti aktakuzën ishte ish Prokurori Damian Williams, i cili dha dorëheqjen pas fitores zgjedhore të zotit Trump.
Zonja Sassoon u caktua për të shërbyer si prokurore në detyrë më 21 janar, ditën kur zoti Trump filloi mandatin./VOA
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të admini...
Adidas TURQI - Turqia ka goditur gjigantin gjerman të pajisjeve sportive Adidas me një gjobë prej më shumë se 15,000 dollarë ...
Foto ilustruese SHBA - Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Nj&e...
Konferenca MYNIH - Evropa qëndron në një udhëkryq në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti, duk...
Foto ilustruese KIEV - Kievi dhe aleatët e tij evropianë kërkuan të enjten që të përfshihen në të gjitha negoc...
Tuman SHBA - Një aksident detar raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Egjiptit, këtë të enjte. Aeroplanmbajtë...
BRUKSEL- Në fund të vizitës së tij në NATO, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara synojnë nj&e...
SHBA- Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u shfaq pothuajse e panjohshme gjatë një daljeje të martë...
Robert F Kennedy Jr SHBA- Robert F Kennedy Jr është konfirmuar si sekretar i shëndetësisë nga Senati. Senati votoi 52 vota pro...
Zelensky SHBA - Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka reaguar ashpër marrëveshjes së presidentit amerikan, Donald Trump me president...